Statusi: e meritojmë, apo thjesht një 5 nga Brukseli?

14 Dhjetor 2013, 19:33Blog TEMA

Nga Prof.Asoc. Mirela Bogdani

 

Këto ditë pritet vendimi i Këshillit Europian për statusin kandidat për Shqipërinë, status i refuzuar tre herë. Jo vetëm në historinë e vendeve simotra të Ballkanit Perëndimor, po dhe në historinë e krejt zgjerimeve të BE-së, refuzimi tre herë i statusit të një vendi aplikant përbën një rast të paprecedent, ndërsa refuzimi për të katërtën herë do të ishte një “humiliation”.

Po ky s’është rasti i vetëm në rrugëtimin problematik të Shqipërisë drejt BE-së. Në fillim të procesit në vitin 2000, Shqipëria renditej e treta, pas Maqedonisë dhe Kroacisë. Tani, 13 vjet më pas, Shqipëria rezulton diku nga parafundi, duke lënë pas vetëm Bosnjën, dhe duke u kaluar dhe nga vendi që u be shtet 5 vjet pas fillimit të procesit, Mali i Zi. Shqipërisë iu desh më shumë se çdo vendi tjetër të Ballkanit Perëndimor të nënshkruajë MSA (5 vjet). Procesi i ratifikimit zgjati gjithashtu më shumë se çdo vend tjetër, gati dy vjet e gjysëm. Shqipëria ishte nga vendet e vetme të grupimit (bashkë me Bosnjen) që iu rrëzua kërkesa për liberalizimin e vizave dhe iu dha vetëm herën e dytë.

Për t’u kthyer te statusi, nëse do të jepet, do të jetë vetëm çështje e dashamirësisë së BE-së, por aspak e përmbushjes së detyrimeve dhe plotësimit të “detyrave të shtëpisë”. Kjo është dhe arsyeja pse disa vende të BE-se, me spikatshëm Hollanda, ku shumica e partive politike dhe 90% e opinionit publik kanë shfaqur objeksione ndaj dhënies se statusit Shqipërisë. Nga këto detyrime po analizoj shkurt 5 kryesoret:

Shteti ligjor: në Shqipëri nuk funksionon shteti ligjor, pra këtu akoma nuk kuptohet dhe zbatohet parimi bazë i një shteti ligjor, që të gjithë duhet të jenë të barabartë para ligjit, si pushtetari e politikani (pra njeriu me pushtet politik dhe ekonomik), ashtu dhe qytetari i thjeshtë pa pushtet.

Sistemi i drejtësisë: vazhdon të jetë jo thjesht jo-profesional dhe i politizuar, por i mbërthyer nga korrupsioni. Pra, në vend që sistemi i drejtësisë të jetë “problem-solver”, është kthyer vetë në një problem. Dhe ç’është më e keqja, korrupsionin në drejtësi nuk po e lufton, si duhet të ndodhë, shteti, por media. Gjyqtarët dhe prokurorët sot po i tremben gazetarisë investigative që po denoncon rastet e shumta, dhe jo forcës së ligjit dhe shtetit.

Korrupsioni: të gjithë jemi dëshmitarë të përhapjes së metastazave të kancerit të korrupsionit shqiptar në çdo fushë të jetës politike, ekonomike e sociale, dhe njëkohësisht të dështimit të çdo qeverie në luftën ndaj tij. Ulja në rankim e Shqipërisë në raportin e Transparency International ishte një tjetër dëshmues i kësaj.

Krimi i organizuar: mungesa e rezultateve konkrete në luftën ndaj komponentëve të tij si trafikimet, droga, kontrabanda, dhe mbi të gjitha lidhja e politikës me krimin.

Administrata publike: jo meritokratike dhe tërësisht e politizuar. Premtimi i PS në fushate për shndërrimin e administratës në profesionale dhe spastrimin nga militantët nuk duhet të konsistojë vetëm në heqjen e një ushtrie militantësh dhe zëvendësimin me një ushtri tjetër. Sigurisht është shpejt për të gjykuar për ecurinë në këtë fushë, por fatkeqësisht ka plot raste të konkurseve fiktive, punësimit të anëtarëve apo kontribuuesve, gjë e spikatur kjo sidomos në atë pjesë të administratës që kontrollohet nga aleatja e PS në qeveri, LSI-ja.

Pra, një analizë e shpejtë e këtyre detyrave apo kushteve kryesore, tregon që Shqipëria nuk është gati për statusin. Por gjithsesi të gjithë urojmë ta marri, për hir të së mirës së përgjithshme të vendit dhe popullit, duke shpresuar që këtë hap të Shqipërisë në rrugëtimin drejt BE-së, politikanët dhe partitë në pushtet të mos e deklarojnë si arritje apo kredencial të vetin, po siç është në të vërtetë, një 5 nga Brukseli sa për të kaluar klasën.

* Pedagoge e politikave të BE dhe autore e librave mbi Shqipërinë dhe BE

22 komente në “Statusi: e meritojmë, apo thjesht një 5 nga Brukseli?”

  1. enea says:

    NUK E MERITOJME. PIKE

    1. raimondi Vlonjati says:

      Te gjitha keto qe ka reshtuar ketu kjo Akrepja me titul shkencor nuk i ploteson as Serbia dhe as Mali iz , por keto nuk i ploteson as Bullgaria,Rumania dhe Kroacia
      Kroacia ka koruspion skandaloz e megjithate pe e fusin ne EU

      Keto kerkesat qe ka paraqit ketu kjo “shkencetarja” vertiten reth korupsionit
      kur ne fakt nga korupsioni vuajne te gjitha shoqerite moderne , pa perjashtim

      Psh Ne ceshtjen per linjen e Interkonjeksionit me Kosoven , doli hapur qe banka gjermane bente korupsion skandaloz me vlere mbi 25 milion dollare, dhe emgjithate qeveria gjermane nuk e permendi fare, dhe as qe u mor me ate ceshtje

      Te pakten Shqiperia po tregon me kete qeveri qe ka, nje lufte te pakompromis kunder korupsionit, keshtu qe EU nuk ka arsye te permende koruspionin per Shqiperine…..

      Nga ana tjeter kur EU kerkon ti japi statusin Serbise qe eshte nje shtet naziskin ne zemer te Europes,
      atehere te gjitha ca thote EU kunder nesh bijen dhe tregojne absolutisht tendencen e tyre anti-shqitpare

      Shqiperia ne fushen e te drejtave te njeriut eshte me mire se kushdo tjeter
      nderkaq qe fqinjet tane ne fushen e te drejtave te njeriut jane kriminale…..
      Dhe EU , kete fushen e te drejtave te njeriut qe eshte me kreysorja ne nje shoqeri moderne, nuk i jep rendesi fare kur vjen problemi tek te huajte,
      ndersa per gjene me te vogel kur rastis te ndodhi ne Shqiperi me minoritetet Eu ben namin kunder nesh

      Makroekonomia shqiptare eshte e vetmja ne rajon qe ka ritje me te mire edhe se vendet e EU-se ..-kete e ka prnauar edhe vete BB dhe FMN
      –Pra kemi nje ekonomi qe mund te investohet pa frike nga EU, nderkaq qe ne vendet e tjera eshte e frikeshme te investosh se humbasin investimet ne gropat e buxhetit te tyre

      Standarti i jeteses ne ShqiPEri eshte me i larte se ne Bullgari dhe ne Rumani , kete ma kane thene miq ketu ne USA , qe i kane vizituar keto vende dhe ku jetesa atje eshte nje tmerr i vertete nga varferia

      Po ashtu Shqiperia ne Rajon ka nje sjellje shume te matur dhe nuk ben aspak sic bejne Serbia dhe greqia qe shkaktojne turbullira ne Rajon

      _-Dhe kjo pike e fundit qe e tregon Shqiperine nje faktor paqeje ne rajon , eshte kryesore per ti dhene Shqieprise statusin , sepse ju tregon edhe vendeve te tjera
      qe politikat paqesore ne Rajon qe ndihmojne ne paqesimin e rajonit tone te mbytur ne gjak nga luftrat, jane kryesore dhe duhen ndjekur si shembull nga te gjithe

      Ne fund do thosha per ty moj “shkencetare” , kush ta ka dhene kete titull shkencor,
      sepse nga menyra se si arsyeton aty tregon se ke nje bagazh shume te varfer ne trurin tend prej “shkencetareje te thekur “..??

      1. dimi says:

        pergjigjen ta dha EU !

    2. Igli says:

      Komplimente per shkrimin! Per te gjitha qe permendni jane shkak PER HUMBJEN E STATUSIT. Por Evropa keto i dinte dhe perseri kishte hapur driten jeshile per statusin. Une mendoj qe shkaku kryesor kete here eshte konkursi fars i ministrise arsimit per drejtuesit DAR/ZA. Nese te gjithe ato drejtoresha dalin dhe japin doreheqjen dhe ne vend te tyre shkon kush e meriton statusi ka per tu marre ne te kundert as sot as mot po u vazhdua keshtu. Ato drejtuese dhe ta meritonin per shkak se kane dale me ze dhe figure nuk duhet te ishin aty dh jo pastaj qe ne ate konkurs kishte kandidate shume me te mire se ato. Hollanda ka te drejte ne demaskojme veten vete.

  2. tani says:

    kjo eshte me e zgjuar se komisioni dhe parlamenti evropian gjynah qe se marrin ne pune atje se me keto mendime qe jep i bie qe evropa duhet te shperbehet fare se deshtoi ne mireqenien sociale dhe shmngien e krizes buxhetore te shteteve anetare

  3. ari i Zogut says:

    Fakt qe keni shume shqiptaret neper bote e sidomos ne vendett evropiane,te cileve edhe sot va mohoni te drejten e prônés nuk permendet askkund ketu…Po ata sot Jane qytetare evropiane edhe evropa e di cfare kokecarje do te ndodhe kur ligje evropiane duhet te zbatohen ne shqiperi per vete keta qytetare te tyre… E kuptoni se pa kthim te prônés tek pronaret e vertet nuk keni rruge per evrope? Kete po va thot Strasburgu cdo dite…

  4. Shqiptari says:

    Kjo zonje e nderuar ka thene te verteten na pelqen apo jo.Dhe kete e kemi peshqesh nga salibani.

    1. Twicky says:

      Me nje vrime lali dhe mos e luaj hic; budallenj njerez

  5. 69 says:

    Po per zotin kur e ulim qafen per cdo gje qe na thone te tjeret dhe kur bejme amin cdo vendim te te tjereve me vjen te plas.

    Sikur e meritonte me shume serbia statusin se shqiperia, dje u gjend nje tjeter varr masiv ne serbi.

    Apo e meriton greqia me shume BE e cila nuk la vend pa mashtruar per financat e saj.

    Apo maqedonia? Pupupu kulmi.

    Vendimi ka nuanca rracizmi, keto justifikimet e te tjereve gjoja korrupsioni e me rradhe nuk jane risi vetem per shqiperine.

  6. Shigjtari says:

    Po mire moj profesore,te njejtat gjera ,ku me shume e ku me pak,i gjejme edhe ne vende te zhvilluara,psh..nuk ka korrupsion ne france,itali etj..per te mos thene vende te tjera te Eu,nuk ka krime ne EU,gjykatat atje mendon se jane te lara,mjafton te kesh euro ,dhe del nga burgu ,shiko Berlusken,Sarkozy etj,,shiko administraten ne po keto vende,,,nqse nuk je raccomandato nuk gjen dot pune,etj.etj ora mos u beni me katolik se Papa ,nuk ka vende perfekte,mos te zeme ne goje rumani e bullgari…pra kjo eshte nje scusa ,per te fshehur mentalitetin qe egziston ne eu per ne,jo tani por ne shekuj ,,dhe qe egzistojme FLN Amerikes,se per Eu,ne ,….po keta finti profesori ne vend qe te rrisin autostimen e ketej populli ,kerkojne ti japin shqelmin e fundit …ptu..ruaje Shqiperine nga keta palo shqipetare.Ne jemi ne eu duan apo nuk duan pederastet hollandeze.Te forcojme miqesin me USA dhe me kinen ,te forcojme rregullin dhe ekonomin tone me partneret straregjik ,sepse Eu eshte kthyer ne nje bordello ,ku ka hyre deri dhe dosa..rrofte Shqiperia

  7. Vladi says:

    Zonje , shqiperia ka halle e te meta , por hall mbi halle eshte qe ka dhe njerez si TY.

    1. USA says:

      Shyqyr qe Shqiperia ka disa si kjo se do na mbyste ekeqa me keq dhe mediokrit me keq. Zonja eshte diplomuar ne Oksfrod sa per dijeni dhe ajo dhe gjithe qe jane diplomuar ne perendim duhet e ken trajtim special dhe te zgjedhin aty, jo te futen neper konkurse me njerez qe kane blere diploma ne Albani

      1. I diplomuar në Shqipëri says:

        @ USA (Uuu, sa aguridhe!)

        Po ata që nuk i kanë blerë diplomat në Albani (duhet të jesh poliglot i thekur ti që na i thua Albani), si t’ia bëjnë, të vdesin? Pse mos të futen në konkurse këta “gjenitë” që paskan mbaruar në Perëndim? Nëse janë më të aftë, le të fitojnë dhe, o burra, të vazhdojnë punën e fituar me meritë.
        Për cilin Perëndim e ke fjalën ti more që na u vetëcilësoke USA? Sa veta nga ata që shkojnë jashtë, studiojnë në universitete prestigjioze, ku pavarësisht se mund të jesh në gjendje të paguash tarifa të kripura, përsëri nuk të marrin, po nuk qe i aftë, sepse kriteret seleksionuese janë të forta. 95% e këtyre që zotrote na i quan gjeni, studiojnë në universitete private joprestigjioze, ku, njësoj si në Shqipëri, fitimi vihet përpara cilësisë së produktit që këto universitete nxjerrin.
        Me të drejtë shumë nga këto komente thonë që korrupsioni është plagë e të gjitha shoqërive, sa do të modernizuara të jenë, ndaj edhe atje funksionon njësoj. Ne bëjmë dallim se forma, jo nga përmbajtja, si dhe nga fakti se këtu del sheshit që ke vjedhur dhe s’dënohesh! Njerëzit janë gjithandej njësoj; shohin vetëm fitimin. Në këto universitete edhe jashtë (në Perëndim) nuk të ngel askush në klasë e ta japin një diplomë, për aq kohë sa ti i shkon përshtat planbiznesit, duke paguar çdo vit akademik kuotën e përcaktuar, prandaj mos na shit dëngla o amerikan katundi. Apo mos je edhe ti i diplomuar në Perëndim?
        Njoh disa që kanë “guxuar” të shkojnë në universitetet prestigjioze, por jo të rangut të parë, ku kanë shkuar me bursë, brenda kuotave që janë paracaktuar në marrëveshje me ofruesin e bursës, pasi në kushte normale shumë pak nga këta gjeni do fitonin të drejtën të regjistroheshin. Disa
        syresh e bëjnë shkollën duke përsëritur vitet nga dy herë, disa të
        tjerë, e humbasin, pasi kriteret në shkollat prestigjioze dhe cilësia janë primare. Kur them këtë, nuk se u mohoj meritat atyre që realisht janë shkolluar me meritë jashtë vendit, madje edhe në universitete të rangut (“rankimit”, siç e përdor kjo analfabetja e perëndimorizuar) të parë, duke u bërë burim krenarie për të gjithë ne, por këta janë aq pak e
        asnjë prej tyre nuk kthehet sepse u ofrohen mundësi atje ku studiojnë.
        Për ta mbyllur, më duhet të të njoftoj se, pikërisht kjo zonja që s’di as shqip (të përdorësh “humiliation”, “problem-solver” dhe “rankim”, në aq pak rreshta nuk tregon kulturë, por tregon që s’njeh shqipen. Madje të vesh në vend të tyre, respektivisht, “turpërim”, problemzgjidhës” dhe “renditje” tingëllon edhe më bukur.) është shembulli më i mirë se ata që shkojnë jashtë nuk studiojnë, por ndjekin kurse, ku kualifikohesh vetëm me pjesëmarrje (sidomos kur martohesh me një burrë plak disi të pushtetshëm).

  8. Pidhary Qivaç me Kar Kartoni says:

    Edhe Europa eshte kurv,edhe shqiptaret jane kurvare!
    Problemi esht se nuk po bien dot dakord per pazarin
    Shqiptart dun pidh badihava,dun me qi pidh t bukur me cmim fare t lir.
    Europs i intereso kari proverbial shqiptar,por jo pazari.
    Shqiptart,si naiva qe jan hisorikisht si komb,ngatrrojn karin me dollarin.
    A keni pare o shqiptare?!
    Kush s ka pare nuk shko dot ne bordell.
    Po s patet pare,bjerini me dor para ekraneve te filmave porn europjane.
    Do knaqni bolet!
    Dhe europen do ta lini rehat.
    Edhe Sala Ne Dhjetor,me dy gishtat perpjet si Lenini Ne Tetor,do ket rastin me ju tregu rrugen drejt Europs.

    1. Varfanjak pa para! says:

      Të paska ngelë ai që e quan prej kartoni në gojë… E paske zgjidhur problemin. Po s’luajti ai prej “kartoni”, luan kokën ti… Hajt të qoftë për hajër

    2. Bio says:

      sinqerisht nuk e kuptoj pse lejoni te tille komentues ketu. e bukura eshte qe per ne te tjeret thoni komenti juaj ne pritje te moderohet nga stafi. po cfare moderoni ju, keta njerez perverse?
      ju lutem Zoti Baze vendosni nje standart, mos i lejoni te tilla komente.

  9. e verteta says:

    Nuk jam dakort! Shqiperia e meriton. Hollanda na ka inat! Ekonomia shqiptare po lulezon. Bizneset shqiptare te kanoceve rrezikojne te cojne ne krize industrine e rende hollandeze. Na kane inat se politikanet tane qarkullojne me Range apo Mercedes dhe ish ministrja jone e Integrimit, Majlinda Bregu me Jaguar, kurse ministri i jashtem hollandez shkon ne pune me biciklete. Na kane inat sepse ghyqesori yne eshte i korruptuar ne te gjitha shkallet, kurse atje gjyqesori andej duhet te jape llogari, dhe nuk qendron ne cadren e pushtetit. Na kane inat se atje votat nuk i blen dot me pare apo premtime punesimi. Prandaj o popull sylesh shqiptar hapni syte e mos fajesoni Hollanden e Europen per deshtimet tona e mos prismi gjerat qyl me syte nga qielli. Mos te gjejme fajet tek te tjeret, por tek vetja, ne rradhe te pare te klasa politike e deshtuar e ketij vendi. Analiza e prof. Bogdanit eshte realiste dhe e guximshme, te kishte ca analiste te tille me shume dhe jo sahanlepires, popullit “trim, trap dhe liridashes” shqiptar do ti hapeshin me shume syte.

  10. beso says:

    po e gjykojme dhe paragjykojme shume veten,si duket Evropa po pret qe Krishti i ri te dale nga Shqiperia.Shikoni se Evropa qe nga kreu e fundi po voton parti rraciste dhe ekstremiste,nuk do jete vone kur keto ta merrin pushtetin dhe fajet e krizave ekonomike ti shkarkojne mbi rracat,emigrantet dhe te ndryshmin nga vetja e tyre.Kesaj rradhe s’do Hollanda,mot mbase nuk do Finlanda apo kontinenti Muu.

  11. VLTR says:

    Prof. Mirela Bogdani ka radhitur arsyet pse ne nuk e meritojme te shpallemi vend kandidat. Mjaft komentues shperthyen menjehere ne sulme ndaj profesoreshes se nderuar, a thua se disa te verteta qe radjhit ajo, do behen shkak per mosdhenien e nje pelqimi. Fatkeqesia eshte se gjate gjithe per te na ruajtur rendin e moslejuar te vrasim njeri tjetrin, te mos harrojme 1997-ten; ne kemi nje klase politike qe i ka shkaktuar deme te pallogaritshme ketij populli dhe ka humbur besueshmerine tek nderkombetaret. Dhe eshte e drejte te thuhet, a duhet shkuar si lypsare, te tille jemi bere fatkeqesisht, apo duhet shkuar me koken larte. Njerezit dinjitoze do te preferonin te dyten, te shkojme kryelarte, ata qe jane mesuar te rrojne qyl e pa nder do te preferonin te paren,

  12. lili says:

    Edhe n’evrope ka korruption sigurisht,po n’asnje vend te botes nuk ka ndodh te behesh pronar Duke grabit pronen e pronarit te vertet,Duke i mohuar te drejtat qe ligji i jep,Duke u pasuruar ne korriz te tjeterkujt me djersen e tjeterkujt,
    Béni punet e shtepise nje here si duhet e si ka dhane Zoti,e pastaj kerkoni anetarsim.

  13. knife-y says:

    nuk duhet te leme serbine, malin e zi, dhe maqedonine te hyjne ne be para shqiperise.

    gabime kemi, ndoshta me shume sec mund te mendojme por absolutisht ne asnje menyre shtetet fqinje te futen ne be para nesh.

  14. sali berisha(lexoni e me dy pika siper) says:

    HOLANDA VENDI I GAY-VE ,HOLANDA USHTRIA E TE CILEVE U HAPI RRUGEN KRIMINELEVE MLLADIC E KARAXHIC PER TE VRARE 8 MIJE MESHKUJ MYSLYMAN NE SREBRENICE ME 1995 DJE DHA VOTEN PRO PER KRIMINELEN SERBI DHE PER SHQIPERINE QE NUK KA AQ KUSURE E KRIME MBI VETE THA JO.FUCKING EUROPIAN BITCHS.EUROPES I THYHEN HUNDET VETEM NQSE NDERGJEGJESOHEMI PER BASHKIMIN KOMBETAR.KURVAT E VJETRA EUROPIANE NA REFUZOJNE STATUSIN PER TE TRETEN HERE DHE ARSYET DIHEN,SEPSE JEMI SHUMICE MYSLYMANE,NDERSA TE TJERAT JANE SEBEPE JO ARSYE TE QENESISHME.QEVERIA RAMA DUHET T’U JAP PASAPORTA SHQIPETARE KOSOVAREVE,PASTAJ TI SHOHIM KURVAT E PESHTIRA EUROPIANE QE I LUTEN SLLAVEVE PER TU BASHKUAR ME EUROPEN,NDERSA NEVE QE THEMI 87% TE HYJME NE EUROPE NA KTHEJNE SHPINEN.SHUME MIRE UA BERI UKRAINA DUKE U THENE JO.PSE MOS TU THEMI EDHE NE JO .PO ULE KURRIZIN DO TI KEMI NE SHPINE GJITHE JETEN KETA KURVA TE NDYRA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje