Ambasadori Arvizu pёrfaqёson SHBA-nё, jo Voskopojёn

15 Dhjetor 2013, 21:25Blog TEMA
Ambasadori Arvizu pёrfaqёson SHBA-nё, jo Voskopojёn

Prof. Skënder Gjoni

Si një kafshatë që të ngelet në fyt e që s’kapërdihet më ka ngelur në mëndje e s’më shqitet nji shkrim i F. Lubonjës ku ai hedh mendimin e helmuar për të shpallur “persona non grata” të nderuarin ambasador të SHBA-së, Z. Aleksander Arvizu.
Pra me mëndjen e ndritur të artikullshkruesit ka ardhur koha të përzëmë ambasadorin, të ndërpresim mardhëniet, të ikim apo të na përzënë nga NATO, etj, etj. Mbase do ketë lexues që s’janë dakord apo të revoltuar me çka po shkruaj, megjithatë unë e konsideroj atë deklarim si aktin më antishqiptar të shprehur deri më sot nga një njeri me “Nënshtetësi shqiptare”. Për këtë arsye do mundohem ta zbërthej me aq sa mundem sot që ky shkrim të mos ngelet vetëm si protestë apo zemrim por të shërbej për të njohur personazhin ma thellësisht, gjithëkënd dhe ma në fund gjithësecili vetveten. Po tia arrija sado pak këtij qëllimi do thoja që ia vlente mundimi. Nga ta filloj? Më vijnë në mend dy vargje nga humori popullor lab: “Bir Selman i nënës ç’të të qaj më parë”. Një ndër mënyrat që përdoret për shqyrtimin dhe analizën e nji ngjarjeje, të nji personazhi, etj. është mënyra e selektimit. Për rastin në fjalë po i reduktoj shkurtimisht kërkesat profesionale.
1. A është personi në analizë në gjëndje të mirë mendore? Në rastin tonë besoj që po.

2. A ka njohje dhe intelekt të mjaftueshëm për të qënë koshient dhe njohës i plotë i problemit për të cilin akuzohet? Besoj që po.

3. A mund të jetë nji lapsus apo e keqinterpretuar çështja? Në këtë rast “Lapsusi? nuk mund të jetë mbasi përgjigja është me shkrim, apo e vetshkruar, pa pyetje. Në këto raste janë të gjitha mundësitë ta shikojë e ta rishikojë, ta korigjoj e konsultoj bile dhe ta korigjoj duke kërkuar pardon siç e bëri me rastin e krahasimit të Ramës me Hitlerin, me Hoxhën e Berishën. Nji kërkim ndjese në limit të ironisë, diçka midis frikës e servilizmit.!?

Kam bindjen se Lubonja e vë veten në vend të nji analisti potencial që së paku i dëgjohet fjala deri nalt. Selmani i ynë ka qënë dhe asht plotësisht koshient dhe i qëndron mendimit antiamerikan për ekstradimin e Ambasadorit Arvizu.
Këtij qëndrimi antiamerikan i është qepur me bukë në trastë, si e thotë populli. Pasioni ia mund arsyen. Ai në subkoshiencë ka të genizuar aksiomën e dikurshme: s’ka kala që s’marrin komunistët.
Duket që me këmbëngulje nuk i ndahet mbasi edhe para pak ditësh në një artikull (zemërimi i njerëzve dhe mjeshtrit e statukuosë) për protestën anti armë kimike ironizoi në mënyrën më poshtëruese miqësinë dhe respektin e popullit shqiptar për Amerikën (rroftë miqësia shqiptaro-amerikane) duke e krahasuar si identike me parullat brohoritëse të kohës së komunizmit për miqësinë shqiptaro-sovjetike. Shtroj pyetjen-ç’biçim analisti sharlatan është ky që krahason miqësinë midis dy klikave diktatoriale komuniste në pushtet, të Hoxhës dhe të Stalinit që i shërbente pushtetit personal të Hoxhës, e cila ishte me imponim nga pushteti diktatorial. Krejt e kundërta e miqësisë dhe adhurimit që ushqen natyrshëm, populli shqiptar ndaj vendit me demokracinë më të përparuar në botë, parimet themelore të së cilës janë liria dhe të drejtat e njeriut. Njëqind vjet më parë shtyllat e mendimit shqiptar i deklaronin popullit se për Shqipërinë dielli lind andej nga perëndon e ky Selmani ynë kërkon të na kthej mbrapa. Intuita popullore shqiptare e adhuron demokracinë amerikane “Jo” sepse ia diktuan pseudodemokratët S. Berisha e F. Nano por më tepër sepse sjelljet e tyre autoritariste u përplasën dhe thyen kokën te qëndrimi amerikan në mbrojtje të parimeve demokratike.

Kalimthi me pak fjalë për të sjell esëll Lubonjën. Kushdo e di rolin e SHBA-së në çlirimin nga komunizmi dhe siç e vuri në dukje i nderuari z. Arvizu përpjekjet e 100 viteve të fundit ku Shqipëria sot i dedikohet Amerikës. Ky kapitull është një temë më vete që po e përgjithësoj me pak fjalë. Sikur SHBA të mos egzistonte e tillë siç është, Selmani ynë sot do ishte në burgun e Spaçit, në përmbushjen e riburgimit të 3të apo të 4ët dhe personalisht autori i këtyre radhëve në vend që të shkruante këto rrjeshta do konspektonte akoma veprat e Sh. Enver, të sh. Ramiz ose do duartrokiste shokun Sali në mitingje ku elektrizonte masat duke dredhur dy gishtat e fitores me intensitet të fortë epileptik. Jo më kot zotërinj intuita popullore shqiptare e don Amerikën dhe sa më shumë të kulturohet në të ardhmen aq ma shumë do ta duan atë. Një ndër vetit e mira të shqiptarëve është mirënjohja dhe urrejtja e përbuzja ndaj mosmirënjohjes. Me sa duket Selmani ynë këtë veti e ka të mangët, drejt shuarjes?
Shkurt për mendimin tim F. Lubonja në një moment eksitimi, egzaltimi nga protestat paqësore popullore, u deh nga qytetaria e sjelljes së protestuesve, dhe nga atmosfera e paqartësisë së momentit e volli helmin e grumbulluar antiamerikan brenda tij duke bërë thirrje që të përzëmë ambasadorin amerikan (siç ndodh para fillimit të çdo lufte mes shtetesh!!!) dhe më vonë nga NATO!!
Njëlloj si sh. Enver denoncoi traktatin e Varshavës. Aferim Selmani nënës.
Nuk ka thënë kot miku dhe udhëheqsi shpirtëror i F. Lubonjës, i shumëpërfoluri Kasëm Trebeshina, se Shqipëria është bota e çudirave.(gjynah që Trebeshina nuk e mbaroi veprën e tij madhore me shtatë kapituj kundër Ismail Kadaresë).

Në mjeksi kemi një provë test që quhet “Mantu” për të kuptuar nëse pacienti është ose jo i infektuar nga mikrobet e tuberkulozit. Kam bindjen e plotë se egziston një lloj prove e ngjashme si mantuja në fjalë për të provuar atdhetarizmin apo patritotizmin e gjithëkujt. Kur ne dëgjojmë hymnin tonë të flamurit (personalisht edhe nga bisedat me shumë miq) reaksioni i parë është një dëshirë instiktive, e pa përmbajtshme për tu ngritur në këmbë e për të mbajtur qëndrim gatitu, serioz me përqëndrim maksimal.
Nuk më vjen turp ta them siç e ndiej që kur e dëgjoj automatikisht më mbushen sytë me lot, ngjethem i tëri. Kam një dashuri e dhëmbshuri për Shqipërinë sikur t’ishte një person i gjallë, i imi që vuan e vuan prej vitesh e shekujsh. Në ato momente fantazia ime me një shpejtësi rrufeje si një film super i shpejtë më sjell para syve fytyrën kaq të dashur të Ismail Qemalit, kalatë e, Shkodrës, Gjirokastrës e Tepelenës, fluturon te Skënderbeu, te Flamuri ynë kombëtar, tek vjershat e Rilindasve plot dashuri e romantizëm patriotik, tek stadiumet në ndeshje ndërkombëtare ku 30 mijë vetë qëndrojnë në këmbë të pa lëvizur, të ngrirë nga nderimi, respekti dhe dashuria për Atdheun. Sa vetë i ka frymëzuar, sa vetë në kohë të ndryshme kanë dhënë jetën me këtë muzikë! Për çdo popull Hymni kambëtar është pjesë përbërëse e qënies së tij biologjike e sociale. Kam bindjen e pakundërshtueshme se është momenti më unik kur shqiptarët rrijnë 5-6 minuta në këmbë pa lëvizur e pa folur qofshin 10 mijë apo 50 mijë veta të grumbulluar.

Ne shqiptarët kemi një përparësi sepse kemi dhe një hymn pararendës, “Për Mëmëdhenë” që frymëzoi një epokë të tërë të Rilindjes. Pikërisht atë që motivoi deri në vetmohim përpjekjet për themelimin e Shqipërisë që po e jetojmë sot. Që ti kthehem Lubonjës, ky birçja, ky Selmani në fjalë është i pari dhe i fundit, i vetmi në jetën time të gjatë që të kem dëgjuar të thotë publikisht pa i bër syri tërr që “HYMNI I FLAMURIT NUK ME NGJALL KURRFARЁ EMOCIONI.”. Pyes veten – nga e ka burimin kjo lloj sjellje prej biçimsëzi? Cili hymn e emocionion këtë njeri? Me një baba dhe një nënë komunistë fanatik të hierarkisë së lartë partiake me sa duket dashuria për Shqipërinë i është zëvëndësuar me një dashuri tjetër, mbase me hymnin sovjetik apo me Internacionalen.

Hymni kombëtar është edukatë, kulturë qytetare që konsolidohet me rritjen në moshë.
Hymni, muzika e tij është njëfar (gjithashtu) ideologjie që merret fillimisht sëbashku me edukatën e hershme familjare. Gjuhën e mëson kryesisht nga nëna, kurse sjelljet, parimet botkuptimet shkallë shkallë i marrim nga babai. Vet fjala (nuk besoj se është rastësi) vjen nga Patre-Baba ose Atë-dheu. Në këtë formim të F. Lubonjës kontributi formues familjar ka qënë më i fortë sesa ai i jashtëm, i shoqërisë. Te Fatosi shikohet të manifestohen të gjitha lëkundjet, kërcimet instiktive, çfaqjet negative të të atit. Babai i tij Todi Lubonja në kohën e luftës ka qënë shumë i egër. Nuk jam për atë që të flitet keq për të vdekurit, por e vërteta më detyron. Partizan, e si anëtar i Divizionit të Mbrojtjes së popullit (Forcat e Ndjekjes kundër reaksionit në Veri të Shqipërisë) kam qënë vet dëshmitar fizik okular kur në rrethinat e fshatit Qelëz (Pukë) ishim të ulur në oborrin e një kishe të vogël. Po pastronim armët dhe përpara nesh pak a shumë 50 metra më tutje kishim një grup fshatarësh 12-13 veta të arrestuar demek se ishin me Ballin. Sëbashku me mua duke pastruar armët ishin edhe S. Koçibelli, Dh. Gjoni e T. Grëmi njerëz jashtëzakonisht të paqmë e të matur në arsyetim megjithë moshën shumë të re. Me Miti Gjonin kishim luftuar dhe në Jugosllavi. Nja 10 metra më tutje nesh ishte Todi Lubonja dhe luftëtarët e tjerë të skuadrës. Në një moment krejt spontan, në mënyrë krejt papritur Todi me rrëmbim, pa asnjë shkak apo provokim, iu afrua grupit të fshatarve të arrestuar të ulur në tokë dhe për disa sekonda i griu të gjithë me automatikun e tij gjerman të kalibrit 9 mm. Pa gjyq, pa fakte, pa shpjegime, me demek nga një revoltë e brëndëshme që i erdhi krejt papritur, (ai vet kështu e bënte interpretimin e momentit vrastar më pas) e rrëmbeu instikti i vrasësit dhe në momente krejt të qeta bëri një veprim të pa justifikuar, sikur të ishte në llogore me shokë të përgjakur e përpara të kishte gjermanë. Kjo ngjarje më ka ngelur në mëndje, tepër tronditëse sikur ta kisha parë dje. Ishim të rinj me ideale patriotike e një ngjarje e tillë na la gjurmë të pashlyera, na bëri të mendohemi thellë për këtë veprim i cili mbeti i pa ndëshkuar nga komanda eprore. Gradimi nuk i vonoi. Më mbrapa kur T. Lubonja u bë personalitet partiak, shpesh e kujtonim këtë ngjarje mes nesh dhe kur e shikonim që shëtiste qetë qetë në Bulevard na çudiste me transformim i tij nga një njeri impulsiv i egër në një partiak burokrat liberal, i veshur shik, gjithnjë i pastër, i rruar e me borsalinë në kokë, pra nga një ekstrem sjelljeje në tjetër. Besoj se kaq mjafton, mbasi kemi si objekt analize Fatosin e jo të atin, për të cilin në memorjen time ruaj disa ndodhi të hidhura.

Përpara disa vjetësh kur qarkullonin emra kandidatësh për president, u përmend edhe emri i F. Lubonjës. Pyesja -kujt i ka shkuar në mëndje? Kujt i intereson F. Lubonja në atë detyrë aq të rëndësishme? Prej kohësh, në vitet pas rënies së diktaturës në mënyrë të dukëshme, haptazi, shikoheshin që mblidheshin bashkë në kafene apo në ambjent tjetër disa ish hierarkë të oligarkisë së Partisë së Punës si V. Kapo, L. Lubonja, T. Lubonja, N. Hoxha, Xh. Gjoni, në grupin e të cilëve kohët e fundit mungonte R. Alia. Të mbledhur në këtë mënyrë të kujtojnë romanin “Mërgata e Qyqeve” të autorit N. Jorgaqi. Autori i mërgatës me këtë rast do kishte shancin që tu jepte lexuesve shqiptarë sadisfaksionin e një romani të ri për këto “Qyqe të vendit” të pas diktaturës, por e ka të pamundur ulet e ta shkruaj sepse është edhe vet në tavë.
Këto “Qyqe të demokracisë” thuhej se tërhiqnin fijet nëpërmjet lidhjeve të vjetra. Në dijeninë time egziston një pakt mirëkuptimi dhe korespondencë Lubonja – N. Hoxha.
Kujdes edhe lumi fle…… Berisha e Lubonja rrijnë zgjuar.
Nuk di që F. Lubonja të ketë folur kundër E. Hoxhës dhe N. Hoxhës qartësisht e veçanërisht. Edhe në ka folur dhe unë vet nuk e di por, është shumë vite dritë larg veprës monumentale të Spartak Ngjelës për skanerin që i ka bërë tre figurave simbole të negativizmit të politikës shqiptare, Hoxha, Alia dhe Berisha.
Heroi ynë Lubonja e ka gjetur veten jashtëzakonisht mirë në emisionin “Opinion” ku me paturpësi kundërshton gjithnjë dhe kudo. Debaton nga emisioni në emision, gjithnjë i pranishëm kalonë mbrëmjet në Opinion nga një grup diskutantësh në tjetrin e radhës. Mendoj se këtë e thërasin san ë një grup debatuesisht te grupi tjetër vetëm për të ndezur debat nga njëra mbrëmje në tjetrën si puna e asaj mbajtëses së piperit që gjatë një dreke e kalojnë dorë më dorë. Vetëm me një ndryshim që mbajtësja në vend të piperit ka brenda kokrriza helmi herë të bluar trashë e herë të bluar hollë.

Me këtë rast e përgëzoj Dr. Isuf Kalon për artikullin e tij të shkruar me nivel intelektual të arrirë ku e quan F. Lubonjën “kastravec”. Ti thuash dikujt në Shqipëri “kastravec” është paksa sharje me përmbajtje llastimi. Ndryshe është ti thuash armik i Shqipërisë ose ti thuash po bën politikën e sllavit. E mendoj pak më ndryshe nga Z. Kalo punën e kastravecit Lubonja dhe ndryshimin prej burgut. Jo Z. Kalo. Ai hyri në burg me nofkën e shokve të shkollës “Luba” dhe doli nga burgu me nofkën e të burgosurve “Ljuba”.

Nga ana tjetër ky Fatosi ynë luftën e tij herë hapur, herë ma shumë e herë ma pak antishqiptare e ka filluar që herët me platformën denigruese të çmitizimit të figurave kombëtare. Bota kur s’I ka pasur mitet I ka krijuar. Ne i kemi e Lubonja kërkon të na i zhbëj.
Mllefi i tij çfryn kundër Skëndërbeut, kundra Nënë Terezës, kundra Kadaresë. Ka mbështetur me zell të madh antishqiptarin 24 karatësh me Nënshtetësi turke Kasëm Trebeshina.
F. Lubonja nuk ka nguruar që t’i shërbej të gjithë antishqiptarve pa dallim shtetësie, feje, krahine e ideje.

F. Lubonjën mund ta ravijëzoj si një prostitutë politike antishqiptare, kryesisht proserbe më mirë ta them prosllave. Janë pikërisht serbët, sllavët ma të interesuarit që Shqipëria të shkëputet, të prishet me SHBA, të ngelet e vetme, e pa mbrojtur si përpara sesa Amerika ta merrte në NATO. Agjentura e tyre sigurisht do jetë aktivizuar në maksimum për ta bërë protestën nga antikimike në antiamerikane. Industria e fuqishme e UDB-s këta lloj tipash i ka si lëndën e parë më të zgjedhur për të arritur produktin e saj.

Dy herë në këto 23 vjet post diktaturë shërbimet inteligjente të huaja të komshinjve verior janë përpjekur që të armiqësojnë shqiptarët me Amerikën. Një herë në vitin 1997 kur me skemat dhe makinacionet e tyre të fshehta arritën të krijojnë alibinë e një komploti amerikan që po shkatërronte parajsën shqiptare dhe tani me protestat antiamerikane kundër planit amerikan për shkatërrimin vrastar të armëve kimike siriane. Herën e parë përdorën S. Berishën e B. Gazideden ndërsa tani S. Berishën, L. Bashën dhe F. Lubonjën. Si demagog argumentues F. Lubonja shërbeu si masha ideologjike e S. Berishës. Populli e gjykon njeriun për atë çka thotë ose për atë që bën. F. Lubonja është modeli i një anarkisti shkatërrues të kohës së Rusisë së viteve 1905-1910 që u konfiguruan te modeli Trocki e të tjerë. Është i tillë që po ti lësh dorë të lirë përmbys gjithëçka pa llogaritur pasojat, mjaft të kënaq ndjenjat e tij destruktive. Atij vet ky përcaktim mund ti duket si një mburrje, por kjo përbën realisht dramën dhe fatkeqsinë e jetës së tij.

Ky bukëshkalizëm i shokut Fatos, kjo çfaqje e tillë armiqësore me këtë sugjerim ekstrem duhet të kishte indinjuar shumë kritikë dhe analistë. Sidomos prisja reagimin e analistit inteligjent Z. Mero Baze, mendja dhe pena super produktive e të cilit na ushqen me ide sqaruese e demaskuese për regjimin e antidemokratit S. Berisha. Por e prisja edhe nga analistë të tjerë për të cilët kam respekt të madh si A. Stefani, A. Thano, Sh. Nazarko, L. Vangjeli, M. Nano e ata nuk thanë asnjë fjalë, si ta kuptojmë këtë? E rastësishme? Mund të konsiderohet Lubonja budalla ekscentrik? Apo kanë frikë nga pafytyrësia e tij. A më jep njeri përgjigje apo F. Lubonja ka ngelur një anakronik i helmët kronik?
Në kto momente më kujtohet një vjershë e Dom Ndre Mjedës për Ballaban Pashën shqiptar në shërbim të Sulltanit. Mjeda i drejtohet kështu: “Zgaq i përbuzshëm, Ty Shqipnia të volli”.
Atmosfera e protestës kundër armëve kimike nxorri qartë, Berishën, Bashën dhe F. Lubonjën. Ishte ky i fundit që volli ekstremin, propozimin për të përzënë ambasadorin amerikan. Akt ky që do të mbetet so momenti më i turpshëm politik në arkivin e historisë post komuniste të Shqipërisë.
Në atë protestë pamja e parë e Berishës menjëherë më kujtoi një Trumcak në dimër, i fryrë dhe pa qafë nga antiplumbi brenda xhaketës……..

Pak më mbrapa gjatë ecjes më ra ndërmend një thënie çeke si “muti në shi”. Buzëqeshja artificiale dhe paniku në sy tregonin një gjëndje të atyre kriminelave që i dërgon policia për të riprodhuar skenën e krimit. Kur dalloi qartë se nuk ishte entusiazëm por urretje ajo e protestuesve u largua me shpejtësi si me ecje sportive. Kambët e shpejta – faqja e bardhë, thotë populli.
Kam studjuar me kujdes çfarë është shkruar e të pashkruar për proserbizmin dhe qëndrimin antishqiptar të Sali Berishës. Sigurisht që shqiptarve të mij iu duket pak përrallë me mbret që Sali Brisha është spiun serb mbasi, gruaja qënka serbe me kushërinj të UDB-s, Fazlliqra etj. Po i drejtohem proverbit popullor: Nga të kemi? Jam nga fshati i gruas. Në vazhdim-Njeriu traun në sytë e vet s’e shef, qiriun ia shef tjetrit në sy. Naiviteti ynë politik është plotësisht i justifikuar. Mendoni për një sekondë sikur Barak Obama ta kishte gruan sovjetike, (ruse) ose kubaneze. Do thotë dikush, së pari nuk do ta kishte zgjedhur njeri, tjetër-Kushtetuta amerikane i ka parashikuar këto kombinime. Shërbimet inteligjente janë shumë e shumë më të sakta e të sofistikuara sesa e mendon një njeri i zakonshëm. Janë pikërisht këto shërbime që i kanë fituar luftërat. Ushtari, artileria, topat, katjushat vijnë më mbrapa. Për të gjitha këto shërbime shtetet kanë buxhete kolosale.Shqipëria është e mbytur nga këto shërbime antishqiptare. Asht për tu çuditur që në të gjitha shtetet demokratike motra të lindjes europiane spiunët rusë janë demaskuar. Më pak se kudo në Bullgari. Në shqipëri asnjë.!!!!!
Protestën personalisht fillimisht e pashë pozitive. Më në fund u bë një hop vendimtar në fillimin e demokracisë dhe fundin e komunizmit pseudodemokratik. Këtë kuadër e ndyu propozimi për largimin e “Të padëshiruarit” Aleksandër Arvizu, sikur ky të na kish qënë jo ambasador i SHBA-së por ambasador i Voskopojës, kryeqytetit vllah në SHBA. Ambasadori I një shteti është shteti vet jo personi me titullin ambassador.
O njerëz të mirë e të thjeshtë!
Ambasadori amerikan nuk është aty për të nxitur një luftë civile. Këtu jemi në Europë. Mos të bëhemi naiv.
Eshtë për tu vlerësuar e kuptuar se të qënurit ambasador i Amerikës në Shqipëri është shumë e vështirë. Jemi vet shqiptarë e jo rrallë ngatërrohemi në konkluzione sidomos Berisha ka degraduar në një masë të konsiderueshme arsyetimin politik ashtu si ka degraduar Shqipërinë, ekonominë, shoqërinë, natyrën
shqiptare dhe gjithëçka materiale sado pak positive të krijuar me punën me 2-3 turne të puntorve e fshatarve nga ana e dy gjeneratave në 40-45 vjet komunizëm. Arvizu kuptohet mirë e qartë siç u shpreh vet me emocion largohet me besimin që ka bërë një punë të mirë e nuk kemi arsye që të mbivlerësojmë ish Ambasadorin VVithers.
Berisha, Basha e gjithë banda negative e politikës shqiptare të mos shpresoj se ambasadori i ri do e nis nga fillimi. Sigurisht ai do bëj “sikur” po e fillon por letrat e djegura janë si letra e djegur. Ajo nuk bëhet as letër më tepër e as e bardhë. Ska shpresë
“Zgaqër të përbuzshëm, Ju Shqypnia ju volli” !!!!!!.

29 komente në “Ambasadori Arvizu pёrfaqёson SHBA-nё, jo Voskopojёn”

  1. Ben Chicago says:

    o skiner lubonja eshte car me syze, po dhe ti ke cofur
    nese ke qene ne lufte tani duhet te jesh afer 90 vjet

    1. fl says:

      Mos na i kujtoni ato pseudo-protestat e morrave te manipuluar, se na vjen ndot. Faqezinj. Mosmirenjohes. Shqipetar hesapi.

      1. Ilir Hoti says:

        mOS U MERRNI ME NJE PSIKOPAT PA LIMIT….aSHTE KOHE E HUMBUR TE MERRESH ME f.lUBONJEN, Ai e ka vendin ne Spitalin Psikiatrik..Nuk kam asgja as nuk dua te fyej te semuret e tjere..qe kerkojne ndihmen mjeksore.Kushdo qe ofendohet u kerkoj falje dhe u uroj shendet e miresi..

    2. sh.k. says:

      Profesor Gjoni ka thene gjera te rendesishme. Per t’i pranuar keto te verteta te duhet ndjesia shqiptare, te identifikohesh me kombin shqiptar dhe interesat e tij. Njerez qe u shkojne pas Fatos Lubonjes, Kasem Trebeshines dhe politikaneve te tipit Berisha nuk e kane kete ndjesi, nuk i kane keto proprioceptor, atye aq u ben nese Shqiperia bie ne greminen, per te cilen punojne keta maskarenj qe ne te vertete jane me shume se kaq: jane njerez qe punojne fshehtas dhe me hile kunder kombit tone. Ne shkrim me beri pershtypje te madhe, Luonja kurre nuk e ka permendur kete krim, vrasje, masakrimi pa gjyq i te ashtuquajtureve balliste ne Puke. Ky ehste krim i madh. Enver Hoxha sigurisht eshte ideologu i krimeve, por ai, me gjase, kurre nuk ka vrare njeri me doren e tij. Ky babai i mbrojtesit te te drejtave te njeriut ketu na shfaqet si serbi Mlladic. Todi Lubonjes nuk iaka kerkuar askush kete masaker, ai kete e beri se ishte kriminel dhe ky kriminel vdic me koke ne jastek. Biri i tij Fatos Lubonja kryen vrasje te perditshme ne media dhe kjo vrasja e planifikuar prej tij pe debimin e ambasadorit amerikan sigurisht perben kryevrasjen, permbushjen e nje testamenti ateror. Vetem se vrasje ne stilin e Todit nuk do t’i toleronte me realiteti shqiptar. Riorientimin e Shqiperise drejtlindjes ortodokse (Lubpnja) apo asaj orietale-osmane (Trebeshina) keta atdhemohues mund ta enderrojne, por kjo enderr e tyre do te vdes bashke me ta. Po u perpoqen per ta realizuar praktikisht kete projekt antishqiptar, do te ndeshen me kufijt e tyre ekzistenciale, sepse Shqiperia nuk te duron, ajo te vjell si Ballaban Pashen. ([email protected])

    3. Samiu says:

      Po me Voskopojen cpaten , xhanem….

  2. andi says:

    Mire shume o z. Gjoni, po kujt ja thoni?! Lubonja e Sala nuk e kane per turp se ja perplase te verteten ne sy, atyre vetem Serbin mos jua prek e te tjerat per to nuk kane vlere. Mundet per sy e faqe e hedhin ndonje akuze te tjereve se jane pro Serb, per te mashtru naivet. Me kujtohet ne vitet 90 kur Sali Berisha e RD u thoshte Serb, Musa Ulqinit e Namuk Dokles! Une qe e njifja mire Lirije Berishen e sojin e saje ne Jugosllavi ja ktheja me komente e permes shokeve, Kujdes se po mashtron, ti je dhanderr Kriminelash e spijun i tyre. Angazhoi SHIK te me eleminonte, po ja corra masken bash tek ato qe i kish dergu per eleminimin tim.Edhe Lubonja eshte i nje kallepi e punon per te njejtin Qenef.

  3. quebec.canada says:

    I NDERUAR PROFESSOR. NUK KAM CFAR TE SHTOJ RESPEKT E JETE TE GJATE

    1. kamera says:

      O Quebec, te lutem mos e thuaj ate, nuk ka mundesi te mos kesh ti c’ te shtosh, atdheu pret shume nga ti. Pastaj ky petagogu qellimisht I ka lene ca gjera pa thene qe te analizohen nga hiresia juaj…

  4. borobojka says:

    analize me kompetente,profesionale dhe te sakte per personin ne fjale nuk besoj se mund te gjeni.bravo profesor.

  5. -homeri- says:

    –profesor – shkrimi i juaj me duket si nje raport ne mbledhjen e organizates se partise per te denuar grupin tadhetarer brenda saj —thjesht o burri i dheut — lubonja eshte nje njeri i deshtuar qe nuk arriti asgje ne kete tranzicion dhe eshte xheloz me te tjeret dhe per tu dukur origjinal eshte kunder gjitheckaje — dikush si puna e HENRIT mund ta quaj si qytetarin e ri globalist qe nuk ka asnje ideal patriotik , por jemi shpejt qe ne shqiptaret te pranojme qytetarin globalist , kur qytetaret e tjere te shteteve te tjera jane kaq te keqij me ne — -dhe nje gje e paske kuptuar keq –PROFESOR –F. NANO nuk eshte pseudodemokrat i tranzicioni , por me i miri politikan demokrat i tranzicionit sepse ne saj te tije ne kemi sot modelin e funksionimit te partive elektorale ne demokraci

  6. polisi. says:

    per fat te keq ky lubonjovici duet arrestuar lle denuar mme ben habi qe ethrresin neper emisione po ne shqiperi ka shum si ai nuk edi jan fut te gjith neper administrad shteterore lle shqiptaret nuk kan munsi sepse tarafet etyre kan qen qysh ne kohen e monizmit ne punet shtetrore..

  7. Tomy Corrado says:

    te lumte z Professor keta jane legena besoj se tani e tutje kemi dal nga UTB ja.
    dhe nga te gjitha trevat shqiptare po marrin pjese ne qeverine e sotme.
    Akoma ka plehera per te qeruar.
    te pergezoj per shkrimin
    Tomy

  8. Kastriot says:

    z. gjoni e pergezoj per saktesine me te cilen e tregon ngjarjen me T. Lubonjen, ne fshatin e Pukes. xhaxhai im S. Shehu qe ka qene ne ate grup me forcat e ndjekjes ma ka treguar ate ngjarje kur eshte denuar T. Lubonja si drejtor i Radiotelevizionit.
    pavaresisht nga kjo dua te theksoj se personat qe permend autori ne shkrim vertete u beri pershtypje te dhimbshme dhe nuk mund te pajtoheshin me ate akt vrastar te Todi Lubonjes, por me pas ata kane qene ne detyra te rendesishme shteterore. Z. Dh. Gjoni si drejtor i pergjithshem i burgjeve dhe i kampeve te perqendrimit kurse S. Kocibelli so roja kryesor i E. Hoxhes per ca kohe, nuk mund te them se nuk kane qene te rrepte deri ne tejkalim te kompetencave ligjore, per te shprehur zellin e madh ne sherbim te Partise e te Enver Hoxhes ne dem te njerezve te thjeshte . d.m.th, kane pasur edhe ata anet e tyre te erreta ndoshta jo si T. Lubonja por sidoqofte te nje shkalle ku shprehej vullneti i plote ne sherbim te diktatures.
    megjithate autori duhet pergezuar per shkrimin.
    Kastriot

  9. Frederik says:

    AC/DC si dukesh je mesuar me te lepire bythen e Lubonjes qe te percelloi kaq shume shkrimi analitik dhe i drejte i z. Gjoni ..

  10. ali says:

    O zoti Skender Gjoni tash e ke kuptuar Ti qe ”analisti,, Lubonja eshte antishqiptar ?? Je shume i vonuar !

  11. besnik says:

    me pelqen shkrimi z. Profesor por me vjen keq qe keni harxhuar shume shkrim per keto felliqesira.populli yne eshte i zgjuar kupton analizon te le te le pastaj te fut ate preshin e gjate si atij ne Lushnje.nuk e shikon qe sjane trimaketa antishqiptar te 3 ber… luli dhe ai koqja tjeter folen kundra amerikes pas 2-3 ditesh filluanti lepinin ato qe kishin peshtyre …ata do zhdukur gjithe soji i tyre pa nam e nishan ata jane mather fuken

  12. Cjan kto shkrime karagjozesh more !
    Si nuk dolet njiher nga ai kazan idioti e shifni me qart ,
    kte bote sot ,por mesa duket sju ndahet shpirti nga corba tradicionale ,
    ju shijonme shume ajo corb se gjithcka.
    Vazhdoni dhe mbajeni ate shoqeri ne te tilla debate idiote ,
    qe si thon asgje nji shoqerie e cila aspiron europen ,
    qe si thot asnjigje te ardhmes ktij opinioni .

  13. laraska says:

    Prof. Gjoni ju pergezoj per shkrimin dhe analizen e bere. Tipat si Lubonja kane qene gjithnje fatekeqesia e kombit tone sepse kane ditur si te depertojne dhe te punojne kunder shqiptarit te thjeshte e te ndershem thjesht per te kenaqur xhepat e dhe ‘ndenjen destruktive’ te tyre sic shpreheni dhe ju. Nje gje me cudit per Lubonjen: Nuk ka nje dite pune ne libreze, nuk ka punuar kurre, pra nuk ka pasur kurre nje page, por bredh lart e poshte sa Shqiperi sa Itali, shtepi sa andej sa kendej. Valle nga burojne te ardhurat e ketij individ? Kush e financon kete njeri qe stilin e jetes e ka mjaft te mire por nje stil i pamundur te sigurohet nga disa dalje ne opinion e disa shkrime ne gazete? Te gjithe e dime qe leket nuk bien nga qielli, atehere ketij nga i bien??!!!……….

  14. vio leta says:

    mjafton qe eshte amerikan dhe goja duhet mbyllur,?!! ata nuk gabojne kurre”!!,jane te persosur “?!! jane mbinjeri”!!!. Prandaj duhet mbyllur goja ?! !tu thye shpina a i uruar !deri dje ishte imperializmi amerikan…sot po i lustros dhe kepucet,?jeni te papare?!!!!shoke veten kini….aferim vazhdo lepirjen…..po te degjojme e po gajasemi.

  15. e verteta says:

    Edhe ti,o zoti Skender e paske ne bark dicka nga mikrobi i percajes ndermjet shqipetareve;sic duket te ka mbetur ne shpirte qe nga koha kur kete popull e ndate ne dyshe,ne besnike dhe armiq te partise.Lubonja dhe Gjoni dukeni si dy kepurdha te rritura ne te njejtin kapice plehu,ndaj nuk ka se si te ndryshojne shum nga njera tjetra.Nese perpiqesh ta fusesh veten ne rangun e te urteve shqipetare,nuk te ka aspak hije qe te mundohesh te denigrojsh njerin krah te politikes se sotme shqiptare,perderisa ate e mbeshtet gjysma e ketij populli.Nje misjonari te urte,i cili ne prag te largimit nga kjo bote qenka bere proamerikan i flakte dhe demokrat i kullar,i perket te thote vetem kaq:popull shqipetar,zgjidhni rrugen qe ju duket me e mire per ta rimekembur dhe cuar perpara kete vend qe ne e patem shderruar ne burg…

  16. GENI Karagjozi Austri says:

    I nderuar Zt. Gjoni Respekt, per artikullin dhe Patriotizmin. Jetoj larg,dhe e di shume mire cdo te thote te duash e te respektosh Atdheun.Gjithmon them: Dy gjera jane pa dyshim te dashura dhe te pa zevendesuara: Dashuria per Nenen dhe ajo per Atdheun tone te dashur SHqiperine.

  17. santori says:

    o vlla (autorit te shkrimit) qenke i mire per furce, pse skalon nje here nga kopshti zoologjik se ka ngel ariu pa pastrues…

  18. arif says:

    lubonja nastradin ka qen nastradin do mbrtet

  19. Kris says:

    A e di ambassador ke perfaqeson?

  20. Liridon says:

    Mbas mbarimi te luftes ftohte,sherbimet inteligjente te Amerikes dhe Anglise ju dhane vendeve partnere emrat e politikaneve agjente te KGB-se.Pothuajse ne te gjitha keto vende emrat u lexuan ne parlamentet perkatese duke i detyruar keta persona te jepnin doreheqjen nga politika apo administrata.Perse DASH nuk e ben edhe kete gje per popullin me proamerikan te Europes ?Mos valle keta persona kane ndryshuar padron ?
    Populli njeh shume prej tyre,por kur i sheh krah ambasadorit apo personaliteteve te tjera amerikane i shkon mendja qe nje tjeter Kim Filb=Soros po prish imazhin e SHBA ne Shqiperi.

  21. DukGjonMazo says:

    E kuptoni: ka vrarë tjetri me vullnet e dëshirë, pa ia kërkuar kush, 13 njerëz, rob perëndie…

  22. Oberst GF says:

    Ore ky Arvizu ishte Ambasador apo Guvernator? Se Ambasadore ka shume ne Tirane por nuk “ficanazzo” si ky pinxhi vogel qe ngeli neper TV duke dhene mesime per gjithcka si me qene Muhamedi A.S.

  23. Pijaneci(po jo i dehur) says:

    Zoti prof.Gjoni, ndoshta në thelb, kini të drejtë për atë që doni të thoni, por shkrimi juaj më kujton një raport të një instruktori të Komitetit të Partisë për një shkrimtar a gazetar, në kohën e monizmit. Lexojeni dhe një herë shkrimin tuaj dhe ndoshta do të më jipni të drejtë… Me dashamirësi…një lexues, pa ju njohur.

  24. mira10 says:

    Me sa di unë, Lubonja nuk punon asgjëkundi. Me se jeton? Me ndihmë sociale? Apo me paratë që i jep Saliu për të vjellë vrer?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje