Ka një lidhje shumë të ngushtë mes asaj çfarë ka ndodhur me buxhetin faktik të vitit 2012 dhe shkaqeve që çuan në humbjen e opozitës së sotme në zgjedhjet e 23 qershorit 2013. Ka një lidhje korrelative mes mënyrës sesi u projektua, sesi u realizua, sesi u menaxhua dhe çfarë fenomenesh prodhoi ky buxhet për Shqipërinë dhe shqiptarët, me shkaqet që i detyruan ata që të ndëshkojnë me votë Sali Berishën dhe mazhorancën e tij qeverisëse.
Partia Demokratike nuk ka bërë ende asnjë analizë për shkaqet e humbjes së saj në këto zgjedhje. Dhe me gjasë, nuk do ta bëjë atë kurrë. As brenda strukturave të saj dhe as në publik. Shkaqet janë të shumta e të shumëllojta. Por njëra mbetet gjithnjë parësore.
Përkrahësit, mbështetësit, aleatët e PD por edhe të tjerë, duhet ta dinë se shkaku themelor i daljes në opozitë të çdo qeverie në përgjithësi dhe PD në veçanti është keqqeverisja. Tek mënyra sesi qeveria e Sali Berishës e menaxhoi buxhetin e shtetit të vitit 2012, gjenden disa nga përgjigjet për humbjen e tij të pastër e të thellë në këto zgjedhje.
Sepse duke qenë buxheti i fundit i plotë që qeverisja e kaluar projektoi, miratoi dhe realizoi gjatë 8 viteve të saj në pushtet, ajo është edhe pasqyra më e mirë për të gjithë ne, për të parë dhe analizuar të gjitha defekteve e saj.
Buxheti i 2012 do të mbahet mend si buxheti i rekordeve negative. Si buxheti i thyerjes së rregullit fiskal të vendosur në ligjin bazë të buxhetit që në vitin 2008, për ruajtjen e tavanit të borxhit në nivelin 60% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Çfarë e detyroi qeverinë e Sali Berishës që të prishte brenda 4 vitesh një rregull fiskal që e kishte projektuar, vendosur dhe miratuar vetë? Pse e hoqi kjo qeveri tavanin 60% të paprekshmërisë së borxhit? Pse i rrëshqet drejt humnerës situata ekonomike dhe fiskale një qeverie që pretendon se i ka siguruar vendit dhe qytetarëve të vet, rritjen më të lartë ekonomike në planet pas Gjermanisë?! Përse treguesit e rritjes ekonomike të Shqipërisë gjatë 2012 ranë frikshëm në pikiatë, duke shkuar me shpejtësi skëterrë drejt ZEROS?
Sepse administrata shtetërore në përgjithësi dhe ajo tatimore dhe doganore në veçanti, nuk u përdorën për të garantuar rregullin fiskal, ritmin e rritjes ekonomike të vendit dhe trendin e performancës pozitive të biznesit. Ajo u përdor si seksion partie dhe si një instrument i përfitimeve ekonomike dhe politike.
Zbulimi pas 23 qershorit i skemave mashtruese nga ana e hetimit tatimor dhe atij doganor, më qëllim përfitimet e paligjshme të miliona e miliona eurove nga drejtuesit e administratës së kaluar në bashkëpunim me biznese fantazmë, janë vetëm maja e ajsbergut të një mega- vjedhje që i është bërë shqiptarëve dhe financave të tyre publike sidomos gjatë 2012 dhe deri në ndërrimin e pushtetit në 2013.
Kjo bëri që buxheti i vitit 2012 të mbahet mend, si buxheti i rënies së dukshme të performancës në mbledhjen e të ardhurave nga ana e administratës tatimore dhe doganore. Gjë që çoi në shterimin e burimeve financiare për të mundësuar realizimin shpenzimeve buxhetore sipas planit fillestar të buxhetit të shtetit. Për të realizuar investimet publike dhe për të ruajtur trendin e rritjes dhe zhvillimit ekonomik të vendit.
Në buxhetin fillestar të vitit të kaluar, të ardhurat totale parashikoheshin të rriteshin me 7.7% kundrejt një viti më parë. Por, çfarë ndodhi? Në fund të vitit 2012, të ardhurat totale jo vetëm që nuk u rritën në raport me 2011, por ato pësuan rënie.
Viti 2012, nuk do të mbahet mend jo vetëm për prekjen e tavanit të borxhit dhe rritjen e tij përtej kufirit 60% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, jo vetëm për rënien e mbledhjes së të ardhurave dhe rënien e ndjeshme të rritjes ekonomike të vendit. Viti 2012 do të mbahet mend, edhe si viti i krijimit të një barre të panjohur më parë borxhi, ndaj biznesit privat.
Qeveria e mëparshme, na ka lënë sot mbi kurriz një borxh prej 200- 300 milionë eurosh, në formën e detyrimeve të prapambetura ndaj biznesit për punë publike të kryera dhe të papaguara, ose për pagesa tatimesh që janë objekt rimbursimi. Dhjetëra biznesmenë, qindra biznese, mijëra familje dhe dhjetëra mijëra njerëz sot vuajnë në Shqipëri, pasojat e këtij borxhi. Viktimat më të mëdha ajo ka shënuar në fshatrat, komunat, qytetet dhe zonat më të varfra në Shqipërisë. Ndaj, ky fenomen ka prekur sot shumë biznese dhe banorë të zonës sime elektorale në qytetin e Peqinit dhe në komunat e Karinës, Gjocajt, Përparimit, Pajovës dhe Shezës.
Ky borxh, ka asfiksuar biznesin, ka rritur papunësinë, ka ndalur investimet, ka bllokuar transaksionet dhe ka rritur ndjeshëm kreditë e këqija në banka, të cilat kanë arritur në nivelin 25%. Ose e thënë ndryshe, për çdo 4 kredi të marra nga biznesi dhe qytetarët, njëri nuk ka sot asnjë mundësi dhe aftësi që ta shlyejë atë. Kjo bëri që ritmi i rritjes ekonomike të Shqipërisë, të ulej me pothuajse rreth tri herë, nga parashikimi fillestar i buxhetit të 2012, deri tek realizimi i tij faktik.
POR, të gjitha këto, nuk mjaftojnë ende për të shpjeguar më të keqen që ka ndodhur. E keqja e madhe që u gatua nga qeveria e Sali Berishës në vitin 2012 në kurriz të buxhetit, të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, e cila solli edhe ndëshkimin e saj shembullor me votë më 23 qershor.
Meqë ish Kryeministri Berisha i referohet herë pas here doktrinave kur flet për ekonominë, financat dhe buxhetin, plot gjysmë shekulli më parë Seymur Martin Lipset hodhi tezën e thjeshtë, por të fortë se “sa më i zhvilluar të jetë një vend, aq më të shumta janë shanset që ai ka për të pranuar demokracinë”. Nisur nga kjo, politologët Adam Përzorksi dhe Fernando Limongi analizuan të gjitha vendet e botës, në periudhat nga 1950 e deri më 1990. Dhe arritën në përfundimin se një vend që të bëhet një demokraci liberale e sigurt, duhet që të ardhurat për frymë të popullsisë të jenë rreth 6000- 7000 dollarë me indeksin e sotëm.
Sipas vetë qeverisë shqiptare, Bankës Botërore, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe CIA-s amerikane, të ardhurat për frymë të shqiptarëve luhaten nga 3 600 deri në 3 900 dollarë për frymë. Pra shumë larg kufirit të përcaktuar nga studimi i dy politikologëve të njohur. “Kur bëhesh i pasur, demokracia bëhet e pavdekshme”,- thoshin ata. Asnjëra nga 32 regjimet demokratike me të ardhura mbi 9000 dollarë për frymë të popullsisë, nuk ka dështuar. Në të kundërtën, nga 69 regjime të varfra, plot 39 prej tyre dështuan.
Sipas Fared Zakarias së CNN, Shqipërisë i duhet mjaft më shumë kohë se disa demokraci të tjera të ish- lindjes komuniste në Europë, si Polonia, Çekia apo Hungaria, për t’u bërë një demokraci liberale e sigurt.
Por, krahas nivelit të të ardhurave, që një shtet si Shqipëria t’ia arrijë kësaj, duhet edhe lidership që ndërmerr reforma strukturore të thella, të qëndrueshme dhe me rezultate afatgjata. Të cilët nuk bëhen vetëm në funksion të kolltukut të tyre dhe të fatit të zgjedhjeve të ardhshme, por mbi të gjitha në funksion të ecjes më ritme të shpejta përpara të Shqipërisë dhe në funksion të brezave të ardhshëm.
Ajo që reflekton analiza e buxhetit faktik të vitit 2012 është fakti se JO monopolet, JO pasurimi i familjeve të pushtetit dhe i një grushti njerëzish rreth pushtetit, është mënyra më e mirë për ta zhvilluar këtë vend. Përkundrazi, kjo filozofi e zbatuar nga qeveria e Sali Berishës, po e çonte këtë vend drejt katastrofës ekonomike dhe po i’a zvogëlonte gjithnjë e më shumë gradët e lirisë dhe frymëmarrjen, demokracisë.
Procesi i zhvillimit ekonomik të vendit, larg sëmundjeve dhe defekteve si ato që reflektohen në buxhetin faktik të vitit 2012, SE PARI, mundëson që segmente kyçe të shoqërisë,- para së gjithash biznesi privat,- të fitojnë pushtet të pavarur nga shteti. Dhe SE DYTI, duke hyrë në marrëdhënie me biznesin, shteti bëhet më pak lakmitar dhe kapriçoz, më shumë i orientuar drejt ligjit e më i përgjegjshëm ndaj nevojave të shoqërisë.
Një buxhet i mirë shteti, investon për rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve të vet, rritjen e nivelit arsimor, shëndetësor, infrastrukturor, për modernizimin dhe diversifikimin e transportit urban, rrit të ardhurat për frymë të popullsisë, investon për kulturën dhe artin, stimulon kristalizimin e klasës së mesme. Liberalizimi ekonomik çon në prodhimin e borgjezisë sonë kombëtare, forcimin e medias dhe shoqërisë civile, duke e çuar vendin viti pas viti, drejt një demokracie liberale të pranueshme dhe të qëndrueshme.
Por, a ka vepruar në këtë mënyrë qeveria e Sali Berishës në punën e saj për realizimin e buxhetit faktit të vitit 2012. JO.
Çfarë ka ndodhur? Përveç të tjerash viti 2012 do të mbahet mend si viti i krijimit të monopoleve private në ekonomi, me ndihmën e qeverisë.
– Monopoli i Lotarisë Kombëtare.
– Monopoli i ngjyruesit të karburanteve.
– Monopoli i skanimit të kontejnereve dhe makinave iu shtuan monopoleve të mëparshme apo të mëpasme të:
– Koncesionit të fibrave optike.
– Të monopolit të pullave fiskale
– Monopolit të tenderëve
– Monopolit të tregjeve
– Monopolit të porteve,
– Monopolit të minierave
– Monopolit të karburanteve, etj, etj.
Miliarda euro u devijuan në këtë mënyrë, nga të ardhurat për në buxhetin e shtetit, drejt xhepave të biznesit dhe bizneseve të lidhura me familjen e Kryeministrit, me qeveritarët dhe oborrin e tyre.
Për t’i bërë të qartë qytetarëve shqiptarë se çfarë sjellin monopolet, mjafton që të shohin atë që kanë para syve këto ditë. Shembullin e monopolit të fluturimeve ajrore nëpërmjet kompanisë “Belle Air”, e cila në vitin 2012 siguroi një xhiro prej 110- 115 milionë eurosh dhe sot mbyllet pa pritur e pa kuptuar. Shpall falimentin, por ndërkohë vijon e prêt bileta udhëtimi dhe i merr sërish para shqiptarëve. Duke lënë në ankth mbi 50 mijë qytetarë që kanë rezervuar udhëtime deri në marsin e vitit të ardhshëm. Imagjinoni dramën e mbi 4 mijë udhëtarëve në tri ditët e fundit nëpër aeroportet e botës, që kanë humbur jo vetëm kohën e tyre të çmuar, paratë e kursyera me aq sakrifica, por dhe punën e të ardhmen e tyre.
Kaq, mjafton për të kuptuar se si ka qeverisur Partia Demokratike jo vetëm gjatë vitit të shkuar 2012, por në 8 vitet e mazhorancës së saj. Se si e ka menaxhuar pushtetin dhe buxhetin e shtetit qeveria e kryeministrit Sali Berisha. Se kush ka qenë filozofia dhe praktika e qeverisjes së saj. Për të kuptuar më qartë dhe më mirë, se përse shqiptarët e ndëshkuan më votë Partinë Demokratike dhe Sali Berishën më 23 qershor. Këto dhe ndonjë arsye tjetër, janë edhe shkaqet e vërteta se përse kjo forcë politike, ndodhet sot në opozitë.
Analiza e buxhetit faktit 2012, është një kambanë alarmi për të gjithë ne, por mbi të gjitha, për mazhorancën e sotme, tani gjatë hartimit dhe në prag të diskutimit e miratimit të buxhetit të shtetit për vitin 2014. Për të zhbërë gabimet e së shkuarës. Për të korrigjuar gabimet e sotme. Dhe për të projektuar cilësisht krejt ndryshe, të ardhmen e buxhetit, ekonomisë por edhe të Shqipërisë dhe shqiptarëve.
gjithmon me ke peqly se si i rendit gjerat dhe shprehesh. respekt per ju dhe punen tuaj qe beni nga fillimi juaj ne gazetari e deri tani, e ne vijim…
Ish-gazetari dhe deputeti i Partise Socialiste,Alfred Peza rreket te argumentoje me “objektivitet” humbjen e kundershtareve politike!Kjo ne vetvete nuk ka asgje anormale,sepse kushdo ka te drejte te jape mendimin e tij per kete;por anormalitet ka,dhe ky ka te beje me rrufjanerine,ne kete rast edhe vulgare,ku sulmi politik fshihet pas gjoja profesionit gazetaresk;eshte nje truk bajat qe te vjel,sepse eshte perdorur dhe perdoret shume e per lume.
Nje aspekt tjeter i ketij shkrimi,vecanerisht idiotesk,eshte se Peza,i majti Peza,socialisti Peza,per te mbeshtetur argumentin e tij,sjell citime nga opinioniste,studiues dhe politikane nderkombetare qe i perkasin botes se djathte ,asaj liberale! Ne te vertete,nuk eshte vetem A.Peza qe e ben nje gje te tille,por edhe shume kolege te tij te se majtes!
Ne rrethanat e nje shoqerie normale,kjo do te ishte thjeshte absurde;por ne rrethanat tona,kjo deshmon per mjerimin ideologjik,politik te vathes se re te Alfred Pezes,sepse nese do te ishte e kunderta,ai dhe koleget e tij do t’u referoheshin figurave mediatike,publike dhe politike te botes se tyre te majte! E majta shqiptare eshte ndoshta me e cuditshmja ne boten e se majtes;cuditshmeria e saj shkon deri aty,sa vetem emrin e ka te majte;madje edhe ne retoriken e tyre,perjashto demagogjine ne raste fushate zgjedhore,keta jane me prane se djathtes.
Vini re,jo vetem A.Peza qe s’kupton gje nga ekonomia,por edhe vete ekspertet socialiste te ekonomise,i’u referohen perhere figurave dhe personaliteteve te mendimit ekonomik dhe politik te botes se djathte;keshtu ndodh pothuaj me te gjithe;prsh,ish-kryeministrja angleze M.Thatcher,nje konservatore par excellence,eshte shembull frymezimi per shume gra dhe burra ne PS dhe LSI,dhe e kane edhe si model frymezimi …!
Ja edhe nje arsye tjeter,se pse te huajt e shohin Shqiperine si nje vend surreal te cuditshme,dhe shoqerine shqiptare si nje shoqeri sociale-politike-ekonomike alla frankeshtajn!
Sa i perket buxhetit,borgjit dhe tavanit te tij,kjo eshte loja tallese e socialisteve ne pushtet me shqiptaret;sepse te gjithe jemi deshmitare,se me shume se askund tjeter,lufta politike e socialisteve(medemek) ishte perqendruar tek tavani i larte i borgjit;te majteve demagoge deri ne peshtirosje i’u dukej i larte tavani! Dhe sot ,jane pikerisht keta mashtrues qe po e ngrejne vete ne lartesi te papara ndonjehere kete tavan leshi!Flm.
@skypion
Ke marr JEREMI kot fare.
Zoti Peza ka sqaru shum mir dhe qarte,dhe me gjuhen e specialistave nderkombetar, qe ta kuptoni ju qe akoma i thurrni hosana Berishes.
je nji nga figurat me te rendesishme politike te shqiperise
o flori ca thu ti, kto te pd na bene te keqen me te madhe
Pershendetje zoti Alfred. Sa here qe ju dilni, ju ndjek me vemendje. Kam kuptuar qe jeni ndryshe nga te tjeret dhe rrezatoni miresine dhe ciltersine e nje njeriu qe ka ardhur nga nje familje e thjeshte dhe punetore, dhe qe ka arritur deri ketu me forcat e veta.
e kam per nder qe te kam mik dhe qe ulem me ty per te diskutuar. je me i miri i te mireve.
zbatojini mos i leni me llafe se tvejn peprara keto demorkatet pastaj
kur flisni, kur shkruani, gjithmone ia vlen per tju ndjekur
ore mylljani te gjitha mos i leni kto me bo ciu ciu
per here te pare ne keto 23 vjet, fshatrat dhe bashkia e peqinit permenden ne parlament
PD humbi…se keshtu desh QIELLI.
Zoti deputet!
Te konstatosh eshte shume e lehte. Te gjitha ketu I din edhe populli I gjore.
A ka burra ne ate Kuvend qe te coje ne Prokurori me fakte dhe prova cdo hajdut te Sali Shpellarit.
Populli prandaj ju ka besuar, per ta perfaqsuar kudo, ne berjen e ligjeve, ne kerkesen e llogarise ndaj pushteteve te tjera, ne mbrojtjen e te drejtave te tyre.
Kurajo zoti Peza, dergoje nje dosje ne Prokurori, beju shembull edhe per deputet e tjere. Filloni ju i pari.
Bravo Fredi, si gjithmone godet ne shenje.Do shtoja qe sistemi berishian u mbrojt nga banda kusaresh, alabakesh e ordineresh. Vendi yne po perjetonte nje diktature te dyte nen kete qeverisje.
Ky ishte “shteti” i shpellarit te perjetshem Sali Shiqere Brisha nje lloj specie parahistorike qe nuk njohu drejtesi, ndershmeri, familje, shtet e qytetari. Kafshe antishqiptare.
Klasa politike shqiptare duhet ti jape durt ketij kafshori – as nje dite jashte burgut ky animal.
Pse humbi PD me 23 qershor…
1. Iku Alfredua te LSIja, gjithe Peqinit i rrahu zemra per LSI
2. Kastriot Islami erdhi tek PD
3. Ilir Floriri u Rilind ne Gji te Lalzit
4. Olldashi nuk nxorri platforme “fitorje” te ndryshme nga partia
5. Sala preu shume shirita dhe mbeti me gershere ne dore
6. Hysni Milloshi vdiq para zgkedhjeve
7. Ishim “te dytet” pas Gjermanise…nuk e kapem vendin e pare
8. Kuksi nuk kapi dot 1 milion banore
9. Arvizu dhe Wolfart refuzuan te ishin ne listen e kandidatve te PDse
10. Ristani duhet te tregohej me i shkathet
Humbi se Arfredica ishte shefe e sektori ne Ministrine e jashtme,dhe dihen pasojat……O njerez nuk ka race me te qelbur se peqinasit,po te ishte per mua armet kimike te Asadit,duhej te ishin demontuar ne qender te peqinit,jazek njerez qe te hajne buken e te permbysin kupen,po ju flase keshtu se kame punuar ne Peqin,dhe ruaj kujtimet ma te hidhura,te pa bese,spiune e servile,ajdute e trafikante me nje fjale bythe e shpuar……
O Alfred se pse humbi PD-ja e dijne te gjithe se ndenjti 8 vjet ne pushtet dhe beri cfare deshi.Ju sic e keni nisur as 2 vjet nuk qendroni ne pushtet.Per kete keni me e marr vesh ne zgjedhjet lokale.Populli nuk Jua dha voten me u regulluar vete dhe miqte qe deri dje ishin kunder Edi Rames.Hajt tung te fala…
Halli o se kto monopolet po i merr Rilindja;
ket po e shisni si nje ndryshim rilindaaar, hahaha!
Na shurdhut me daulle or mik, a keni naj PUNE (pervec konges se Ushkures/ lloqe-akuzave per me hedh hi syve) !
Nuk je me gazetar por deputet, cfare po ben e do besh ti dhe Rilindja, ket fuam Ne!
Leri lloqet o kaqol. PD humbi se vrau, vodhi voten, vodhi njerezit, dhe njesoj si ne 1997 udhehiqej nga nje person qe ngjall lehtesisht urrejtje tek te tjeret. Me pak fjale kishim ne krye te qeverise nje maskara burre, nje plehre, nje vrases, nje hajdut.
POR, mos te ju hipi vetja ne qejf. Ju votuam qe te merrni masa urgjent. Duam drejtesi per keta qeveritare plehra! Dhe shenjat e para nuk jane te mira. Pse do te thuash ti? Po ja, marrim vetem nje tek ceshtje, ate te lojrave te fatit. Qeveria beri shume mire qe u zhyt ne kete teme. Ndjehej nevoja. Por qeveria perpiqet te na e shese sikur e ben sepse bixhozi eshte i keq. Ne fakt eshte i paligjshem bixhoxi i paligjshem. Ai i ligjshem le te reformohet si ne Europe apo ne USA nqs mendohet se ka nevoje. Por cfare po behet me ata qe e kishin shkaktuar kete problem. Kemi drejtorin e lojrave te fatit, kemi nje apo me hsume zv.minister dhe kemi pastaj Boden e Berishen. Se pari keta kane qene ne dijeni, sepse tere Tirana e dinte rolin e tyre ne kete ceshtje. Nqs duhen prova, qeveria le te gjeje provat e pastaj te perdore 6000 police si ne kohet e Hitlerit. Se ne te kundert i bie qe s’paska prova.
Bode e Berisha jane per burg, te pakten sepse u kishte rreshqitur situata nga duart.
Tani, sikur valle keta pushtetare ta kalojne pa probleme kete situate, me vjen te mendoje qe shume shpejt do te kemi klubet e pare te hapur ne emer te ndonje te forti te PS-se apo LSI-se, te ndonje deputeti, te ndonje ministri apo te djalit te Rames. Dhe ne si popull kthehemi ku ishim…
I kthehemi edhe per nje moment zotit Peza dhe idese se tij se fajin e ka keqqeverisja e vitit 2012-2013. Mos valle po thua se ne vitet 2005-2011 Sala qeverisi mire dhe humbi vetem per 2012-en e 2013-en???
Keto analiza do te dalin kur deputetet i propozon biznesi…
Fredi,do 69 vjet te shpetojme nga kurthi i varferise.Merre si pikenisje ’91,kur Bakeri na dhuroi 6 milione dollare,i bie aty nga 2050.Ishalla bie ndonje kataklizme te barazohemi me te tjeret,se ndryshe i kemi hipur trenit qe e terheq gomari i nastradinit.