Lodhja hollandeze dhe moslodhja shqiptare!

13 Dhjetor 2013, 21:25Blog TEMA

Nga Arben Manaj

 

Duket se fatkeqësisht hollandezët, të njohur për vendosje barrierash, si në rastin e baticave detare, do pengojnë edhe baticën e opinionit të shteteve të tjera anëtare të BE-së për t’i dhënë një PO inkurajuese, vendit që paradoksalisht është më pro-evropiani dhe ndër të fundit më të paintegruar institucionalisht në klubin e vjetër politik të

Evropës.

Nuk them se Shqipëria nuk ka probleme me kriteret ideale për t’u anëtarësuar, absolutisht jo. Por për të marrë statusin e vendit kandidat, besoj se biem dakord të mos biem dakord, e meriton.

E meriton pikërisht se ka bërë hapa dhe ka përmbushur ato kritere të momentit politik dhe institucional për këtë status, gjë që është edhe konfirmuar nga Komisioneri i BE-së për Zgjerimin apo edhe nga Parlamenti Evropian, që nuk besoj se janë më pak të vëmendshëm apo kanë standarde më të ulëta vlerësimi se parlamentarët hollandezë, në rastin e Shqipërisë, që kanë konkluduar se Shqipëria e meriton këtë status.

Padyshim që vetë rregullat e BE-së dhe mënyra e vendimmarrjes së saj, është e atillë që kërkon anonimitet absolut për vendime të tilla. Ndaj edhe flitet dhe është artikuluar prej kohësh nga vende si Britania apo edhe të tjera, që Bashkimi Evropian lipset të reformohet dhe kërkohet një rishikim i sistemit të vendim-marrjes, i cili jo domosdoshmërisht do duhet të aplikojë kriterin e unanimitetit.

Por ndërkaq, Hollanda ka të drejtën e saj institucionale dhe legale për të mbajtur një qëndrim, siç e shikon të arsyeshëm.

Arsyet e saj për më shumë progres dhe hapa të Shqipërisë, mund të qëndrojnë sot, dhe jam i sigurt që do të qëndronin dhe do ishin më imperative, edhe nëse Shqipërisë, Haga do i kishte thënë PO.

Por duket se ka një standard të dyfishtë hollandez, nga një vend që argumentueshëm, ndërkohë që duket se është i kompleksuar nga e kaluara e saj me dështimin deri kriminal në Srebrenicë, kur u angazhua në Ballkan e deri tek dhënia e të njëjtit status dikur, një vendi si Serbia që iu dha ky status, që edhe mund t’i refuzohej për specifikat që kishte në atë moment kohor.

Por u inkurajua, dhe mirë u bë që u inkurajua ne atë botë Serbia, madje edhe sot do duhet inkurajuar për të avancuar më shumë hyrjen e Beogradit në shinat e trenit evropian sesa atij rus.

Ka një standard të dyfishtë edhe për faktin se ndërsa BE-ja, në tërësi duket sikur kërkon të inkurajojë një shtet si Ukraina, që të nënshkruaj marrëveshje me BE-në, ku vokacioni pro-evropian i ukrainasve është shumë poshtë niveleve shqiptare në rastin e konkret, dhe sërish nuk inkurajohet një vend si Shqipëria, që nëse i përkëdhel sedrën dhe i vjen përshtat refuzimit hollandez, sërish mbetet vend me predominancë myslimane, por sërish shumë pro-evropian se shumë shtete që sot edhe mund të duan të dalin nga BE-ja.

Them se ka një qëndrim të dyfishtë edhe për faktin se edhe në kohën kur iu dha statusi i vendit kandidat Maqedonisë, për shembull, nuk është se Maqedonia ishte shumë më përpara Shqipërisë në standarde dhe vlera demokratike sa c’ është sot Shqipëria, e sërish u inkurajua.

Nuk po flas që po kjo Hollandë, po në bazë të sistemit dhe kriterit të unanimitetit të vendim-marrjes i tha PO, jo vetëm statusit kandidat të Rumanisë dhe Bullgarisë, por edhe anëtarësimit të tyre në BE, kur pranohet gjerësisht se këto shtete janë epitomë e vendeve me korrupsion endemik dhe krim të organizuar dhe botë të nëndheshme kriminale super aktive.

Refuzimi hollandez është për të ardhur keq edhe për një fakt tjetër. Kjo ndodh kur konsensusi politik në Shqipëri, është unanim si nga qeveria ashtu dhe opozita, që është treguar mjaft konstruktive duke kërkuar zyrtarisht dhënien Shqipërisë së statusit të vendit kandidat dhe jo për oportunitet politik, sesa për faktin se edhe ajo ka kontributin e saj ndër vite në këtë proces, por edhe pse Shqipëria realisht ka bërë hapa këtë vit për të kënaqur 99 për qind të vendeve të BE-së dhe institucioneve të saj politike për domosdoshmërinë e inkurajimit drejt integrimit evropian.

Jo vetëm Shqipëria, por tërë Ballkani, ka nevojë për inkurajim, qoftë edhe simbolik drejt BE-së, dhe refuzimi hollandez mesa duket nuk ndihmon.

Deri në samitin e BE-së është afro një javë dhe shumë gjëra edhe mund të ndryshojnë, dhe nëse vërtetë ka vullnet të sinqertë politik në nivelet më te larta politike të BE-së mund të bëhet presion ndaj Hagës, siç kujtoj u bë deri në minutën e fundit ndaj Athinës, në rastin e dhënies së statusit të vendit kandidat, Maqedonisë.

BE-ja mund të ndihet e lodhur nga zgjerimi me vende të reja, por do të ishte fatkeqësi, nëse edhe aspirantët do të ndiheshin të lodhur nga mosintegrimi.

Një javë është kohë e gjatë në politikë. Gjithsesi Shqipëria zyrtare nuk do duhet të dekurajohet, edhe pse po tregon entuziazëm të admirueshëm.

Por në rastin më fatkeq të refuzimit të këtij statusi këtë vit, do të duhet ta shoh këtë gjest si një shenjë serioziteti, se do duhet të shtoj tempin dhe ta marr seriozisht procesin e integrimit, që pas statusit, kur do që te ndodh, do ketë kritere akoma më të vështira, nëse vërtetë, do që një ditë brenda kësaj dekade, ëndërron të ulet në karrigen ngjitur me hollandezët në tryezën e Evropës.

Dështimi shqiptar është në një farë mënyre dhe dështim i tërë atyre shteteve që kanë mendim të kundërt me Hollandën për kriteret e përmbushura nga Shqipëria për statusin e vendit kandidat.

38 komente në “Lodhja hollandeze dhe moslodhja shqiptare!”

  1. duli says:

    Arben, ne jemi proeuropian por jo europian.

    1. edi*son says:

      me pak fjale ke permbledhur gjithe problemin. bravo.

      1. Skypion says:

        Gazetari Manaj,megjithese perpiqet te jete,medemek,i paanshem sa i perket raporteve politike ne lidhje me statusin,prapeseprape,ashtu si gjithe gazetaret dhe analistet e llogores ramiste,ANASHKALON thelbin e gjithe c’ka lidhje me Statusin.
        Po e permbledhim shume shkurt,qe edhe idiotet e dobishem te mund ta kuptojne:ne mandatin e dyte te Berishes,apo ne ate Berisha-Meta,Shqiperia mund ta kishte marre Statusin te pakten tri(3) here,dhe po kaq u pengua nga opozita e kohes,e Rames;perhere kur afrohej koha per Statusin,opozita e kohes se Rames,sajonte dicka,gjente nje pengese(njehere organizonte protesta te dhunshme,nje radhe tjeter,shtynte disa zuzare pseudo-te perndjekur te digjnin veten me benzine(!),e ndonjehere tjeter shpikte “Fiera”);obstruksioni i Rames ishte total dhe i vendosur;ne kete e kane ndihmuar edhe gazetare rrufjane si puna e ketij kokzbathurit Manaj;lejtmotivi i gjithe retorikes politike te opozites ramiste dhe i asaj te mercenareve mediatike qe e mbeshtesnin ,ishte:”Shqiperia nuk eshte gati per Statusin”,”Shqiperia nuk e meriton Europen” apo “Europen duhet ta ndertojme ketu”(kjo e fundit sidomos eshte shume mashtruese dhe prandaj edhe shume e felliqur).
        E gjithe kjo retorike e shemtuar,shkelqente edhe me shume ne shemtine e vet,kur…te huajt,nderkombetaret,vete EUROPIANET, na thonin se ju e meritoni Statusin,vetem se votoni ca ligje…
        Pra,djali i Kristaqit dhe nipi i Spirros,bashke me zuzarerine qe i vete pas,thoshte “s’e meritojme Europen” – kurse ,vete europianet,thoshin “ju e meritoni Europen”!
        A s’me thote ndokush se cfarre rrace mooti i perket ky sojzez,ky psikopat mashtrues,ky dilenxhi e dinsez antishqiptar,sepse,nje sjellje e tille e gerbulshme nuk eshte prej shqiptari?!!
        E pra,logjika eshte e thjeshte fare :”kur vete shqiptaret,nuk duan ta marrin statusin -mendon politikani ,ne kete rast hollandez -,atehere pse t’ua japim me zor?!”.
        Apo “kur vete shqiptaret thone se ne nuk i permbushim standartet(per te cilat edhe mund te kishim mbyllur nje sy,si ne shume raste me vende te tjera te Lindjes e Ballkanit),s’kemi sesi t’ua japim”.
        Edhe gazetari Arben Manasj,ashtu si Andrea Stefani,Lorenc Vangjeli,Kico Blushi,Mustafa Nano etj ,ka dhene kontributin e tij ne krijimin e kesaj psikoze thellesisht antishqiptare ,”ku shqiptaret jane te padenje per Europen”.Prandaj,edhe ky shkarrashkrim i tij eshte i gerditshem dhe hipokrit.

        1. Zeni says:

          Dhe cfare trapi ……

    2. raimondi Vlonjati says:

      Po une cuditem ky Beni eshte atje ne Angli dhe nuk e kupton se mohimi Holandez per Shqieprine , nuk ka lidhje fare me plotesim kushtesh , ka lidhje me antiaptine historike qe ka Europa ndaj nesh

      Biles edhe ato qe jane pro, duket qe e kane sa per sy e faqe se per te te futur ne EU nuk te fusin kurre . E tha pak a shume kete mendim Doris Pack

      Dhe mua me duket se EU do te beje nje loje te tille, qe te fusi ne fillim Serbine ne EU dhe pastaj hryjen tone e bllokon neprmjet Serbise , nderkaq qe keta te EU-se do dalin sikur jane dakort por nuk do Serbia

      Nuk ka kuptim qe qeveria jone te harxhoje energji per ne EU, se edhe sikur te gjitha kushtet ti plotesoje Shqiperia ata nuk na fusin ne EU

      Ndaj eshte mire qe qeveria te shikoje per investimet kineze ne Shqiepri, dhe te punoje per paqesimin e politikes shqiptare me njeri tjetrin….

      Se jane te gjitha lojra te EU-se kur thote fusni ne burg ata qe kane ebre korupsion
      I Kane lojera, se edhe sikur korupsioni te jete zero ne Shqiepri ata nu k na fusin ne EU

    3. Epiri says:

      Hollanda si ka Qef ProtoEuropianet,(EU e pare Albanet) parapelqen me shume ishKolonite e saj qe ja kan ndryshuar ADN nga te bardhe i ka bere te zinj. Shteti me Rrumpall ne EU qe rrojne vetem nga Maruana dhe Trafiku i Kokaines. praktikisht eshte Tregu me i madh dhe i lir ne EU.

  2. polisi. says:

    ata kujtoin se pote ken ne palamentin e BE deputet nga shqipriaq kan frik se mos han nai stilolaps kokes ei shain me nan emoter se parlamenti jon kte figur ka lle kultur ka tregu duke hyr lloi lloi plehre ne parlament..

    1. pa emer says:

      Le ti zgjedhin me integrit, por momentalisht rri ne shtepi Ledi Shamku nje intelektuale e zonja e shkon ne parlament vasilika hysi greke, madje thuhet se eshte edh ebashkepunetore me shish.

  3. Albnr1 says:

    PO jane marrosur te gjithe pas integrimit. Kur e pyeta nje sovllene si u futet ne BE, ajo tha asgje. Ne na kerkoi BE te anetaresohemi sepse ne jemi vend me standarde dhe komunizmi ketu ka qene shume i bute…

    Duhet te njohim mire veten…mentaliteti yne eshte mbi te gjitha qe na pengon. Cdo dite po vriten njerez, cdo dite. Njerezit jan ete shtrenguar te jetojne ne familje te madhe ose ne fis. E drejta e fjales se lire ketu mungon teresisht. Shifni komentet ne keto portalet plot me fyerje e nivel shume i ulet argumenti, kjo tregon cektesi mendimi. Pertej kesaj te shkruash nje opinion qe ti as vete nuk e di se Zeusit do t’i bjere keq ne vesh, je automatikisht i zhvleresuar prej tij, gjithe kontributi yt shkon kot.

    Ndersa perpara presidentit amerikan Profesori mban fjalim per Lidershipin ushtarak dhe kritikon hapur sipas tij politiken amerikane gjoja paqedashese dhe ai nuk e vendos fare ne thpnjeza. Po Presidenti SHBA i thote: Faleminderit PROF.,dhe as qe i shkon ne mendj eta perndjek duke e pushuar nga puna, por ndoshta reflekton mbi ate qe prof. ka thene….

    Ja kete rruge duhet te ndjekim, e cila eshte shume e veshtire…por ne do t’ia dalim duke e lene tjetrin te flase. duke e degjuar dhe kur s’na pelqen pa e ofenduar te mbyllim gojen.

    Amerikanet thone: Me mire 1000mendime te gabuara sesa nje mendim i zgjuar. Po nuk e pranuam fjalen e tjetrit, dhe po nuk e paragjykuam ate ne ne europe nuk mund te hyjme sepse mendtaliteti eshte i pari…

  4. albani says:

    Sic duket jane zemeruar se Luli u ka refuzuar bythen atyre, Cohenit si p.sh. dhe ata nuk harrojne lehte. Pta kete pune, ceshtjen e integrimit te Shqiperise ne BE e paska ne dore Luli i Bashajve. Duhet bere lobingme Bashen qe ky te liroje bythen qe Shqiperia te hyne ne BE. Shume e thjeshte!

  5. Pëllumb zaimi says:

    Një analizë e mirë që duhet lexuar. Edhe pse mund te mos ndash te njejtin mendim gjithsesi arsyetimet e autorit janë bindese deri ne atë shkallë ku nuk jemi futur né botën e prapaskenës politike. Kétu luhen shume gjera qe po ti dimé mund ta ndryshojmë komplet arsyetimin. Por autori operon me ato qe sheh ne skene dhe,në ketë veshtrim arsyetimet e tij jane bindese. Nderime autor!

  6. Pëllumb zaimi says:

    VR!!! Një analizë e mirë që duhet lexuar. Edhe pse mund te mos ndash te njejtin mendim gjithsesi arsyetimet e autorit janë bindese deri ne atë shkallë ku nuk jemi futur né botën e prapaskenës politike. Kétu luhen shume gjera qe po ti dimé mund ta ndryshojmë komplet arsyetimin. Por autori operon me ato qe sheh ne skene dhe,në ketë veshtrim arsyetimet e tij jane bindese. Nderime autor!

  7. kapteri says:

    Ky arbeni s’qenka ne terezi,shqiperia ka 100 te zeza ky do statusin.Statutin e merr kur te mos kesh me korrupsion,papunesi,gjykata te korruptuara,politikane te korruptuar,droge,krime,varferi,prostitucion,zbatim te ligjit,rritje te nivelit te jeteses,rrogave,asistences per te papunet,strehim per te pastrehet,ulje te ndotjes,kur ti plotsojme keto mbase na pranojne.

    1. Ami says:

      O kapter!!

      Nese shumica e shqiptareve Kane mendt e tua nuk e meritojme vertete ! Ore keto qenke listuar ti I Gjen ne vendet e BE e jo me ne Ato qe duan te behen kandidate ! Macedonia Eshte kandidate a thua I ka zgjidh keto! Rrote ! Ik debil ik se per njerez si ty nuk na fusin ne bE ne Hahahaha

  8. sosi says:

    z.Arben bravo per te gjitha keto qe shkruan.jane shume me vend por nuk do te harrojme se jemi shteti i fundit qe kemi dale nga halja(me fal per shprehjen)e komunizmit dhe n.q.se do na fusin nje dite ne evrope do te jemi perseri te fundit

  9. Firdus Luzaj says:

    Arbeni shkruan ,por un nuk di nese Arbeni ka njohurite ir se çeshte UE,mbase edhe gaboj po ne keto video paraqesin nje Evrop te cilen sikurse keshtu paraqitur nuk me intereson ………….
    http://www.youtube.com/attribution_link?u=%2Fwatch%3Fv%3DSeU69l4uYIc%26feature%3Dshare&a=GYzes0jdS88Cm4t894l_jA

  10. Frojd says:

    E gjithe kjo eshte reagim i SHBA pas refuzimit per demontimin e armeve kimike edhe pse duhet thene qe qeveria iu bind vullnetit te populli.Ardhja e Moor ne Shqiperi vetem pak dite para ketij vendimi te madh dhe takimi me Salen ashtu sic beri edhe para zgjedhjeve qe nuk tregoi aspak respekt per opoziten e atehershme PS do te thote shume.Ne qe ju pranuam ne NATO do te stopojme hyrjen ne BE.Pra kjo eshte loje e SHBA.

    1. Wendy-B says:

      Loje ose jo @Frojd,Shqiperia nuk eshte gati te hyje ne Europe, sidomos nga ana ekonomike.

      1. Frojd says:

        Hyrja ne BE eshte inkurajim per ne si vend qe i perkasim Europes dhe anetaresimi ne BE hap shanse zhvillimi prandaj mos prit qe te zhvillohesh, separi duhet futur ne BE por beso qe eshte SHBA qe dikton.

    2. raimondi Vlonjati says:

      O Frojd o idiot !
      USA e konsideron Shqiperine mikun me besnik ne Europe.Amerikanet e dijne qe EU eshte e pabese
      ndekraq qe shqiptaret jane pro USA

      Shko lexohe ca thote State Department per Shqiperine, dhe en fakt beme gabim qe nuk i morem ato armet kimike

      Kishim mare ato arme brenda , mernim edhe parate edhe miqesine specifike te USA dhe as qe do e ruanim fare per statusin e ketyre homove te EU-se

  11. nje shqiptar says:

    ….ne seancen e parlamentit hollandez po shqyrtohej dhenja e statusit kanditat Shqiperise,po shiheshin te mirat dhe te keqijat,importet dhe exportet….ngrihet nje deputet dhe thote qe nga Shqiperia importojme shume marijuhan dhe eshte shume e mire ja provojeni…por kam frike se po ta fusim Shqiperine ne Europe bien importet.Deputetet pasi tymosen nga nje cigare mbeten shume te kenaqur nga cilesia e larte e barit dhe …..vendosen te gjthe nje zeri te mos ti jepet statusi Shqiperise.

  12. Vlere kane faktet jo llafet! says:

    Nisa te shkruaj nje koment kunder Hollandes per arsyet politike qe ajo mban qendrim perbuzes ndaj Shqiperise dhe me iken dritat, per pasoje dhe interneti. Pas gjysem ore erdhen dritat, por thoni ju me ngeli me ai frymezim?
    Megjithese mbase nuk i keni marre parasysh arsyet e zhgenimit tim te momentit, ka te drejte Hollanda, ne nuk jemi akoma gati, kemi tepri deshire, por mungese vullneti!

  13. fatmiri says:

    qeveria jone tani duhet ti beje thirrje vendeve arabe te kalojme andej. Atje ku eshte paraja. Ose duhet ti bejme thirrje Putinit ti bashkohemi rusise. Nuk po vdesin ata popuj per demokraci. Bile demokracie e Saliut ne na shkaterroi. Dhe po ashtu ti bejne thirrje dhe Kines. Europa duhet injoruar, pavaresisht se kundra del vetem Holanda. Europa ka lozur me Shqiperine ne çdo kohe dhe historia e marrdhenieve me te ka qene dhe eshte e hidhur. Nuk kemi kohe per te humbur, duhet te hidhemi atje ku na intereson dhe pastaj te shohim Eurpoen se si do sillet.

  14. ali says:

    Skypion i anashkalon bemat e diktatorit ! Je i neveritshem e asgje me teper !

  15. ali says:

    Fatmir , T’i bejme lutje Amerikes qe ta pranoje Shqiperine me statusin e Porto Rikos ! Kjo per shqiptaret
    do te ishte shpetimi nje here e pergithemone nga Evropa Plake ! S’ka c’na duhet as Puta Putini dhe as
    Kina e Sri-Lanka ?! …..

  16. Krojfi i stanit says:

    Edhe tigri esht progazel,por tiger ama

  17. Haxha says:

    Edhe qeni esht pro njeriut por mbetet nji qen zagar ama!!

  18. Pijaneci(po jo i dehur) says:

    Jemi më proeuropianët, por…me mentalitet anadollak…

  19. ali says:

    Drejt e thote Raimond Vlonjati . Eshte tamam analize e drejte ! Evropa luan me ndjenjat e shqiptareve si
    macja me miun ! Eshte thjeshte genjeshter e hipokrizi jezuite ! Europa, shkurt , nuk don ”myslimane ,, ne
    kete mjeran kontinenti . Konluzioni : Shqiperia me referendum popullor t’i ”lutet,, Amerikes qe ta pranoje
    ate me statusin e Porto Rikos : ”shtet i lire atashuar,, apo i ”shqerizuar,, !!!
    S’ka c’na duhet as rusi dhe as Kina , sic propozon ketu nje komenator ! ? .

  20. ILIRET says:

    Ku jane shqiptaret. Ku mutin eshte shoqeria civile.

  21. laraska says:

    Nje analize pa pike vlere. Ne vend qe ti hapen syte shqiptarve, thjesht sa i perkedhel egon e erresuar nga injoranca. E para punes duhen ndare disa gjera ketu: Ka ndryshim mes Europes si koncept gjeografik dhe Europes (ose Perendimit) si koncept politiko-ekonomiko-shoqeror. Ne baze te konceptit te pare, po jemi Europian sepse aty shtrihet vendi jone, por ne baze te koceptit te 2., jemi vite drite larg. Ka ndryshim te madh sa nje humnere mes Shqiperise dhe vendeve perendimore, e nese dikush nuk e sheh dot kete ndryshim, atehere kurre mos e pafte. Gjithashtu ka nje ndryshim te madh mes te qenit proeuropian dhe europian. Proeuropian mund te jete dhe Maroku per shkakt te lidhjeve me Francen (bie fjala), por a e ben kjo Marokun Europian? Jo! Akoma me keq eshte qe te perdoret proeuropianizmi i Shqiptareve si justifikim per mosmarrjen e statusit kur arsyeja e vertet eshte deshtimi i shtetit tone. Turp qe ti si analist bazon analizen ne kete koncept. E para punes,ka nje sere kushtet per te hyre ne Europan, dhe te jesh pro BE eshte nje nder ta, jo i vetmi kusht. Te jesh pro BE e te tudnesh ate flamur ne cdo rast nuk do te thote se ke uje, drita, nuke, pune, drejtesi media te lire, arsim etj etj. Sa pro BE je ti tregohet vetem ne fund te procesit ne referendum, por deri atehere ti ke ndertuar nje shtet dhe gjithashtu populli eshte njohur me konceptim e BE (detyrat dhe te drejtat). Se dyti,ku e sheh ti proeuropianizimin apo te qenit pro perendimor tek ne kur pa u bere 24 ore nga ky lajm, shumica po shan Holladen (per deshtimet tone – ironi shqiptare), BE-ne, perendimin. Ke nga ata komentues (se di me qellim keqdashes apo nga injoranca) po thone lidhuni me Kine, Rusi, Arabi? Hahaha ky episod ta tregon shume bukur qe ne nuk e dim as vet se cfare jemi. Tundim flamuret kot, por neser te na vene ne dore edhe flamurin e NIgerise, do e tundnim. Ku e sheh sot ti proeuropianet shqiptar? Sheh disa tufa injorantesh qe ne vend ti vejne gishtin kokes, shajne e shajne dike tjeter per deshtimet e veta. Ne nuk jemi pro BE, ne jemi thjesht disa deshtak, inacor qe i duam gjerat qyl. Nese fiton statusin e vendit kandidat, fiton financime nga taksapaguesit e BE, edhe ne vetem kete duam. Se nuk dime te fusim kembet ne nje kepuce qeverive, prokurorise, presidentin e gjykatave tone dhe duam leket te na vijne qyl nga taksapaguesit e tjere. Ja qe ka shtete si Hollanda qe nuk lejon qe taksa e popullit te vete te shkojne per dhjame te qenit. Qendrimi jone pas ketij epidodi eshte i trishtueshme, patetik dhe e mjerueshem

  22. Sofo says:

    O laraska! Sic paske pseudonimin paske edhe trute! Kaq mjafton ! Njerez debila !

    1. laraska says:

      Haha epo cte besh kjo tru laraska nuk beson fjalet e Berishes qe jemi vendi 2-te pas Gjermanise.

  23. andi says:

    Hollandezet me qellim e lane kriminelin Ratko Mlladiq qe te masakronte 8000 Boshnjake Muslimane brenda nje nate. Ata ishin bashkepunetore te krimineleve Serbe ne ate lufte. hollandezet ne te gjitha krimet e serbeve kishin dijeni e indiference. Ata serbine e ndihmojne edhe tani. Kush bashkepunon me kriminelet eshte kriminel, e ata duket se te tille jane, ose me e pakta jane rraciste te terbum, por qe jane me mendje te ftofte si dhe vendi i tyre. Shqiptaret do bejne edhe pa ato bashkepunetore te krimineleve. Europa e gjithe Bota ta shikojne nese u intereson.

  24. Malabo says:

    E goditur, kur neve te jemi gati për BE ata do na ftojnë vetë ti bashkohemi “club-it” të tyre, mbase dhe dëshira jonë do jetë zvenitur atëhere.

  25. Protestantja says:

    NE prag te vendimit te statusit per here te trete,diku vjet nga pranvera, gazetari Manaj shkroi nje artikull me nje analize realiste mbi arsyet pse Shqiperia nuk e meritonte statusin, bile nese do ja jepnin do ishte me hater, e tipit me “breke neper kembe”, sic metaforikisht e shprehej Manaj. Disa muaj me vone, KY gazetar shkruan per te njenjten ceshtje, por duke thene qe Shqiperia e meriton statusin. Qe Shqiperia per disa muaj nuk ka bere mrekullira dhe progres ne plotesim kriteresh kjo dihet, por eshte ligeshtuese dhe e turpshme qe dhe gazetare qe sikur kishe qejf tu lexoje analizat, vetem per shkak te konjukturave politike apo rreshtimit ne llogoren e PS (sic Jane bere gjithe sahanlepiresit e Top Chanel Ku Ben pjese dhe Manaj) ndryshojne idete e principet overnight e pergenjeshtrojne ato qe Kane shkruar vete vetem Pak muaj me pare. Shkruesi me emrin Laraska e kish qare komentin, plotesisht dakort!

  26. Katolikja says:

    Nje replike me Protestanten! Bravo Manaj se qenka ne nje gjatesi vale me BE dhe Parlamentin Evropian qe thone se e meriton Shqiperia se ka bere progres!

    Apo edhe ata ndryshojn principe overnight ?!! Edhe pse nuk Eshte overnight se Kane Kaluar muaj apo me sakte nje vit!

    Edhe ti si laraska po gjykon me tru laraska apo jo!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje