Arti ka ftohtë!

10 Dhjetor 2013, 18:21Blog TEMA

Nga Jona Dervishi

 

Dhjetori, duke sjellë me vete festat e fundvitit, sjell më pranë nesh edhe dëshirën për ta ndjekur artin më nga pranë, pikërisht në këtë muaj ku fluksi i shfaqjeve vjen e shtohet, dëshira ecën me hapa galopante për të qenë përballë tij me sy e zemër.

Ne shqiptarët, për të qenë realistë, jemi dashamirës të artit, por jo fanatikë e besnikë ndaj tij.

Por mos vallë një nga arsyet që ata ngurojnë të shkojnë është pikërisht edhe për shkak të acarit, që si një aureolë i mbështjell sallat e artbërjes si TKOB, TK, etj?!

Por një ndër arsyet që shumë dashamirës nuk shkojnë në teatër për të parë shfaqet e vëna në skenë me mjeshtëri, pavarësisht kushteve të tyre ekonomike, është pikërisht i ftohti, që hyn vrullshëm nëpër salla duke krijuar kështu një ndjenjë të pamundur të të shijuarit të artit në kushtet më normale e njerëzore që një vend aspirant për në BE duhet ta ketë prioritet elementar.

Gjithë këto vite demokraci dhe ende nëpër vende ku luhen mjeshtëri botërore, nuk ka qoftë edhe një sistem ngrohjeje minimale.

A nuk është ky një turp i keqqeverisjes së mëparshme?!

Vallë me çfarë janë marrë drejtuesit e mëparshëm të këtyre institucioneve?!

Është për të ardhur keq se si ne vetë jemi prezantuar edhe nga publiku i huaj.

Vetëm para disa ditësh, autori kosovar Jeton Neziraj solli në skenën e Teatrit Kombëtar në Tiranë tragjikomedinë “Shembja e Kullës së Ajfelit”, një vepër kjo shumë e bukur.

Aktorët luanin dhe interpretonin në acar, ndërsa publiku kur mbaroi shfaqja nuk pati fuqi as të duartrokasë, mbase duket satirike, por është thjesht një realitet i hidhur i skenave shqiptare, të cilat nuk janë aspak mikpritëse për shkak të kushteve jo të mira.

Të njëjtin fenomen mund ta vërejmë dhe në TKOB, ku operat e shkëlqyera shoqërohen me ftohtin vrastar.

Ministria e Kulturës me sa duket ka funksionuar vetëm si një institucion ku punonjësit kanë pasur interes të madh të punësohen, por jo të punojnë, pasi duke qenë se sipas ish-kryeministrit Berisha, ne kemi qenë me ekonominë në kushtet si Gjermania e Zvicra, atëherë mendoj se do ishte e udhës të kishim të paktën një sistem ngrohjeje nëpër sallat madhështore nga ku artistë të mëdhenj kanë bërë të ëndërrojnë me dhjetëra e qindra njerëz…

Por ëndrra ishte e shkurtër se i ftohti të zgjon menjëherë.

Pak më respekt për artistët, artin dhe publikun.

16 komente në “Arti ka ftohtë!”

  1. england says:

    Sa e paske synin ti Jona!Shkrimi nuk eshte se kishte ndonje gje interesante,ndersa lexoja shkrimin syte i kisha mbi foton e Jones,shume e bukur kjo vajze,po ta kisha perballe,do i ulesha ne gjunje per ti dhuruar unazen e …….

  2. ai Burri says:

    Prandaj duhet te shkoni tek Comedy Club Albania. Tek Mumja, prane kinema Millenium, Pedonalja.
    Aty nga e enjtja ne te djele, 19.00 deri 21.00 ka stand-up comedy.
    Deri ne date 21 eshte Vis Pupa, me pas aktore te njohur e te rinj.
    Eshte ngrohte, pi dhe nje gote…

    1. VW says:

      Po burro, meqe e qate te portokallia, e shkrite te metropoli tani ska mbet vetem se te shkelqeni te mumja.

  3. Qaniu says:

    pfffffffffffffffffffffff fiu fiu fiu fiu fiu

  4. CFARE Arti moj…
    arti po merr fund kudo kane pals qokat!
    http://dielli.al/lajme.php?id=26022&k=4141

  5. feniks says:

    Po,FTOHTE ne dimer dhe VAPE ne vere ,sa nuk mund te futesh ne nje shfaqje!!!
    Por “FTOHTESIA” me e madhe e ketyre sallave vjen nga niveli SKANDALOZ i shfaqjeve,qe jepen e qe nuk kane asgje te perbashket me INTERESAT JETIKE te publikut sot!!!
    Krahasoni shfaqjet ne OPERA apo ne TEATRIN POPULLOR(sot KOMBETAR),ne kohen e SOCIALIZMIT me keto,qe jepen tani ne KAPITALIZEM!!!
    Nuk dua te bej politike,por gjate ketyre 23 vjeteve,pjeset,qe jane vene ne skene ne TK, personazh kryesor kane patur jo NJERIUN,PUNTOR,FSHATAR,MESUES,MUZIKANR,INXHINJER,GAZETAR etj,por …….te BURGOSUR,te CMENDUR,te DROGUAR etj,etj!!!
    SKENOGRAFIA,gjoja moderne ka qene e nje niveli,qe te vjen per te vjelle!!!
    Cdo gje jashte REALITETIT,bile REALITETI JEPET I PERCUDNUAR,I ZHGARRAVITUR etj!!!
    Zoterinj “ARTIISTE”!!!
    Gabimisht mendoni se PIKASO,ka qene nder shekuj si piktori me i madh o njerezimit,ndaj ZHGARRAVINAT e tij ju i keni shume per QEJF!!!
    Mos provokoni publikun artedashes duke vene ne skene pjese me tituj SEKSUALE,sikur JETA ESHTE VETEM SEKS!!!
    Ku jane dramaturget apo komedianet shqiptare,qe te shkruajne pjese nga REALITETI YNE SOT???
    Doemos,qe ju e keni me te lehte te merrni ca pjese DEMODE te huaja,pa leke e t’i vini me 2-3 aktore te rinj ne skene!!!
    Para 90-tes kam pare ne Teatrin e OPERES e te Baletit mbi 80 OPERA,BALETE e shfaqje te Ansamblit te Kengeve e Valleve Popullore,ndersa pas 90-tes NUK KAM SHKELUR ASNJE HERE NE KETO SALLA,bile as femijet e mij!!!
    DUAM KULTURE E JO ZHGARRAVINA E PJESE DEMODE!!!
    Shqyqyr,qe kemi internetin,qe shohim OPERA,BALETE,apo koncerte te shumta te KORIFEJVE te ARTIT BOTEROR!!!
    shikoni sa turp:
    -Japin televizionet tona emisione per TE MADHEN VACE ZELA,por kur presim te SHIKOJME E DEGJOJME ME ZE E FIGURE VETE KENGETAREN E ,na dalin ca KALAMAJ,qe imitojne kenget e saj!!!
    Po keshtu veprohet edhe me solistet e operas ,qe tundin skenat e botes,por degjijme vetem historite e tyre e jo ARTIN E TYRE!!!
    Thone se kane dhene shfaqje ne shume skena te botes,se kane shkruar gazetat e shumta,por ASNJE TV shqiptar(se ai TVSH shteteror ka qene i zene me mitingjet e Berishes)NUK KA DHENE QOFTE EDHE SEKUENCA TE SHKURTERA NGA ATO!!!
    Doemos,qe keshtu do jete,per deri sa MEDIA-t tona na BOMBARDOJNE POSHTERISHR cdo nate me FYTYRAT E VREJTURA E SKANDALOZE TE CA te ashtuquajturve “ANALISTE”,qe pervec NXITJES SE PERCARJES DHE PERDHUNIMIT TE FJALES SE LIRE,nuk bejne gje tjeter!!!
    FLAKINI NGA EKRANI PER 10-15 vjet keta palo ANALISTE se na e NXINE JETEN!!!

  6. Qaniu says:

    fiu fiu fiu nga Qaniu.

  7. Pelasgian3 says:

    Kjo qeka yll bote mo lla….heren tjeter mos ta vendosi foton se na la pa lexu artikullin.

  8. Adela says:

    Pergezime per trajtimin e kesaj teme, qe vertete eshte shqetesuese. Sa mbrapa na la kjo “demokraci”, shpresojme qe ju rilindasit te beni dicka me shume.

  9. Xhimi says:

    Ne Shqiptaret jena derra… Ala menjen ke syni e ke … buza.. merruni me shkrimin se esht i vertete dhe aktual

  10. rilinda says:

    Te lumte Jona qe me thjeshtesi godet ne shenje

  11. genti says:

    shkrim i mire jona,te pergezoj! Sidomos fjalia ku thuhet se ministria e kultures eshte kthyer ne nje institucion ku punonjesit kane patur interes me te madh te punesohen sesa te punojne eshte nje realitet i hidhur ne vendin tone. duhet nje ndryshim rrenjesor ne te gjithe administraten shteterore ku punonjesit jane me te interesuar te thekin buke neper zyra sesa te japin kontribut te metejshem ne integrimin e vendit.

  12. Flavia says:

    Shkrim qe prek nje teme te “nxehte” te artit shqiptar, lenien pas dore nga shteti te artisteve dhe sidomos popullit duke mos i ofruar ushqimin shpirteror aq te munguar. Ne qe e kemi ndjere te ftohtin shpresojme qe gjerat te ndryshoje realisht dhe ne sallat e TOB e TK te vine dhe ata qe Tiranen e kane pare ne kartolina deri para vitit 90, keshtu te pakten do kene mundesi te ndihen sadopak me qytetare te kryeqytetit.
    Bravo gazetares per vemendjen ndaj kesaj teme pasi pervec syve te bukura tregon dhe nje shpirt te ndjeshem. Faleminderit.

  13. onufri says:

    Te engsha syrin

  14. beso says:

    T’a lesh perjashta do ftohet Arti…T’a mbyllesh brenda s’duron dot!Ne fakt,kot,sa per shaka,muzat konceptoheshin te veshura me nje vel te holle dhe asgje me shume.Ne kohet tona edhe t’i veshin me gezof nuk quhen me muza.G.G Markez kur morri çmimin Nobel e mbylli me duket me nje thenie te nje poeti latinoamerikan mbi poezine,si thelbin shpirteror te jetes se njeriut.Shiko sa lexohen dhe merre me mend çfare shoqerie po brumoset.Njerez thellesiht materialiste dhe jo vetem shoqeria shqiptare,por kudo ne bote.Paraja eshte religjioni me i fuqishem i shoqerise moderne,ajo eshte vlera qe i japim ekzistences.Thoshte Bertrand Russell qe ka dy sisteme politiko-shoqerore;komunizmi i Lindjes dhe”menyra e te jetuarit alla amerikançe”.Triumfoi kjo e dyta,shqiptari prototip eshte ai qe pretendon se i ka te gjitha fatet te jetoje alla amerikançe,veçse nuk do ishte keq te kishte ndonje thes me dollare qe ti vinin nga qielli.Ka nje gje zonjushe Jona,qe ju edhe artin prisni ta promovoje qeveria-qeveritaret-funksionaret,a thua se arti eshte ndonje ministri apo zyre sherbimesh?Ne fakt mua me ngjan se edhe arti vete eshte kthyer rendom ne eskluziv mall tregu,njesoj si futbolli,te cilin dikur e shihnim edhe pa bileta,ndersa sot duhet te blesh paketen televizive,pasi eshte ajo padronia dhe vendos ajo ne cilin orar duhet bere nje ndeshje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje