Drejtësia këtu ka pakt me krimin

29 Nëntor 2013, 19:30Blog TEMA

Nga Spartak Ngjela

 

Po ndjek me vëmendje të gjitha skandalet në drejtësi. Gazetaria është shumë e dobët, sepse nuk është në gjendje të bëjë dallimin midis krimit shtetëror dhe korrupsionit të thjeshtë. Ngjarjet nuk merren të shkëputura kur është fjala për organet publike: Gjykata, Prokuroria dhe Policia. Këto, duke qenë të pavarura, ose janë kundër krimit, ose janë të bashkuara me të.

Në Shqipëri prej njëzet vitesh ato kanë qenë dhe janë të bashkuara me krimin. Mitmarrja, që shihet si një “pagesë” për drejtësi, është naivitet të konsiderohet e tillë, sepse ajo është pjesë e plotë e marrëveshjes së grupimit të krimit shtetëror.

Marrëveshjet në krimin shtetëror janë gjithmonë të heshtura. Por janë marrëveshje. Organet publike, kur kanë liruar apo shfajësuar tre apo katër ministra, nuk janë paguar, por kanë zbatuar marrëveshjen. Pikërisht kjo marrëveshje, është në fakt bërthama ose nukli i krimit shtetëror; sepse këtu, brenda kësaj, vjen e inkorporohet edhe klientela që, në fakt, bën lidhjen midis tregut dhe krimit shtetëror.

Prandaj deri më sot, si pasojë e marrëveshjes së përmendur, tregu, qeveria dhe organet publike, kanë siguruar pushtetin dhe paratë me anë të kësaj marrëveshjeje, rrjedhshëm si pagesa që në treg i bëhen klientelës, që klienti pastaj paguan ministrin apo kryeministrin, ose familjen e kryeministrit, dhe që, më në fund, gjykata, në të gjitha shkallët e saj, i mbron nga ndonjë aksident kapës që vjen nga media apo individi i viktimizuar.

Kjo është gjendja jonë, dhe është naive të mendohet se nga kjo gjendje të mund të dilet me fjalime, ose me disa artikuj patetikë gazetash që nuk e njohin provën dhe nuk e dinë se bashkëpunimi është marrëveshje dhe që, marrëveshjen që ekziston në Shqipëri, nuk ka ende ndonjë organ që mund ta zhbëjë duke ndëshkuar krimin. Sipas asaj që shpreha, sot drejtësia është pamundësi absolute në Shqipëri. Padrejtësia sot është fenomeni parësor i shoqërisë shqiptare.

Por, a ka mundësi që të dalim nga kjo gjendje?

Shkalla e vështirësisë duhet të jetë e barabartë me shkallën e vullnetit; dhe, rrezikshmëria e krimit duhet të jetë e përballueshme nga forca e opinionit publik. Shoqëria shqiptare ka nevojë për një marrëveshje midis popullit dhe politikës, në mënyrë që të shkallmohet marrëveshja midis klientelës kriminale dhe organeve publike. Politika ka qenë edhe ajo në këtë marrëveshje; dhe, nëse do të vazhdojë që edhe kjo qeveri të jetë pjese e marrëveshjes kriminale, shoqëria shqiptare do të shkojë drejt një shkatërrimi gradual të vlerave morale, ose drejt një revolte të përgjithshme. Do ketë apo nuk do ketë një vazhdim në marrëveshjen e krimit shtetëror, kjo do të duket nga reformat që do të merren. Reforma duhet të fillojë menjëherë; dhe reformë do të thotë ligj dhe jo zëvendësime njerëzish. Ligji që lind reformën duhet të krijojë moralitetin në qeverisje dhe në drejtësi.

Dhe, nëse do të kishim një test për të thënë se do të ketë një reformë në Shqipërinë e sotme, ai test është vetëm një: Përgjegjësia.

A do të tregoje përgjegjësi kundrejt vlerave morale kjo maxhorancë dhe kjo qeveri?

Nga shenjat e deritanishme ende nuk kemi një test si ky.

44 komente në “Drejtësia këtu ka pakt me krimin”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Une besoj se mbas dhjetorit, do shifni ca levizje spektakolare te qeverrise…E kam nje parandjenje..Mjere ai qe do I dali perballe po ndodhi..

    1. .na ishte se c,na ishte says:

      O Avokat Ngjela. Me duket sikur po kthehesh
      ne nje Humorist,ku ca here je mire dhe ca here
      si i turbullt.C,te jete valle?A thua Truri punon
      part time?Apo nderone Dozat e ilaceve!
      Nejse,Cilado qofte,rendesi ka se po behesh i tille,madje
      duke e rritur dozen e tij.Sidoqofte,une them se
      duhet ta mbash ne nje fare karari,ndryshe do ta
      quajne corroditje.Zaten kjo edhe te ka bere te
      cvendosesh sa majtas-Djathtas,levizje keto qe
      lidhen pikerisht me sasine e Dozes qe merr.
      Bej kujdes,se edhe mosha po iken.Lere dicka serioze mbrapa.
      Qe brezat te thone:Na ishte nje here nje Avokat
      qe kur bente Politike-ishte mire.Kur bente Humor
      e perziente ne vartesi te dozes.

      1. rrushi says:

        Po pse te duket ty i lekundur ky Avokat ngjela mos e ke problemin tek vetja ti? Ndoshta e ke marre ti dozen paksa te rende e keshtu te lekunden germat e fytyrat…Cuno qe je skizofren dukesh ti, por me njerezit e vuajtur ngdiktatura per fjalen e lire mos e kruj se do ngelesh fillikat mes sigurimsave e ata dine mire te ta rrujne koken ty teveqel

    2. ortes says:

      Kete pune e zgjidh vetem REFERENDUMI POPULLOR!!!
      Qeveria le te percaktoje disa pyetje per problemet me te mprehta dhe t’i hedhe popullit per votim!!!
      Keshtu duhet per DATEN E CLIRIMIT,etj!!!

  2. lajmi says:

    Ik oSpartak,leri denglat. Na ke mesuar si papagall 5 fjale dhe na i vertit e na i ben terkuze.
    Na flet per marreveshje midis popullit dhe politikes per te luftuar krimin!!!!
    E çeshte kjo qe thua? Demagogji e paster.

    Nuk ka popull ne bote qe te pranoje nje korrupsion ne nje shkalle sado e vogel qe te jete ajo.

    Ketu behet fjale vetem per vullnet politik te asaj force politike qe ka rradhen te qeverisi. Nese ajo eshte e perkushtuar ta beje kete,nuk ka nevoje per mareveshje me popullin.
    Ne cdo rast eshte e lire ta beje nje gj te tille dhe do kete perkrahjen maximale te popullit!

    1. fl says:

      100% dakort me Avokatin – edhe pyetja dhe pergjigja ne fund jane shumte te drejta. Deri tani vec fjalimeve dhe artikujve te gazetave, asgje s’kemi pare.

      Thojini dhe Nacos se te hapesh nje portal denoncimesh online, nuk do te thote te luftosh korrupsionit ne Drejtesi. Sa nga ato vertetohen dot? Sa masa merren ne fund? Ju them une, absolutisht zero.

      Portalet kunder korrupsionit jane thjesht Show!

      1. Albnr1 says:

        klientela e Nacos eshte famoze, duke filluar nga vellai i tij mashtrues, i cili mbledh rreth vetes edhe ndonje element naiv sa per tapae njerezit ne kafe se naco ka “miq te ndershen”…rrjeti i nacos i rrezikshem me rrenje tek SHISH me rrjet bashkepunetoresh ishsigurimsa vullnetare por kliente te Nacos te nderthurur me ishbashkepunetore te rregullt te sigurimit dhe jane buxhetore ne institucione shteterore….Nje rrjet e cuditshme njerezish qe hyjne e dalin tek njeri tjetri. ngjisin e zbresin shkallet dhe kontaktet per blrjen e opinionit publik i kane kryesisht tek trgtia me pakice..shitsa e shitse qe hiqen si militante politike therrasin e shpesh zihen m ebleresit….e ne kete rrjet ngec padashur ndonje individ i paster (sepse keta njerez nuk mund ti dish cfare bejne), te cilin e “zhdepin” ne dru sepse fijet e tyre shkojne deri shume prane Krereve te politikes…e ndonje “budalla” qe inspirohet prej tyre kalon permes fijes se merimanges dhe ajo i qepet mbrapa kudo qe eshte ne pune , ne shtepi etj…dhe informacionin ata e cojne tek vveshi i duhur si te duan ata.

        Dhe ku ishim asgjekundi…nese nuk je pjese e kesaj klientele shihe me dylbi punen karrieren e gjithshka…

        Mos ushqe iluzione se Ai me do por “Ajo” kushedi si ja thote…Nje revolucion popullor???-ku eshte populli???

        Avokat ti e preke pak kohe postin politik dhe parlamentin, mos u cudit nga komentet qe te bejne, sepse ti je i lire, ngaqe edhe ne ke ngecur ne ndonje fije te kesaj rrjete e ke keputur pa e ditur e pa e kuptuar…ka shume si ti, qe ke kane ngecur ne rrjete edhe me te forte, por morali e parimi qe eshte ne mish e ne gjak i ka shpetuar sepse eshte ceshtje stomaku….

        Ky rrjet i gjere e i nderlikuar po ti viesh te con aty ku thoni ju….por fatkeqesia eshte se ky rrjet te ka ne dore ty, per te te bere biografine sic e duan ata dhe pastaj ne parlament Sali berisha apo kushdo Kryeminister ta tund perpara syve po ta zesh ngushte…

        Kjo e ben pis gjithe shoqerine dhe keshtu e humb besimin tek njerezit e thjeshte dhe keshtu perfshin si rrotull e madhe edhe grimcen me te paperfillshme sepse njeriu do te marre fryme..

        Ne fund mbetet Avokati qe ja ka takatin kesaj pune. Avokat bravo qe nuk krijove nje familje, sepse ajo ti lidh kembet edhe duart. Femija do nje klime te qete ne familje dhe nuk do ta shoh prindin ne hall….Ti e ke kete fat e sa te kesh fryme mos u ndal!!!

        1. abc says:

          Albnr1 te pelqen ky anonimati im do perpiqem te gjej nje te shemtuer, Mbaje e gezofsh! por nga ky portal nuk largohem

  3. gjon says:

    JA KJO SHTE LOGJIKE E PASTER APOLITIKE..PER KETO GJERA TE DUAM O AVOKAT NGJELA.LIGJE PER REFORMA JO THJESHTE ZEVENDESIM PERSONASH.SHPRESOJME TEK KJO QEVERI????????????

  4. Besa says:

    Komplimente AVOKAT!

    Si gjithmone, ekspertize dhe objektivitet. I forte i paperkulshem, krenar, I LIRE..

  5. ajaxs says:

    Edhe ne Evrope me pare mbyllen te gjytha problemrt.

  6. Ajet Delaj says:

    November 29, 2013

    REFORME ME KONCEPTIN, SHTETI SI NJE I TERE

    Natyrisht qe reforma, pra permiresime kerkohen edhe ne vendet me te zhvilluara te botes qe jane ku e ku perpara nesh ne te tera drejtimet. Pra nevoja per reforma eshte e pranueshme nga te tere faktoret dhe aktoret politik dhe natyrshem edhe nga qytetaret pasi reforma gjithnje behen apo ashtu eshte thene deri tani per ti sherbyer me mire qytetarit shqiptar.
    Kjo, apo ketu duhet te filloje projekti i ri mbare shqiptare ne funksion te plotesimit te kritereve te vendosura nga Brukseli ku ne te verteten jane reforma qe duhet te realizohen me se pari ne funksion te zhvillimit e perparimit te shoqerise shqiptare.
    Tani qe reformat e meparshme kane qene kryesisht propogande ne sherbim te militantizmit partiak , nepotizmit e korrupsionit nuk besoj se eshte nje zbulim apo konstatim i veshtire ky pasi mjafton te veme ne dukje se si paralizohet funksionimi i shtetit me te tera institucionet ne nje rotacion normal te pushtetit ne njeren ane dhe ngecjen e procesit te integrimit me Brukselin ne vitet e fundit te qeverisjes se demokrateve.
    Pra fatekeqesisht shoqeria shqiptare por kryesisht klasa politike gjer tani nuk ka hequr dore akoma nga parimi komunist te tera pushtetet “sovjeteve “ edhe pse me Kushtetuten e Repuplikes se Shqiperise pushtetet jane te ndara e shume institucione te shtetit jane te depolitizuara.
    Pra ligji nuk i ka penguar pushtetaret e pas 92shit qe ta shkelin ate pasi kusuret i paguan buxheti i shtetit pra taksapaguesit shqiptare, (131 miljon dollare ne administraten e fundit)sa qe ne pushtetin e demokrateve qeveria pothuaj ka paguar dyfish per administraten e shtetit, nje ne zyre e tjetrin ne shtepi te kthyer me vendim gjykate por te pazbatuar nga pushteti.
    Pushtetaret e rinj ndollen para nje paradoksi mjaft te veshtire pasi ka shanse qe te dy palet jane militante politike te opozites e pushtetit si ai qe eshte ne zyre ashtu edhe ai qe ka fituar me vendim gjykate dhe vazhdon te marre rrogen ne shtepi.
    Pra pushteti i majte me ne krye Kryeministrin Rama duhet te ideoje e konceptojne nje reforme te plote e gjitheperfshirese bazuar ne konceptin se pushteti eshte i socialisteve per kater vjet dhe shteti eshte i shqiptareve duke i dhene fund praktikes se gjertanishme te partis shtet te trashiguar nga e kaluara komuniste e post komuniste.
    Fillimisht duhet te percaktojne qarte pozicionet politike ne administraten e shtetit qe nga zyrtari i nivelit te fundit deri tek Kryeministri gje qe i jep te drejte kualicionit te majte te dergoje ne shtet njerzit e tije ne pozicionet politike gje qe duhet te jete nje perqindje e vogel ne krahasim me tersine e administrates se Shtetit Shqiptar dhe nuk mendoj se ne kete pike nuk mund te arrihet edhe marveshje me opoziten .
    Persa i perket adminisrates se shtetit pra reformes ne administraten e shtetit duhet eleminuar pagesa e nje administrate dyfishe me se pari me ristrukturim te institucioneve te shtetit dhe percaktimin e nje afati kohore qe te tere punonjesit e administrates se shtetit te kalojne sherbimin civil profesional te ndryshem per cdo fushe te veprimtarise se institucioneve te shtetit duke i kursyer buxhetit te shtetit miljona dollare mbas cdo rotacini pushteti ku testi i sherbimit civi te jete i kompjuterizuar.
    Ne sherbimin civil te merret pervoja perendimore e provimit kompjuterik me korrektim te castit e dhenje te pikve ne dore e jo sic eshte vazhduar gjer tani ku nje komision dallkaukesh blu zevendoset me nje tjeter roze te te njejtit format.
    Dhe se fundi per ta eleminuar abuzimin me vendet e punes ne funksion te militantizmit partiak nepotizmit apo korrupsionit , cdo lirim nga puna te jete i mbeshtetur ne ligj ne te kundert pra kur gjykata vendos ndryshe pasojat ti paguaje titullari i istitucionit dhe jo buxheti i shteti si gjer tani .
    Nuk duhet lejuar me qe te vazhdoje qe profesionistet te spostohen nga militantet partiake apo te paguhet deri ne 5 mije euro per nje vend mesuesi apo infermjeri pasi per poste me te larta nje zot e di se sa ka pas shkuar cmimi.
    Duhet pasur ne konsiderate se nuk mund te kete reforme te sukseshme te pjeshme pasi refrma duhet ideuar dhe konceptuar gjitheperfshirse ne te tera institucionet dhe agjensite e shtetit me qellimin e vetem qe administrate shteterore qe paguhet nga taksat e qytetarit shqiptar te vendosen ne sherbim te ketij te fundit e jo ne sherbim te liderit politik te radhes sic ka ndollur gjer tani.
    Pra reforma e konceptuar dhe zbatuar mbi bazen e profesionalizmit dhe performances se gjithsecilit duke pasur si kriter qe te tere punonjesit e shtetit qe nuk jane pozicione politike ne administraten e shtetit duhet qe te jene nje vit ne prove dhe mbas nje viti duhet te jene permanent ne baze te profesionalizmit ne pune dhe performances se gjithesecilit.
    Ne anen tjeter cdo punonjesi te shtetit qe fiton te drejten me konkurs qe te punoje ne strukturat e Shtetit Shqiptar i duhet vene perpara nje forme qe me vullnet te lire te japin aprovimin qe ti ceket begraudi i tije deri tek perdorimi i droges e alkoolit nga organet e specializuara te shtetit shqiptar pasi kete praktike e zbatojne ne perendim bizneset e medha e jo me shteti.
    Kompletimi i nje legjislacioni koherent ne drejtim te ngritjes strukturore e profesionale te administrates se shtetit ne funksion te kthimit te administrates ne sherbim te qytetarit shqiptare duhet te jete motoja e ketij pushteti per te instaluar per here te pare administrten profesionale e apolitike te shqiptareve.
    Nese i bashkojme kesaje konceptin se shteti duhet te jete kordinator e mbrojtes i jetes dhe dinjitetit te shoqerise shqiptare e jo pronar i jetes dhe te mirave material nuk ka asnje dyshim qe jeta e qytetarit shqiptar do te pesoje nje ndryshim cilsor te paimagjinueshem pasi Shqiperia i ka te tera resource njerzore e materiale per tu bere nje vend i begate.
    Shqiptaret qe ne 1992 jane percaktuar per sistemin capitalist mbeshtetur ne lirite dhe te drejtat themelore te njeriut dhe vlerat e shoqerive perendimore dhe cdo perperpjekje per te deformuar sistemin apo shkelur lirite dhe te drejtat e qytetareve shqiptare gje qe ka ndollur kane rezultuar vonese ne rrugen e implementimit te demokracise e integrimit dhe costo e shtuar per shoqerine shqiptare.
    Me kete dua te them qe te tere reformat e pritshme te qeverise se re duhen ideuar conceptuar e realizuar ne unison te plote me sistemin capitalist e lirite dhe te drejtat themelore te njeriut pasi kerkohet qe te riparohen gabimet e se shkuares dhe te ideohen e zbatohen hapa e veprime te shpejta per te kapur kohen e humbur.
    Reforma pronesore duhet te ideohet e konceptohet si reforme ne sherbim te themelit te sistemit ku e drejta e pronarit te ligjshem te shpronsuar me zjarr e hekur nga regjimi criminal komunist te qendroje para cdo te drejte tjeter pasi nuk ka sens praktika e ndjekur gjer tani qe zaptuesi i tokes nderton vilen tre kateshe e ka tre benza para dere dhe nuk paguan vleren e tokes se zaptuar, ku fatekeqesisht duhet thene se ka pasur ne krah edhe shtetin neokomunist deri me 23 qershor.
    Nuk ka sens praktikat e zbatuara gjer tani te moszbatimit te Kushtetutes se Repuplikes se Shqiperise persa i perket ceshtjes se prones ku qeveria e parlamenti ideojne dhe aprovojne ligje qe bien ndesh me lirite dhe te drejtat themelore te njeriut dhe kartat qe Shteti Shqiptar ka firmosur duke u bere pale me zaptuesit e prones se tjetrit.
    Nuk duhet vazhduar me kjo praktike pasi gjykata e Strazburgut ju ka dhene te drejte te tere qytetareve shqiptare, pra pronat do i marrin megjithse me vonese por ne anen tjeter gjobat mund te behen bumerang per buxhetin e shetit gjithsesi te shpuar. Ne anen tjeter nuk ka asnje arsye qe qytetaret shqiptare te shkojne ne Gjykaten e Strazburgut per te fituar te drejten e prones kur kete te drejte ja garanton Kushtetuta e Shqiperise.
    Reforma ne sistemin e drejtesise e sigurise duhet te synoje ne mbrojtjen e jetes, prones dhe dinjitetit te qytetarit shqiptar pasi pa siguri e drejtesi nuk mund te kete sukses asnje lloj reforme sado perfekte qe te jete, pra duhet qe shteti te siguroje kontrollin e plote mbi territorin e Repuplikes se Shqiperise .
    Dihet qe drejtesia eshte hallka me e korruptuar dhe e paafte e tere strukturave e institucineve te shtetit shqiptar per faj te vete dhe kryesisht per shkak te interferimit te politikes per te mbrojtur politikane te korruptuar e inkriminuar se bashku me tarafin e tyre.
    Reforma ne sistemin e drejtesise duhet ideuar e koncepruar ne sherbim te pamvarsise politike te institucionit te drejtesise ne Shqiperi gje qe ka rezultuar te deshtuara tera perpjekjet e qeverive parardhese se bashku me milionat e harxhuara te partnerve tane perendimore. Nuk ka asnje arsye themelore qe sistemin e drejtesise ta menaxhojne kriminelet e diktatures qe kane varur njerz per nje fjale goje kur tani ka me qindra djem e vajza te reja qe kane mbaruar ne universitete prestigjoze te botes ne fushen e se drejtes.
    Mendoj se reforma ne drejtesi duhet realizuar nepermjet reformes strukturore te futjes se jurive ne sistemin e gjykatave dhe futjen e prokurorve dhe dedektiveve private ne organet e zbatimit te ligjeve e hetimit dhe perzgjedhjen e titullarve te institucioneve te tere sistemit te drejtesise me vote popullore ne nje process electoral te figurave te nderuara publike brenda dhe jasht sistemit pra njerz nga te tera fushat e shkences.
    Menyra me e mire te shendoshjes se nje pushteti ka thene Presidenti Lincoln eshte vota e lire e popullit.

    Shqiptaret presin qe shteti shqiptar ti mbroje ne hapsirat ballkanike e diaspore e jo me brenda territorit te shqiperise qe fatekeqesisht duhet thene se vrasjet per gjakmarrje , me motive ordinere e aksidente referuar ketyre statistikave e radhisin Shqiperine sikur te jete ne lufte.
    Per te stopuar crimin qe ka marre revansh duhet persosur legjislacioni ne drejtim te rendimit te ndeshkimit per krimet e renda por ne te njejten kohe kriminelit ti konfiskohet tere pasuria e luajtshme dhe e paluajtshme ne favor te familjes se viktimes , veprim qe do ndikoje ne uljen e kriminalitetit.
    Reforma ne administraten e shtetit ashtu sic e thashe edhe me lart duhet te synoje qe administrata te vihet ne te tera nivelet ne sherbim te qytetarit shqiptar ne hallet problemet e punet e tija te perditshme duke bere qe te ndihet prezenca e shtetit si rregullator e krijues i kushteve te barabarta ne sherbime e mundesi per te gjithe.
    Pra Shqiperia ka nevoje te ngutshme per reforma te thella e gjitheperfshirse bazuar ne konceptin se shteti funksionon si nje i tere dhe mbi kete baze duhen zbatuar edhe reforma gjithnje me parimin se Shteti eshte i Shqiptareve e pushteti i socialisteve keto kater vjet gje qe shteti duhet te vazhdoje te punoje e modernizohet e pushteti mund te nderrohet mbas 4 vjetesh. Nese reforma ideohet dhe realizohet ne funksion te sistemit e lirive themelore te njeriut e ne sherbim te qytetarit shqiptar nuk ka asnje arsye qe ne kete reforme shtetformuese te ftohet edhe opozita qe te afroje vizionin dhe kontributin e saje.
    Partia shtet nuk ka gje te perbashket me vlerat dhe parimet e shoqerive te lira dhe demokratike dhe duhet te marre fund nje praktike e tille teper regressive per te mos thene kriminale per interest e shoqerise shqiptare.
    AJET DELAJ
    NEW YORK

    1. Dinpaku says:

      Te rujt zoti!

  7. drejt says:

    Spartak Ngjela flet me zerin e logjikes dhe jo vetem kaq, por edhe me zerin e nje specialisti te drejtesise. Ne e falenderojme per zerin e se vertetes.

    Por drejtesia ne shqiperi eshte ne duar te gabuara, per shkak te koalicionit te gabuar. Zgjedhjet ne Shqiperi duhet te mos kene qene korrekte, sepse Ilir Meta ka nje reputacion jashtezakonsht te keq tek te gjithe shqiptaret e Shqiperise dhe ne diaspore. Si rezultat, as nuk behet fjale qe te merrte LSI ate numur votash. Gjendja per te mund te faktohet me studime, por e keqja e deritanishme mund te rregullohet ne zgjedhjet e ardhshme, kur te behen zgjedhje te verteta. Deri atehere qeverise se tanishme i duhet te jete ne shkallen me te larte te pritshmerise nga qytetaret, sepse ne te kundert hajdutet dhe shpellaret hajdute do te kerkojne te vjedhin dhe bejne krime si me pare.
    Mjere Kosta trebicka, Sokol Olldashi dhe me radhe te gjithe ata qe djalli-shpellari-monstra i hoqi nga jeta duke i vrare pabesisht.

  8. feniks says:

    Nuk mund te beje DREJTESI nje minister si Nasip Naco,nje i pa afte dhe kapur nga padrejtesia!!
    Si mund te presim NDRYSHIME RRENJESORE NE NJE SISTEM TE KALBUR TE DREJTESISE vetem nga nje njeri i VETEM,aq me pak si Naco???
    RREZIKU ME I MADH I SHKATERRIMIT TE SHTETIT SHQIPTAR ESHTE DREJTESIA!!!
    Ajo ka SHITUR E BLERE PUSHTETE,VOTA,KRIME etj!!!
    Ne DREJTESI duhet “HEDHUR” bomba ATOMIKE,ndaj kete pune mund ta bejne vetem nje STRATEGJI E PLOTE,E SAKTE DHE GJITHPEFSHIRESE,nga juristet me te mire te Shqiperise dhe te huaj!!!
    Nuk varet ne vullnetin e nje njeriu te zhduke KANCERIN NE DREJTESI!!!
    PRA,gjendja e DREJTESISE SOT tek ne eshte si te kesh KANCERIN NE TRUP!!!
    Shqiperia nuk ka shpetim me kete DREJTESI!!!
    DUHET REVOLUCION FIZIK DHE JURIDIK I MENJEHERSHEM!!!

  9. burgu rrogozhines says:

    PO ketu ,drjtesia ka pakt me krimin ….ka me 23 vjet qe ketu nuk behen gjyqe por vetem pazare ….Per te shpetuar nga kjo fare ekeqe duhet te shkulet nga rrenja .Nuk eshte kaq e veshtire po te doj shteti …E para dhe kryesorja “TE behet verifikimi i pasurive ,te cdo qytetari shqiptar ….dhe pastaj behen vete lidhjet ….me drejtesine dhe qeverine ……Cdo pasuri e pajustifikuar te sekuestrohet …..

  10. elinor says:

    Kryetari i LSI, sot Lirindas, ka probleme themelore me drejtesine. Prandaj, drejtesi e pergjegjshmeri me Ilir Mete e LSI nuk ka dhe pike!

  11. BBB says:

    Ngjela thote se ka rruge per te dale nga kjo gjendje…?
    Une them se me kete strukturim te qelbur politik, ku kryehajduti behet kryeparlamentar, dhe menyra nepotike sesi zgjidhen presidenti, KLD, gjytasit prokurotet etj hallka te drejtsise nuk ka per te ndryshuar gje…Ti ke sot nje president qe e ka zgjedhur politika per ta perdiorur si lecke dhe nje kryeparlamentar qe ka rezultuar kryehajdut me 700 mije euro ryshfet. Duhet se pari qe presidneti dhe gkykatsit e larte te zgjidhen nga populli me votime si ne Amerike. Duhet nje president idelaist sic mund te jeni ju. Vetem keshtu mund te eci perpara sistemi i drejtsise i cili duhet rithemeleuar me gjykatsa te rinj te lauruar jashte shteti, me se shumti brezi i ri 20-30 vjecar qe rrine ne perendim qe nuk kane mentalitet “zaganjor”

    1. BBB says:

      Dhe e fundit avokat nqs nuk behen shembull prokurore apo gjykatsa qe te denohen ashper, nuk ka per te zene mend njeri…Duhene denime te renda qe ti therrasin trurit te gjithe gjykatsit

  12. demi says:

    …ke 23 vjet qe vetem derdellit dhe asgje konkrete…eshte momenti qe ta mbyllesh nje here e pergjithmone…
    …sali berishen e njohen te gjithe ne vitin 97…kur ishte nje hap nga esfeli i gomareve dole ti e mbrojte dhe ai u kthye…
    …gjendja e mjeruesheme e ketij vendi eshte edhe ne saje te kontributit tend…ik njehere e pergjithmone…

  13. Koci says:

    Vetem arestimi i niveleve minister e kryeminister ngushellon dhe zbut pak situaten,se s’mund te gjykosh e te kufizosh problemin vetem me rastin e Pukes kur ky rast para aferes 700.000 euro eshte liliput dhe personazhet e saj na imponohen si eksponente “kyc” te politikberjes sot se u ricikluan me vota-para nga kjo qe avokati i thote mareveshje kriminale.Psikologjia e turmes sot fale rjeteve sociale rend shpejt dhe e ka tejkaluar ecjen prej breshke qe aplikohet ne vendosjen e paqes dhe drejtesise sociale.Java kimike e tregoi kete, se si me dy tre ide apo kauza njerezit bene nje levizje spektakulare qe tejkaloi idete per refoma te klases aktuale dhe i zuri te gjithe gafil duke tronditur rende statukuone.Njerezit kerkojne drejtesi se s’mund te bejme sikur nuk e shikojme “mbretin lakuriq” qe na qeveris i inkriminuar dhe meremi me gjera periferike.REVOLUCION.Te aplikohet vertet Rilindje.

  14. edisoni says:

    Ore akoma nuk e kuptoni qe ketu ka 20 vjet qe avokat-prokuror-gjykates jane nje te pandare,ndahen vetem mbasi perpjestojne ryshfetet.Problemi madhor ketu shtrohet ne ate qe shkruante Mero Baze para pak ditesh,se kush do t’a gjykoje drejtesine.Keta kur kapin ndonje fakir ,qe per buken e gojes ka vjedh nje kapak pucete,behen gariba dhe i lexojne nenet me ze te larte.Punonjesve te drejtesise u shkelqen fytyra dhe jane te veshur e kane makina,njelloj si Donald Trampi ne NY te Amerikes.

  15. Pellumb zaimi says:

    Bukur z. Ngjela! Argumenta te plotë juridikë! Me këté analizë mund te bësh manuale te tërë juridikë! Ju përshëndes!

  16. Koco says:

    Sistemi i Drejtesise e ka te domozdoshme, Nje reforme Strukturore
    Administrative , e cila ti jape fund ketij sistemi me njeqind koka te pa varura , e me qef te tyre ? Te jetosh ne nje shoqeri eshte e pa mundur, te mos jesh e varur prej saj . Mendoj se fuksjonimi sot i Gjykatave eshte absurditet , Perse ? Po si ka mundesi Gjykata Kushtetonjese organi me i larte Gjyqesor me juristet me te perzgjedhur elitare , ” shulleren ” gjithe vitin , duke shqyrtuar 5-6 çeshtje , kjo eshte fatkeqesi , Gjykata e Larte ka me mijera dosje qe flene e presin te shqyrtohen , qef o qef , lum populli e mjer mileti me kete gjyqesor se çfare ka gjetur . Shiko e veriju Kapen , Nje K.L D te pa pergjegjeshme me vite te tera nuk behen vleresine e gjyqtareve e cila eshte detyre ligjore fuksjonale , por jane kethyer ne kope gjyqtaresh parazite , Rrogaxhinje te neveriteshem , pa moral , te pa dobishem , parazite dhe koka e aferave me emerimet e gjyqtareve te deskritituar ne krye te Gjykatave .Eshte domozdoshmeri nga kjo Maxhorance te beje vertet nje Katars, Te ketij sistemi banditesh e faqezinjesh e ta Ringjalle e jape vlere e dinjitet Ligjit, Shtetit . I gjithe sistemi e strukrurat e larta te Drejtesise te mblidhen ne nje Ombrelle ” Pallati i Drejtesise” me Pushtet Kushtetonjes , Gjykate Supreme, Gjykate kjo e cila te administroje , pergjigjet, e vleresoje , emeroje e shkarkoje , nenshkoje e siguroje mbarvajtjet e : Gjykates Se Larte , K. L.D , Prokurorine e Pergjitheshme , Avukaturat etj Ghykate kjo e cilat, Apsolutisht mos jete e varur nga politik berja e te ndikohet nga nderimi i pushteteve . Te shpresojme se do behet me mire . Zoti Ngjela eshte Jurist i Klasit te Lart , Me Integritet dhe Patriot , Ky duhet te jete dikushi ne ate Hierarkine e Piramides ne Drejtesi .

  17. Kola nga Angola says:

    Ai grumbull qënijesh të gjalla të quajt shqiptarë,jan nji organizat kriminale .Shteti shqiptar esht shtet kriminel.
    Politikanet shqiptare jane kriminela.
    Burrat shqiptare jane kriminela bythqirë.Femnat e ktyre kriminelve jan si ata.shqipnija dhe shqiptaret jan binom krimi.
    Kosovaret jan kriminela
    Te gjith shqipfolsit jan kriminela
    Pse,kot jan jasht europe der m tash?!
    Un habitem se cfar pret bota nga shqiptart,vec krimit!!
    Po vjen koha qe neper kancelarit e perndimit te mos shkruhet me :nacionaliteti shqiptar,por nacionaliteti krimtar!per qënijet shqipfolse

  18. era says:

    Menyra e vleresimit te te afteve dhe te ndershem eshte per te deshiruar.(

  19. No Partiak - No Party. says:

    Avokatit i ka hik petlla… nga padrejtesite.

  20. redi says:

    Me vjen keq, qe mediat e hapin vend dhe hapsire kesaj “kurve politike”. Une e kam njohur kur ka qene i ri. Nje “bukurosh” i llastuar nga i jati. Vishej mire, jetonte mire dhe kishte “sukses” me femrat ne saje te te jatit. Kur e shof neper panele, me kujtohet thenia e filosofit grek Planton i cili thote : Fol, qe te te njof se kush je.
    Gjermanet thone, se ne mbreterine e qorrave, ai qe ka nje sy eshte mbret, keshtu edhe puna e ketij “publicisti bosh nga brenda. Eshte thjesht nje kurvar dhe bixhozci, qe do te shitet si njeri i ditur. Njeri i ditur, konsekuent dhe i ndershem eshte Fatos Lubonja, i cili thote pa frike ate qe mendon.

    1. rrushi says:

      Me kodoshi eshte Lubonja LLaci-Faci—

      ndersa Ngjela eshte fisnik

  21. Mihallaq Furxhi says:

    Me ndjenje te telle pergjegjesie mendoj se nje gabim i nje pjese jo te vogel te popullsise qe sjell ne krye te parlamentit figura politike te dyshuar per korupsion dhe ne parlament 18 deputete e ben shume te veshtire vendosjen e drejtesise dhe shtetit ligjor.
    Nje tjeter veshtiresi per shtetin ligjor eshte mungesa e nje Presidenti Konsensual me tere bagazhin e duhur ligjor,politik,proffesional.

    Ne qofte se keto dy elemente do te viheshin ne rruge te mbare,atehere do te ishte me se normale vendosja e figurave me aftesi te larte profesionale dhe me etike te larte te pathyeshem para asseteve te korupsionit te perkushtuar per te vene drejtesine e munguar per nje kohe te gjate ne ate vend te varfer per ate popull fisnik dhe shume bujar.
    Shpresoj qe kjo dite te jete sa me e afert.

    Mihallaq Furxhi
    Oakland Community College
    Michigan USA

  22. kastriot says:

    Mendoj se eshte me inters qe dhe Spartaku te njihet me komentin tim( Jo se une jam ndonje kush e di ce, por mendoj se kete mendimin time ne nje menyre apo tjeter e kane shprehur te gjith, por jo qarte):
    MARVESHJA MES POLITKES DHE POPULLIT ESHTE LIDHUR QE ME 23 QERSHOR 2013. RAMA DOLI NE FUSHATE DHE I FITOI ZGJEDHJET EDHE ME FLAMURIN KUNDER KORRUPSIONIT. POPULLI DUKE PARE FLAMURIN DHE ZOTIMIN E RAMES I BESOI ATIJ DHE I DHA VOTEN.
    Cfar marveshje tjeter do Spartak Ngjela? Mos do qe gjith populli te neneshkruaje nje marveshje me K Ministrin aKtual per luften ndaj korrupsionit per permiresimin e gjith sistemit te drejtesise? Ky eshte budallallek.
    Marveshje qe pretendon Spartaku, eshte firmosur me voten e 23 Qershorit 2013.
    RAMA DHE QEVRIJA T’A ZBATOJNE. NE SE JO, LE TE PROVOJME SI VEPRUAM ME ARMET KIMIKE DHE JO SI NUK VEPRUAM ME RASTIN E VIDEO PRIFTI-META.

    1. Albnr1 says:

      Deri nga tek paragrafi i fundit jam dakord dhe e kuptova, psatj…

      Populli e besoi Edi Ramen me votat e tij me 23 Janar, por sigurisht qe populli duhet perfshire ne te gjitha vendimarrjet dhe kryesisht ne luften kunder korrupsionit. Qevria e besuar nga populli eshte aty per te gjetur format e bashkepunimit qe jane te shumta…

      thuaj: kemi nje fe e nje bese po kemi shejtanin ne mes…shejtanie shte LSI qe edhe per kete ka nje ilaç, te levize KLZH-ja te beje kontrolle serioze kudo, por kryesisht aty ku LSI vegjeton…ose hetuesit ne menyre operative te gjurmojne korrupsionin tek LSI e kudo qofte edhe tek tepelenasit…

      Shiko KASTRIOT, populli ka besuar shume tek Edi dhe zhgenjimi do te jete fatal. Asnje politikan nuk esht ebesuar si Edi. Ta dish mire, se une personalisht ne tere jeten nuk kam duartrokitur kurre politikan e as nuk kam besuar fare, por per Edin po. Nese zhgenjehem, nuk e di si mund ta perballoj.

      Ai eshte nje njeri vertete por ka celesat e qiellit ne dore dhe mund ti perdore ne menyren e duhur.–

  23. alkaida ka ne shqiperi celulat e sj, te cilat I komandon sali berisha dhe I perdore per te zhdukur kundershtaret e tij qe I rrezikojne karieren dhe deshmitaret qe kane dijeni per krime e vrasjet qe ka bere sali berisha. puna e pare e edi rames e saimir tahirit eshte te bejne shume kujde e te ruajne koken e tyre, e dyta zbulojnene berthamat e alkaides ne shqiperi e te arrestojne anetaret tyre e ti cojne para drejtesise qofshin edhe te veshur me pushtet a kostum fetare. alkaida ne shqiperi e organizuar per terror e frike ne public eshte rrezik per te ardhmen e shqiperise. armik me te rrezikshem kombi shqipetare e shqiperia nuk kane pase kurre se sali alkaiden. merrni masa sa nuk eshte vone. si u vra olldashi. pse nuk thuhet ku ishte e ku po shkonte olldashi diten a aksidentit, cilet jane njerezit me te cilet ka komunikuar,olldashi nuk ishte ne ilegalitet. pse nuk flet familja per cfare ka qene I angazhuar ato dite dhe vecanerisht diten e aksidentit. a mos dikush eshte kecnuar nqs thote te verteten. shoferi duhet te ishte arrestuar pse ka braktise detyren dhe pse nuk ka njoftuar qe shefi I tij e ka nxjerre nga makina. shoferi e di te verteten te cilen po perpqet ta fshehe. duhet marre mbrojtje nga shteti shoferi I olldashit, ai e sali berisha e dine te verteten.

    1. rrushi says:

      kastriot te rrosh si kufoma se mendja te ka lene…te duket se ketu ne portal po te lexojne 1000000shqiptare…edhe ne shesh po te jesh shqiptaret nuk te degjojne se e folura eshte bere bajate ne kete vend.

      Kur do filloja puna…qe te mos merremi me shpifje fantastikoshkencore

  24. Homo Sapiens says:

    “Daullet bien per ata qe kane veshe”..por per shumicen ketu, vura re se po ju duket si pipez e jo daulle, pra, jane te “shurdhet”.

  25. Lali says:

    Ah ky Spartaku e kish qeth berishen si du une?

  26. funerali says:

    kur rama deklaroi ne parlament qe ky eshte vetem fillimi, akoma nuk keni pare asgje, liu me zagaret per reth zhurmuan me ngerdheshje te frikesuara.
    megjithate koha po e verteton qe prangat po vijne verdalle si dallendyshet.
    ky nuk eshte fillimi i fundit por fundi i fillimit.
    zoti ngjela te siguroj qe vullneti do te jete ne lartesine qe e kerkon situata.
    nje keshille per kryeministrin: take care, a lot of garbage is around.

  27. myslim coka says:

    mendoj se problemi drejtesise eshte me madhori ne shqiperi. presindenti ,prokurori, gjykata e larte supreme te jete nje dhe keto te zgjidhen me votim ne popull. sistemi i drejtesise eshte i kalbur dhe ai vjen ere ne cdo segment te tij. keshilli larte i drejtesise duhet te shkrihet.

  28. juristi says:

    Shkrim shume i mire,nuk besoj se qeveria rama do punoi per te vendosur drejtesine,sepse ata duan te mbushin xhepat, ky eshte problemi i tyre,se po te donte te vendoste rendin do arrestonte meten qe e akuzoi vete ne 21 janar,ky eshte indikatori i qeverise rama qe tregon imoralitetin e kesaj qeverie te deshtuar qysh ne nisje.

  29. Kozmo says:

    Te shpresosh per nje ndryshim ne sistemin gjygjesor ,nga qeveria Rama &Meta
    Eshte teper absurde . Rama u zgjodh nga populli si e vetmja alternative ,por nuk
    Premton shume per nje RILINDJE . Te korruptuarit e partise DEMONKRATIKE nuk
    do ti hyje gjemb ne kembe . Rama do ti kaloje 4 vjet duke e mbajtur popullin me
    Shpresa, qe RILINDJA nje dite do te vij .

  30. miku i gazetes says:

    stop;stop;stop padrejtesise ne drejtesi.ky eshte krimi me i madh qe ndodh ne nje vend demokratik.Drejtesia po demton dhe deformon shoqerine me vendime te pa drejta ne dem te saj.po demton privatin ne raport me te drejten,po lejon politiken te jete e pa pergjegjeshme . tundu nga vendi o opozite te kuptosh 23 qershorin,kupto dhe reago shpejte e ne menyre ligjore o i mandatuar ne 23 qershor .zgjouni o institucione dhe nxirreni shqiprine ne vendin e merituar.skemi nevoj per teori kemi nevoje per veprim,per veprim te perbashket per vendosjen e drejtesise shoqerore ,sociale,ekonomike,politike ,juridike.

  31. estrefi says:

    Ngjela je i paperseritshem ne ato qe thua. Keta qe flasin kundra teje jane talebane dhe su pelqen linja anglosaksone e jotja.

    Avokat ke nje mision te jesh ne krye te prostestave popullore per te rregulluar njehere e pergjithmone sistemin e drejtesise.

  32. Baba says:

    Ngjela eshte I drejtperdrejt, ti thote gjerat ne sy. I them keto sepse e kemi pasur dikur avokatin tone ne nje prone ne qender te Tiranes. Fituam gjygjin e pare dhe kur erdhi per me lart u terhoq e na tha qe ka korrupsion e nuk Kam cfar ju bej, flas per karburant. RESULI er ne fillim te rruges Don Bosko ku edhe eshte fituar perseri gjygji I pare Zoti Ngjela e ky karburant u be I ri ne kohen e fushates nga ai korrupsioni qe edhe ju na thate atehere. Zoti Edi Rama ka thene qe prona do te shkoje tek I Zoti por ne te zotet ne qender te tiranes akoma nuk po e marrim, kemi ftuar edhe kryeministr in qe ta filloje nga prona jone por akoma nuk kemi gjetur mbeshtetjen e shetit ligjor.
    ju ftojme juve Zoti ngjela me qene se keni qene nje here avokati I yne per kete prone ta merrni juve per te pare edhe nje here se Kush fshihet me qene se edhe Qeveria eshte ndruar.
    Te mos themi per alpetrolin por nje toke karburanti RESULI er ne fillim te rruges DON Bosko ne qender te Tiranes ngjitur me pallatin ku nje dite do te digjen si miu te gjithe nga karburantet qe Jane ndertuar vend e pa vend.
    JU Z. NGJELA E DINI SE PRONE E KUJT FAMILJE ESHTE TOKA KARBURANT RESULI ER NE FILLIM TE RRUGES DON BOSKO PRANDAJ NUK PO JU LE NUMER TELEFONI, FALEMINDERIT PER MIREKUPTIMIN.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje