Një burim i ri për rritjen ekonomike

16 Dhjetor 2013, 10:55Blog TEMA

Nga Alfred Peza

 

Pas 11 shtatorit 2001, Presidenti i SHBA Xhorxh Bush i telefonoi Alan Greenspan, shefit të Rezervave Federale, për t’i kërkuar një këshillë që duhet t’u jepte amerikanëve dhe botës, mbi rrënojat e kullave binjake, nga aty ku pak orë më parë kish qenë Qendra Botërore e Tregtisë.

“Nëse do isha në vendin Tuaj, do t’u jepja tri këshilla”, iu përgjigj magjistari i financave.

“Ato janë: Konsumoni. Konsumoni. Konsumoni”.

Ishte ky optimizëm i përcjellë nga lidershipi më i lartë politik, strategët e komunikimit publik dhe mediat; elasticiteti i ekonomisë më të madhe të botës dhe “dora e padukshme” e Adam Smithit, ato që më së shumti çuan në ringritjen e shpejtë të ekonomisë amerikane dhe globale, pas asaj që konsiderohet si sulmi më i madh terrorist në historinë e njerëzimit.

Ky detaj m’u kujtua, ndërsa po diskutonim të hënën e kaluar, në Grupin Parlamentar të PS në prani edhe të kryeministrit Edi Rama, rreth projekt- buxhetit të shtetit për vitin 2014.

Kjo më bëri që t’i rikthehesha librit të famshëm “Epoka e trazirave” të Greenspan, ku ai shkruan se “është efekti psikologjik që i shpie njerëzit në gjendjen e panikut dhe të rënies ekonomike”.

Qeveria krahas diskutimit teknik dhe detajimeve përfundimtare të Buxhetit të ri të shtetit, zbaton strategji të komunikimit publik, për ti bërë qytetarët, të vetëdijshëm për vendimet që po merren, efektet që ato do sjellin mbi ekonominë e vendit në përgjithësi dhe mbi familjet e bizneset e tyre në veçanti. Kur qytetarët qartësohen për situatën ekonomike dhe financiare të vendit dhe për perspektivën e saj gjatë vitit të ardhshëm e në vazhdim, ata arrijnë që të projektojnë shumë më qartë, pritshmëritë dhe perspektivën e tyre.

Teoricienët e ekonomisë shprehen se “rëniet ekonomike janë si uraganet, ato shkojnë nga niveli i zakonshëm deri në nivelin më të lartë. Rëniet e zakonshme janë pjesë e ciklit ekonomik: ato ndodhin kur stoqet e rezervave të biznesit janë më të mëdha se kërkesa dhe kompanitë shkurtojnë përnjëherësh prodhimin deri në shitjen e rezervave të tepërta. Kriza e kategorisë 5 ndodh kur bie në kolaps vetë kërkesa, kur konsumatorët ndërpresin shpenzimet dhe bizneset ndalojnë investimet”.

Rreziku më i madh që i kanoset sot ekonomisë shqiptare, është ndalimi i investimeve nga bllokimi i zinxhirit të pagesave nga ana e biznesit. Kjo për shkak të borxheve që u krijoi atyre qeveria “Berisha”, nga mospagesa e punëve të kryera dhe detyrimeve të tjera. Kompania “Deloitte” identifikoi shifrën prej 24.6 miliardë lekë ose 240 milionë dollarë, që buxheti i shtetit i detyrohet aktorëve të brendshëm dhe të huaj të ekonomisë shqiptare.

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, tha se në këtë shifër, pjesën dominuese e zë borxhi ndaj infrastrukturës rrugore, i cili është rreth 65% e kësaj shume. Pjesën tjetër prej 17% e zë borxhi në sektorin farmaceutik dhe pajisjeve mjekësore. Arsimi zë 8.4%, kryesisht me borxhin ndaj ndërtimit të shkollave të reja. Të gjitha këto, përbëjnë 90% të totalit të borxhit, ndërsa 10% e shumës, janë pagesa nga më të ndryshmet.

Pagesa e gjithë këtij borxhi e parashikuar në buxhetin e shtetit për 2014, do të jetë një oksigjen i jashtëzakonshëm për biznesin, i cili në pamundësi likuiditetesh ka rritur në masën 25% sasinë e kredive të këqija në bankat shqiptare të nivelit të dytë. Kjo dhe masa të tjera që po ndërmerr qeveria, bëjnë që gjatë vitit të ri, ti hapet rruga investimeve të reja, rigjallërimit të biznesit dhe rritjes ekonomike të vendit. Kjo do të sjellë me siguri relaksimin e tregjeve dhe marrëdhënieve ekonomiko- financiare në të gjithë piramidën e shoqërisë, shtimin e shpenzimeve nga ana e konsumatorëve shqiptarë, e për rrjedhojë vendi do i rikthehet normalitetit dhe ritmeve të mëparshme të rritjes ekonomike. Që kjo të arrihet sa më shpejt, qytetarët kanë nevojë për mesazhe optimiste nga politika në përgjithësi dhe mazhoranca qeverisëse në veçanti.

Vendi ka nevojë për mesazhe normale si ai që Greenspan i këshilloi Presidentit Amerikan pas 11 shtatorit, për të “konsumuar, konsumuar, konsumuar”.

Shqiptarët sot nuk kanë nevojë as për mesazhe si ato të ish- kryeministrit demokrat se jemi vendi i dytë në botë pas Gjermanisë për nga rritja ekonomike. Dhe as si ato të ish Kryeministrit socialist të para më shumë se 20 viteve, se Shqipëria ka edhe 6 ditë bukë. Është realizmi dhe efekti pozitiv psikologjik, ai që do ti çojë njerëzit në gjendjen e optimizmit dhe të rritjes ekonomike. Duke filluar nga 2014. Për këtë: Koha është tani!

73 komente në “Një burim i ri për rritjen ekonomike”

  1. loni says:

    z peza,,je nje gazetar i mathe,,respekt…

    1. Franceska says:

      Alfred Peza eshte i vetmi gazetar qe ka deshmuar arritje, sukses ne saje te forces se vet dhe jo ne saje te ndihmes se politikaneve. Kjo beri qe mediat qe ai drejtonte si Ora News, Vizion Plus, Shekulli, Koha Jone, Shqip apo Revista Klan te zoteronte tregun mediatik ne peshen qe kishin tek populli

      1. gazetari says:

        kam punuar me fredin dhe ishte sistematik i lexuar si njeri e shum i aft. punonte nga mjesi deri ndark pa pushim. vinte i pari e ikte i funit. ky esht celsi suksesit tij

        1. raimondi Vlonjati says:

          Kur lexon artikuj te tille mbi Ekonomine & Konsumin… e kupton se mjerimi intelektual
          nga i cili vuajne ekipi i skopionsave qe ju keni vendos ne krye te Shqiperise
          nuk eshte …qesharak, por eshte …..”kuje me dreke” , sic thote nje shprehje vlonjate kur je mbushes topi i pafund, si ky artikullshkruesi..

          Keto qe thote ky kopetenti juaj , tregojne se keta qe keni ne krye
          kane nivel me te ulet se niveli i ruges ….

          Dhe nga ana tjeter tregon edhe Arrivizmin e ketyre deficenteve , se si kane paturpesine dhe pranojne te jene ne krye te vendit kur edhe per gjerat
          me te thjeshta ne bote ( sic eshte ky muhabeti “shkencor” mbi ekonomine
          qe po na tregon ky Pezaku )
          ketyre ju duket sikur po thone “shpikjen” e radhes

          Nje gje eshte, se nga sa degjojme nga “kopetentet ” tuaj PS-ja paska ne krye ekonomistet me budallenj ne Shqiperi, dhe politikanet me qesharake …ne planet

      2. Mondi says:

        e kam ndjek nga gazeta koha jone deri tek vizion plus dhe tani po e ndjek ne politike. asnjehere nuk ka folur kot dhe asnjehere si ka shkuar fjala kot.
        sa per ceshtjen e ekonomise, qeveira ia la bosh arken. dhe ps duhet te sforcohet si gjithmone

        1. Pilo Lala says:

          Rrugacet qe iken kishin nje strategji: Te kthehen prape.
          Kjo strategji funksionoi ne Greqi, ku u rrezua qeveria Socialiste per 6 muaj.
          Berisha eshte djalli vete.

      3. toni says:

        ca lidhje ka kjo mi shoqe me artikullin e Pezes?

    2. Gregu says:

      Eshte me te vertete i arrire ? Kur lexon cfare ka shkruar Alfred Peza, nivelin e perdorur prej tij ne kete shkrim dhe nivelin e disa komunentuesve (qe me shume gjasa) udhehiqen nga bindjet si te djathte dhe jo si lexues, te vjen per turp ti lexosh

    3. ambra says:

      jeni i paarritshem jo vetem nmedia por dhe nekonomi sqekeni keq

      1. Argita_B says:

        Peza flet per bon sens, pra lexon strategji te pergjitheshme ekonomike dhe kultura e pergjitheshme qe ka, i lejon te shohi me qarte dhe te sjelli nje sinteze qe mund te kuptohet per pjesen tjeter.
        Pra nuk ka lidhje me aftesite ne ekonomi po me kulturen e pergjitheshme te tij e cila eshte mbi mesataren.
        Per sa i perket ekonomise, nese do te flitej per makro ekonomi atehere Peza sigurisht duhej tja linte vendin nje specialisti te fushes. Problemi eshte se ne Shqiperi flasin politikanet, militantet e shume rralle u jepet hapesire ne media specialisteve te vertete, biles specialistet e vertete ne nje pjese te madhe te rasteve sot jane te papune pasi i afti i prish pune politikanit shqiptar.

        1. studenti says:

          Po mire ky qe ka vite qe lexon, qe ka vite qe meson dhe qe merret me ceshtjet aktualitetit s’duhet te flasE? Po kur flasin te tjeret per kete pse jo ky qe eshte i arrire ne profesionin e tij dhe ka bote.

        2. -homeri- says:

          —ai flete si politikan per ti dhene optimizmin e nevojshem popullit dhe fton specislistet te bejne detyren e tyre ne sqarimin e publikut

    4. romeo says:

      JEMI KRENAR QE JE DEPUTETI I PEQINIT! SI TY SDO NA VIJE ASNJEHERE NJE DEPUTET QE I PRET NJEREZIT, QE RRI ME NE, QE NA DEGJON, QE NA NDIHMON DHE QE DITA – DITES PERMIRESON JETEN E VENDLINDJES TENDE.

    5. Iliri says:

      me lejoni tju shpresh mirnjohjen time per suksesin e bazuar ne merite qe keni ber

    6. Dashi says:

      cdo parti politike duhet te te ndjeke dhe te te lexoje ne ato qe shkruan se nuk flet kot ti. ka lezet per kete qe ben dhe cfare thua.

    7. Elbasanllija says:

      alfred peza eshte model suksesi dhe ka ditur te percoje tek njerezit idene e nje vizionari dhe punetori te palodhur me popullin

    8. Urimi says:

      je njish o fredo ka lezet qe ndegjojm njeres si ty

    9. Jur says:

      i papare! i paarrtishem! po na habit alfred peza dite – dites. se mendoja qe ishte kaq ekspert ne ekoonomi… sduhet zhvleresuar asnjehere ky njeri

    10. Aleksandra says:

      Ne Itali sa here qe ka nje nevoje shteterore per para, si prsh ndertim rruge te madhe apo fatkeqesi natyrore, taksojne cdo shtetas tek karburanti. ne momentin qe ata mbarojne mbledhjen e fundit e heqin taksen. sa i perket takses se cigares. shqiptaren e dine mire qe po te njejten pakete jashte shtetit e blejne 3.8 euro ne greqi apo 5 euro ne itali. sa me pak karburant dhe sa me pak cigare. mire na bejne.

    11. Tefiku says:

      Dhe si gazetar ke qene me i miri,por dhe si deputet je nje nder personat me me shum vlera.Respekte nga KUKESI

    12. qytetari says:

      Z. Peza

      A e Di ti qe do Rritet cmimi I naftes ne Janar.

      Per cfare konsumi derdellit:

      E dyta.

      Shefi I Goldman Sacs e gjeti me nje fjali problemin e Amerikes piramidale

      Ai tha

      Amerika Ben nje Pune shume te mire per te krijuar pasuri

      Dhe nje Pune shume te keqe per ta shperndare ate.

      75% e te varferve ne amerike punojne dhe sindikalizmi eshte zhdukur nga korporatat.

      1. qytetari says:

        Do na Beni bordello piramidale.

        Do i coni njerezit neper banka si ne USA

        Te marrin borxhe

        A e do to qe rritjja e naftes con ne reitjen e cmimeve tw gjithckaje????

        Ca konsum po na thua.

        Si ta Kini punen.

        Ai tjetri gati eshte Tju marre pushtetin

    13. luli says:

      DEMAGOGJI……DEMAGOGJI……DEMAGOGJI E MADHE!!!
      E fillove me “..konsumoni,konsumoni,konsumoni…”,por nuk na the asnje fjale se si do te “KONSUMOJME”!!!
      Qe te konsumosh ,duhet te kesh para!
      Te kesh para,do te thote te kesh nje pune,nje biznes!!!
      Te konsumosh,do te thote te kersh nje PENSION DINJITOZ(te pakten per ushqime) e jo ky PALO PENSIONI QE KEMI SOT!!!
      Te konsumosh,NE RADHE TE PARE DO TE THOTE(lexoje sakte ti,o gazetari Peza dhe kryeministri yt),qe QEVERIA TE PERCAKTOJE…..MINIMUMIN JETIK TE NJERIUT!!!
      PO,zoterinj qeveritare!!!
      Pa percaktuar MINIMUMIN JETIK NE SWHQIPERI,KURRE NUK KENI BERE GJE NE VIJE!!!
      Shqiptaret jetojne me INFORMALITET,qe do te thote,(pasi nuk kane rruge tjeter):
      -TE VJEDHIN,TE TRAFIKOJNE,TE VRASIN,TE PROSTITUOJNE,TE BEJNE KORRUPSION etj!!!
      RRITJET MASHTRUESE TE RROGAVE E PENSIONEVE cdo vit nga 3-4% eshte nje DEMAGOGJI KRIMINALE!!!
      Lexoni nje FATURE PESIONISTI,O QEVERITARE dhe do SKANDALIZOHET E GJITHE BOTA me keto TALLJE,qe na kane bere qeverite e Berishes:
      -KOMPESIM per buken:150 leke ne muaj!
      -Kompesim per energjine:350 leke ne muaj!!!
      JETOJ NE YZBERISHT,ku nuk furnizohemi me UJE TE PIJSHEM ne asnje SEKONDE TE VITIT,ndaj e blejme UJIN ,PER TE GATUAR E PIRE ME PENSIONIN
      qe shkon gati 50% e pensionit!!!
      Pra keto kompesimet e qeverise nuk perballojne as nje kafe ne JAVE e jo buken etj!!!
      Nje pyetje,zoti Peza,meqenese tani je edhe DEPUTET:
      Kush mbush moshen e pensionit,paguhet sipas ligjit dhe kushteve,qe permbush!!
      Por keto ligje jane ANTI NJEREZORE DHE KRIMINALE PER SHUMICEN E PENSIONISTEVE,SIDOMOS TE QYTETEVE!!!
      Pse,do thoni ju?
      -Ligji u jep te gjitheve pension njelloj pa marre parasysh edhe perfitimet,qe u ka dhene shteti disa kategorive te njerezve!!
      -FSHATARET kane marre nje sasi toke me te cilen PRODHOJNE DHE FITOJNE!!
      Pra e kane BAZEN E JETESES,ndersa pensionin as qe e llogaritin para FITIMEVE NGA TOKA!!!
      -SHOFERET,TRAKTORISTET,KOMBAJNERET,SHITESIT E DYQANEVE,iu dha traktori,kombajna,,makina dhe dyqani per 5 leke,por me keto MJETE PUNE(sidomos shitesat e dyqaneve ne qytet) nxjerrin miliona ne muaj qera etj,por SHTETI KRIMINAL nuk i llogarit keto BURIME SI MJETE TE FUQISHME JETESE,krahasuar me te tjeret,si mesuesit,ekonomistet,ushtaraket,inxhinjeret etj,qe nuk KANE MARRE ASNJE PRONE ,pervec ca letrave me vrime,qe nuk vlejne asnje lek!!!
      A NUK ESHTE KY NJE TRAJTIM KRIMINAL,QE SHTETI U BEN SHTETASVE TE VET????
      Gjykoj:
      -Te gjithe ata,qe kane perfituar mjete PLUS jetese,si TAKA,DYQANE,TREKTORE,KOMBAJNA,MAKINA,MAKINERI TE NDRYSHME SI TORNO,FREZA etj t’u LLOGARITET FITIMI NE RADHE TE PARE PASTAJ diferencen ta marre pension!!!
      Do te thoni se PENSIONI ESHTE PUNA E TERE JETE DHE I TAKON TA MARRIN!!!!
      E drejte kjo!
      PO DYQANI APO MAKINA,AUTOBUZI etj,qe sot nxjerr MILIONA KU FUTET???
      TE DOREZOJNE OSE DYQANIN,OSE PENSIONIN!!!
      Shteti duhet te llogarite PENSIONIN NE MENYRE HUMANE E JO KRIMINALE,sic eshte bere deri me sot!!!
      O QEVERI:
      -MINIMUMI JETIK DHE PERFSHIRJA SI PJESE E PENSIONIT FITIMI NGA DYQANET dhe MJETET E PUNES QE PERFITUAN KOT!!!
      Edhe ushtaraket kishin Pasduri kolosale NE USHTRI,POR QEVERIA nuk u dha as tullat e nje nevojtoreje TE REPARTIT KU PUNONIN,SIC MOREN SHITESAT DYQANET???
      Drejtesi eshte kjo???
      Nuk thoshte kot ENVER HOXHA,se ne
      – “KAPITALIZEM NJERIU PER NJERIUN ESHTE UJK”!!!

    14. Konica says:

      Ky eshte artikulli me diletant qe kam lexuar ndonjehere. Shumica e arsyetimeve qe jane dhene ketu jane pa baza. Eshte skandaloze kur ekonomia e Shqiperise krahasohet me ate Amerikane dhe pa pike turpi vihet shenja e barazise. Ne shqiperi nuk ka ekonomi tregu te mirefillte. “Dora e padukshme” e Adam Smithit keqperdoret shume, sic ndodh rendom me diletantet. Stimujt ekonomik qe mund te vene ne levizje ekonomine Amerikane nuk veprojne njesoj ne rastin e ekonomise amorfe Shqiptare.

    15. rezart says:

      Ore Peza ,lexova e rilexova,por BURIMIN PER RRITJEN EKONOMIKE NUK E GJETA!!!
      Mos e ke llafin,qe te shpenzojme neper KAZINOTE sa me shume???
      Po mire,mo Peza,po leket,mo,ato leket si t’i nxjerrim NUK NA THE GJE???
      Ore ,per pordhe dime te shesim shume ne shqiptaret,por kur nuk ke FASULE mbarojne edhe PORDHET!!!

    16. Demir Sukaj says:

      Kjo eshte nje arsye me shume,

      per ta litarosur Diktatorin ?

      http://goo.gl/vaU4gP

  2. anonim says:

    gazetar, deputet, analist, ekonomist, lexues ne anglisht, intervistues i Zanit ne 1997, adhurues i Zanit, adhurues i Sales para se te hynte PS, i ka te tera ky Fredi.

    1. Vini says:

      Fakti qe je anonim do te thote qe je ehde pak SMIRUSH

    2. Opinionisti says:

      pse shqetesonesh kaq shum per suksesin e tij

  3. vis Cerri says:

    Uauuu, cfare teorie interesante…
    Nje deputet partie socialiste qe frymezohet nga Alan Greenspan, duhet te jesh i vetmi. Kaq keq qenkeni me leximin? Kjo duhet te na japi idene se cfare kemi ne ate salle parlamanti dhe te mendosh qe ju duhet te jeni mbi mesataren.

    1. Blerim says:

      hahahah me nje emer si Vis Cerri me siguri qe s’keni lexuar ndonjehere ne jete dhe jo te dish te vleresosh njerezit

    2. adi says:

      Kjo vetem parti socialiste nuk eshte. I vetmi fat i tyre eshte qe kane nje opozite te qelbur dhe nje popull injorant. Me paketen e re fiskale pagat do tatohen deri ne 23% kurse te ardhurat e tjera (nga dividended, interesat bankare, fitimet kapitale etj) vetem 10%. Sipas kesaj qeverie “mender socialiste” nese punon duhet te tatohesh me shume se nese rri kot dhe merr te ardhura nga interesat bankare ose nga shtepite qe jep me qera. Nuk ka qeveri bote qe ta quaj veten te majte dhe te beje nga keto budalleqe. Madje asnje qeveri e djathte ne Europe nuk do guxonte te ishte kaq e djathte e pafytyre.

      Persa i perket shkrimit te Pezes, mendoj se eshte ne vazhden e konfuzitetit te njerezve qe militojne ne nje force te majte pa pasur asnje ideologji te majte, ose ndoshta pa pasur asnje ideologji ne pergjithesi. Prandaj dhe shkruajne brockulla qe nje te majti te vertete ne Gjermani, France apo dhe Greqi do ta benin me dhibje koke.

      Edhe nga pikepamja ekonomike eshte nje budallek me oke te citosh Greenspan, qe ishte pergjegjesi kryesor i krizes financiare te 2008. Konsumi pertej mundesive beri qe nje vend super i pasur si Amerika, te kthehet ne vendin ku shumica e individeve jane ne borxh te vazhdueshem dhe vete shteti ka nje borxh ulerites prej 14,000 miliarde dollare, aq sa para disa muajsh u detyrua te mbylli sportelet. Ne rastin e Shqiperise, qe eshte nje vend qe nuk prodhon asgje, te thuash konsumoni do te thote te nxirrni jashte vendit edhe ato pak kursime qe keni per te blere mallra dhe sherbime.

  4. psevertete says:

    foli dhe kapterri

  5. Ledio says:

    Shume e arrire. Respekte per punen tuaj dhe ate qe ju shkruani.

  6. sali qeni says:

    Ore ti gjoja politikan ,mos fol me presh ne byth se nga halli njerezit votuan per ndryshim per juve po ti mos na u hiq dhe si i MADH po shikoni mbani premtimet dhe lerini pordhet me konsumim dhe konsumim,po nuk pate e vetmja gje qe konsumon eshte trupi yt.edhe shqiptaret nuk kane leke dhe pune te konsumojne.ti po pate dihet si i ke bere si ata te berishes se ne 91 me breke ne bythe ishim te gjithe si ka mundesi qe juve u bete miliardere dhe shumica me zor bene nje shtepi dhe biznez te vogel keto 22 vite nje zot e di,ose me vjedhje ose me droge ose me krim…juve ju mbyten kostumet armani dhe oret rolex po mire eshte qe dikush te publikoje fotot tuaja si ishit dhe si jeni qe mos te harroi qe deri dje ishim njesoj.shikoni hapni ndonje vend pune dhe futni ne burg ndonje peshk te madh e lerini pordhet me Grinspan e Bush se njerezit kthejne politiken shume shpejt dhe ju hedhin ne rruge me shpejt se hodhen sali serbin.3muaj kaluan nuk ju paragjykojme po qorra mos na beni dhe pordhe mos na shitni,si ti si shume te tjere jeni akoma me shkollat e nates te xhaxhit,mjere ne ku u katandisem kush na qeveris thuaj…behuni burra o ju morri dreqi dhe futni ne burg ata qe vrane se njerezit duan nje shperblim per voten qe dhane dhe lerini TV dhe gazetat…

  7. e verteta says:

    Edhe kur qeverine e mori PD-ja ne vitin 2005,borxhi ishte afersisht i tille,por investimet nuk u nderprene sic ankoheni dhe keni parashikuar te veproni ju..

  8. Genci says:

    o e vertete pse genjen ne 2005 borxhi ishte 54% ndersa tani 74%

  9. valter says:

    PO mor zotri po ashtu eshte siç thua ti, ja me shkopin magjik rama do ndryshoj mendjen e konsumatorit dhe kriza u zgjidh. Po si sju vjen turp qe beni keto deklarata, kur se keni as minimumin e kultures ekonomike ose e keni dhe doni te talleni me shqiptaret. Ekonomia nuk eshte diçka naturale si puna e qarkullimit te ujit ne natyre qe ka ciklin e tij por diçka artificiale dhe si e till nese ka kriza ato shkaktohen me qellim nga njerzit qe ti permend si puna e magjistarit te RFB apo çifuti Greenspan. Nese do te vazhdoni keshtu mbas 6 muajsh do krijoni qeveri teknike me salen dhe si greqia do perfundoni, nuk lahen borxhet me borxhe mor zotri, kete e di edhe ai njeriu i rruges qe ska shkolle fare. Nese doni te dilni nga gjendja qe sala me shoket e tij dhe shumica e atyre qe i ke ti ne grupin e PS, e çuan vendin duhet:
    1. urgjentisht sekuestrim i llogarive bankare te atyre qe kane vjedhur buxhetin e shtetit dhe pasurit e tij domethen tonat keto 23 vjetet e fundit (nuk them te çohen ne burg por ti kthehet popullit pasuria e vjedhur);
    2. me vendim parlamenti te ndryshohet statuti i Bankes Qendore Shqiptare duke e kaluar ate ne sherbim te qeverise dhe popullit, kjo do te bej te mundur financimin e qeverise dhe te bizneseve me leke shqiptare pa interes;
    3. i gjithe buxheti qe ekziston apo te ardhurat qe do te mblidhen te investohen ne bujqesi, urgjentisht te behet krijimi i kooperativave njelloj siç ka qen ne kohen e monizmit, quajini si te doni kapitaliste, socialiste, kibbutz(çifute) pak rendesi ka, por duhet te sigurohet ushqimi ne vend.
    4… (skam kohe me )

  10. Kush says:

    Z. Peza me duket se je zgjuar sot ne mengjes dhe e ke kuptuar se je deputet I p(I)s-ave. Kryetari jot dhe bashkekoleget e tu te sotem, keni 5-6 vjet qe vetem nxini duke ndjelle panic dhe fatkeqsi per te ardhmen e ekonomise dhe te ketij vendi. Sot kur fatkeqsisht u ka rene barra per te qeverisur si nje njeri pa memorje dhe I shplare menderisht, del dhe flet konsum, konsum, konsum. Ju keni lemerisur me kobin qe ndillnit edhe femijet ne bark te nenave pa le biznesin e , konsumatoret, te cileve cdo dite u duket keq e me keq. Ja se cfare politike keni bere, tani do te besh edhe ironi me shprehjet e Berishes “se jemi te dytet pas Gjermanise”, te gjithe edhe ai vet e kuptonte se ja fuste kot, por kishte per detyre dhe ishte I pergjegjshem qe duheshin doza optimizmi. Ja keto jane frutet e asaj qe thote populli “cfare te mbjellesh do te korresh”. Te lutem mos e fusni me ate shprehjen “ne grupin parlamentar ne prani edhe te kryeministrit po diskutonim project buxhetin” se ai kryeminister ty dhe shume si puna jote u ka si puna e kokrrave te tespiheve per te shtyre kohen.

  11. FILLUAT SHKEPUTJEN NGA POPULLI DHE JU says:

    Pse mer zoti Peza, idealisti i zgjedhjeve qe sapo perfunduan.
    Ti thua konsumoni, konsumoni, konsumoni. Me cfare te konsumojme, pse te konsumojme, dhe a mund te konsumojme.
    1) Administrata nuk konsumon dot se eshte frikesuar se do ike nga puna.
    2) Rritja e rrogave eshte ngrire per kte vit per sa njofton shtypi.
    3) Ok me llogari rroga ime rritet nga taksa progrezive 1850 leke te reja (kto do ti konsumoj te premtoj)
    4) Por une harxhoj 5 litra nafte ne dite. Ath 4*130*30= 1560 me iken nga nafta
    5) Konsumoj 30 paketa cigare * 20 leke (rritja akcizes)= 600 leke
    6) Edhe 2kafe ne dite* 10 leke (rritja minimale ne kafene)* 30= 600 leke
    7) Po beni dhe rritje te tjera si alkoli, taksat vjetore te makinave (thuhet) etj, por spo i llogaris sepse sja vlen.

    Por me jep 1850 dhe me merr direkt 2760 leke.
    Ath cte konsumoj me shume, pse po me jep ti me shume qe pretendoj qe te konsumoj me shume ?

    Pra ju qe ju kemi votuar skeni pyetur deri tani askend as popullin dhe as biznezin, te dy palet i keni te pakenaqur, dhe tani ti merr dhe na sugjeron se cte bejme me leket qe ne i fitojme me 100 zore.

    E kupton qe jeni larguar shume shpejt nga pupulli?\

    1. Qaniu says:

      po ankohu tek berisha se ai ti ngriti taksat. Pse sishe i friksum ti kur hoqen 45 mije veta nga puna gjate 2005-2013 apo se ishe me PD zoterote? Te ikesh dhe te fluturosh andej nga ke arhdur!

    2. analize perfekte kjo e juaja(filluat shkeputjen nga populli).po ku mer vesh fred peza nga ekonomia?ai shume shume kupton nga arti luftarak (sovjetik) se ate shkolle ka mbaruar,1 cope begsi ka qene…

  12. mandi says:

    boll o fredi mos bej te zgjuarin rilindas.
    Grienspan eshte njeriu qe hoqi kufizimet e bankave dhe solli krizen ekonomike ne SHBA.
    Boll duke lexuar vetem rreshtin qe ju intereson,o rilindas.

  13. AGIM ANASTASI says:

    Ashtu eshte sa me shume te konsumohet,ne fund te fundit” dhembet” i kemi shyqur zoti ,i nderuar Peza. Por kush na mungon do desha te pyes ate keshilltarin e Bushit. Deshira ime e madhe eshte ta konsumoja me shume deshire ate bistake rrushi te pakten,qe ka me shume se 10 dite qe qendron ne dyqanin prane.Eshte i njejti bistak qe e shoh per dite,jo vetem une,por dhe te tjere.Pra nuk na mungon deshira per konsum, por paraja,qe nuk eshte ne qarkullim ,ne planet sot.Po ku eshte,thone ne parajsa fiskale. Kush e zoteron? Ne ekonomine globale ,paraja eshte ne dore te atyre qe po bejne qarkullimin e produktit dhe monelles. Po ata qe prodhojne? Marin aq te ardhura sa merre nje ne social.Pra te mbijetosh,te shterngosh rrypin dhe konsumi mbetet nje deshire.Me sa duket ai keshilltari jeton ne zyre e nuk di realitetin e kembimit,qe sot eshte nje deshire e parealizuar nga te ardhurat qe kufizojne konsumin.

  14. Ismeti says:

    jepi Alfred Peza! Fakti qe ke kaq shume replika dhe debate do te thote qe je ne qender te vemendja dhe keta qe shkruajne kunder, jo se kane gje me shkrimin tend, po sdurojne dot suksesin tend dhe partine socialiste. je i math fare

  15. Pedagogia e UET says:

    Dikush merr persiper te flase dhe gjykoje. Jam e bindur qe kjo ndodh sepse lexuesit ndahen ne te majte dhe te djathte. Disa as nuk e lexojne fare shkrimin, por marrin persiper te flasin pa fund.
    Me lejoni te kujtoj Ben Blushin kur tha ne promovimin tend: Henri Cili ndonese nuk e ka lexuar librin tim, arrin te flase edhe me shume se une per te qe e kam e krijuar.

  16. e verteta says:

    E qave valter,vetem nje gje s’arrite te na krijojsh,nje shok Enver.

    1. valter says:

      “verteta” ske çe do enverin se te ka len jashqitjet e tij qe na kane drejtuar keto 23 vjetet e fundit!

  17. Helios says:

    pershendetje nga greqia. ju ndjekim me vemendje dhe ne cdo hap qe ju hidhni

  18. FILLUAT SHKEPUTJEN NGA POPULLI DHE JU says:

    O Ismet si ka mundesi kaq debil ? Pse more kta qe shkruajne kunder, po shajne Alfred Pezen? apo thjesht po i thone qe skemi leke qe te konsumojme, se skemi leke dhe eshte e vertete, dhe kjo qeveri qe ne i dhame voten me shume po na ngarkon me shpezime qe si kishim deri dje, sesa po na ndihmon rroga me te mira.

  19. filozofja says:

    Alfred Peza gezoju sukesit. Ke aq shume njerez qe te ndjekin, jo vetem nga Partia Socialiste, por edhe nga Partia Demokratike. Fakti qe ka kaq shume reagime tregon se sa ne qender te vemendjes jeni.

  20. henri says:

    Desha te thoja, se ish shefi i FED-it amerikan dhe mbajtesi i cmimit Nobel per ekonomine beri nje gabim te pafalshem dhe ishte ai qe filloi edhe krizen imobiliare dhe me vone financjare ne bote.
    Greenspeen ishte per teorine, qe cdo amerikan te kete nje shtepi te tijen priavate. Kjo ishte edhe aresyeja, qe e uli shume cmimin e lekut ( dollarit ) duke mbushur tregun me dollare amerikane dhe me norma interesi shume te ulta.
    Industria financjare kishte shume dollare te lire ne dore dhe ne vend qe me keto leke te kreditonte me shume ekonomine reale, dergoi agjentet e saja neper shtepite e amerikaneve te vegjel duke ju ofruar kredi ndertimi pa kolateral dhe ky ishte shkaku i vetem per fillimin e krizes se imobiljeve. Bushi beri gabimin tjeter, se la te falimentonte ne nendor 2007 banken me te medhe te investimeve ne bote Lemon Brothers, gje qe, ne fakt, ishte edhe fillimi i krizes ku jemi akoma.
    I thashe keto qe te mos hyjnizohet Greepeace.

  21. Shkrimtari says:

    opinioni juaj rrezaton dije dhe mjeshtri per te arritur te shprehesh ate qe vetem ti di ta shprehesh

  22. muharrem says:

    Me vjen mire qe pergjegjesia ju ben gradualisht e me te arrire ne konceptimin ekonomik te situates.

    Mund te dine shume e shume me teper te tjere por nje gazetar me pergjegjesine e nje politikani mundohet e gjen me leht thelbin e mesazhin

  23. Sadriu says:

    eshte e vertet zoti peza qe ekonomia shqiptare ka nevojeq e tu themei te gjitheve per tkonsumuar se keshtu si po e bejne keto politiken po i trembin te gjithe,

  24. ladi says:

    o zoti peza si sngjova njiher qe tia fusesh kot or burr i dheut. a ka socialist e demokrat qe tdel kunder ty
    je mret

  25. Kerimi says:

    Koha eshte gjithmone,por konceptet duhet te jene reale por mbi te gjitha per ti dhene shpirt ekonomise duhet shume sakrifice.Kur e pashe dhe e preka shoqerine e konsumit e vlersoja si jo ekonomike.Ne nje dite te zakonshme nje miku im me thote:”do shkoj te bej pazar.-c’fare do blesh -e pyes.Nuk eshte e rendesishme c’fare do blej por ekonomine e ndihmojme nga pak te gjithe per te perballuar krizen.E para shteti mbush arken me taksa por edhe “targeti” mbush sa do pak arken dhe duke paguar nga pak te gjithe punesojme te gjithe nje njeri me shume.
    Ky eshte koncepti primar,me kete ide me eshte mbushur mendja edhe mua tani miku im.Por edhe analiza juaj eshte e drejte.Por atje njerzit kane tjeter gjykim.Te fusin leket @ne qilar apo bidrum” ketu te hedhin leket ne pune per te ndihmuar ekonomine.

  26. PUNONJESJA says:

    Praktikisht keto qe sapo lexova jane ekzakte po shpresoj qe shume shpejt te vihet ne praktike nga ana juaj qe ekonomia shqiptare te filloi rritje reale dhe jo imagjinare.

  27. Don Senjor says:

    mos pyesni per momentin se cthone ata , qe e ben kete vend dhe njehere si ne 97. por dhe popullinse gjithsesi ne nuk marrim vesh , se si do jen rritjet ekonomike , ne i kuptojme ato kur ti prekim me dore , sa me shpejt qe te jet e mundur se per nje vit kur ne kemi 23 vjet qe vuajme , nuk do behet kiameti .Boll per ne dhe femijet tane , te kemi nje shtet me te vertete demokratik .

  28. Azem says:

    Nese ka nje njeri qe di te flase dhe te argumentoje nje ceshtje te caktaur, ai je vetem ti. te pergezoj dhe inkurajoj qe te vijosh perpara. ti lesh keto njerezit dhe ujqerit qe te vijne e duan te kafshojne. te shikosh perpara. sa me shume te flasin per ty q me shume i rendesishem je

  29. Ana says:

    JU DUHET TE ISHIT KRYEMINISTER PER TE RREGULLUAR TER SHQIPERIN KU 80% JAN NE KUFIJT E VARVERIS

  30. e verteta says:

    Genci,
    genjen ti jo une;borxhi ne 2005 ishte 56 perqind dhe pd-ja tani e la afro 62 perqin,ndersa qeveria sotme ka dekaruar vete se do ta coje ne 74 gjer 80 perqind;aq me keq duke marre borxh te jashtem qe i shtohen dhe interesat per tu paguar.E kupton perse merret gjithe ky borxh,sepse Rama perpiqet te plotesoi sa te mundet premtimet e egazaxhiruara qe beri gjate fushates,me ane te cilave fitoi zgjedhjet;pa u nerakosur se si do ti vej halli ekonomise se ketij vendi me tej.Kush nuk i kupton keto,nuk i ka syte ne balle.

    1. Genci says:

      54% ka qene dhe saliu yt ecoi 74% mendojne qe te likujdojne bisnesin qe saliu i la pa i dhene dhe do shkoj 80%, mos kujto se atehere shqiperi akishte rritje ekonomike 7% tani ka afer 1%.

  31. gjon says:

    Ja me ne funde edhe nje shkrim me nota optimiste.Bravo z.PEZA.SHIKO NA RREWGULLO ATE RTSHne SE ME PARATE TONE PO LIVADHISIN MASKARENJTE.

  32. Berlin says:

    Zaloshnjen dhe ata qe jane mbas tyre i paska kap frika !!!

  33. Lala says:

    Z.Peza me deshire apo me urdher nga lart e ke bere shkrimin. Duket sikur po I dilni te keqes perpara dhe fajsoni Berishen per cdo deshtimin tuaj. Ky shkrim eshte ogur I zi per ekonomine.

  34. Goldman says:

    Kur edhe piktori Rama e ndjen veten lider vizionar rreth modelit ekonomik shqiptar, nuk eshte cudi qe edhe nje tjeter jo-ekonomist si llafollogu Peza te filloje te riprodhoje citate qe nuk ia di kuptimin. Mbase kjo eshte metoda shqiptare per te ndertuar stature publike, pra duke kopjuar citate lart e poshte e duke e mbushur pjesen tjeter te shkrimit me pallavra te rendomta.
    Une, dhe besoj shumica e atyre qe i votuan, nuk pres qe as Rama as Peza te jene eksperte ekonomie. Ata boll jane kurva politike dhe mediatike, prej ketij zanats e arriten edhe ate pushtet qe kane. Nqs ndonje i ka komplimentuar aq rendshem sa ia ka mbushur mendjen qe marrin vesh edhe nga ekonomia, ai ia paska pasur me ta futur. Ajo qe po me zhgenjen me te dy eshte se prisja qe te pakten te kishin nje standart me te larte estetik, dhe nuk do ia lejonin vetes traplliqe te tilla vulgare.

  35. Pionier Lubonja says:

    USHTARI SHVEJK I PEZES FLET ME ADAM SMITHIN.
    —————–
    Fatkeqesija kryesore ne keto 22 vjet natyrisht pas Berishes e salisjaneve te majte e te djathte jane ‘gazetaret’ e xhixhilese-
    Po qe se kete deputet e konsiderojme si te ‘ardhme’ te semes kemi per te ngrene.
    Or ti ‘pa profesion’,me qe vsi i ‘majte’ na flet me gjuhen salisjane te ‘neoliberizmit’ shtazarak salisjan qe solli krrizen boterore e mjerimin e pa punesine shqipetare:
    -Fjalen konsum kujt ja drejton,atyre 90 perqind te shqipetareve qe fuqine blerese e kane zero?
    -Adam Smith kujt ja thua pushtetareve si puna jote qe per 22 vjet u futen kembe e koke ne ekonomi e po te ngjallej Smith do ju varroste te gjalle?
    -Borxhin 65 perqind qe i takojne rrugeve te RRUGAçeve TE PUSHTETIT TE MAJTE E TE DJATHTE KUJT JA THUA E PSE E THUA QE JE INJORANT I EKONOMISE APO PER TE THENE SE TERE KETO PARA JANE HEDHUR NE LUME.NA KA MARRE LUMI

  36. Kris says:

    Kur flasim per financimin amerikan te ekonomise realizuar ne administration e Bushit duhet te kujtojme:
    u financuan bankat dhe industria e makinave per te shpetuar nga falimenti.
    Ju dha bonus falas dy vjet rresht pronareve te shtepive qe I kishin shtepite me kredi
    ju kthyen taksapaguesve me shume dollare per dy vjet rresht me shume pare se sa u takonin.Pra per dy vjet sipas pareve te kthyera pati ulje taksash.
    u rrit paga minimale
    Administrata Obama vazhdoi ndihmen ndaj bankave dhe biznesit dhe ka harruar konsumatorin .Kjo I ka humbur reputacionin dhe do ta kete ender fitoren ne zgjedhjet e
    Ne shqiperi situata eshte ndryshe.jane pa paguar kompanite e ndertimit qe edhe mos u japesh gje nuk bie ne gjynah.Rruget sa shtrohen mbushen me gropa pra para se me u dhene paret duhet kontrolluar cilesia e tyre.dhenia e pareve pa kontroll cilesie do te thote te vjedhesh dhe te besh fajtore qeverine e mepareshme.
    meqenese morem shembull Bushin ,a nuk eshte mire dhenia e bonusve te pastreheve per te paguar entin e bane save?
    A duhet te rritet paga minimale dhe pensionet qe te kete edhe kosumatore.Keto qeveria Rama as qe I ka ndermend.
    A duhet cfuqizuar vendimi I qeverise Berisha qe ne menyre cnjerezore I ka kthyer pensionistet ushtarak ne debitore ndaj shtetit
    Pra ,me respekt per artikullshkruesin une mendoj se problemet zgjidhen duke pare dy krahet si nje peshore:biznesin dhe konsumatorin

  37. e verteta says:

    Genci,lexo shtypin,pd e la borxhin 62 perqind,ps ka deklaruar hapur se do ta rrise gjer 78 perqind;mos ia fut kot.Ku i paske pas veshet.

  38. No Partiak - No Party. says:

    Peqinsi ka kohe boll tani te vrase miza dhe te beje analiza tip; Uji ngrohte eshte me i ngrohte se uji i ftohte.
    E paska thene kaq bukur Greenspan Konsumoni konsumoni konsumoni… E cfare kane atehere amerikanet qe nuk e degjojne ?

  39. laraska says:

    Ato prozhektoret ja ka vene stadiumit? Kandidati per deputet premton stadium e perralla pas bregut qe shyjne fare ne kopetencat e nje ligjevenesi. Tani keshilla ime per ty Pez eshte qe: ulu, hap ca libra e meso cfare do te thote ligjvenes, dhe pastaj ndoshta do te te vij pak me shume turp kur tallesh publikisht me popullin.

    http://www.youtube.com/watch?v=pBN__knpQTE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje