“Është mirë të pësosh padrejtësinë se ta ushtrosh atë”

16 Dhjetor 2013, 20:06Blog TEMA

Nga Magdalena Ramohito

Ka kohë që gjatë përpjekjeve të mia në kërkim të gjërave që më takojnë, kam ndeshur në një mur të fortë shurdhmemec të institucioneve të shtetit autokrat, por edhe të këtij shteti, të ashtuquajtur demokrat.

Desha të theksoja se jo vetëm unë, por në përgjithësi njerëz të veçantë që i përkasin brezit tim, kur vlerat dhe virtytet njerëzore vlerësoheshin sipas flamurit që i mbështillte ato, por kishte edhe diçka që vlerësohej, por që ishte jashtë mundësive dhe detyrimeve të individit, diçka që lidhej domosdoshmërisht me lidhjet e gjakut, dhe rrjedhimisht përbënin murin mbi të cilin i vetëm nuk mund të kapërceje dot.

Në këto kushte, kishte disa njerëz që pësonin padrejtësinë dhe disa që e ushtronin atë. Kjo ishte e shkruar në ligj dhe pranohej me më pak dhimbje në krahasim me padrejtësitë që njeriu pëson në këtë demokracinë FUNKSIONALE.

Ata që e ushtronin padrejtësinë, ishin të bindur për atë që bënin dhe të pastër në ndërgjegjen e tyre sepse besonin se kjo ishte një padrejtësi e domosdoshme. Po kaq.

Ndërkohë jeta rridhte e qetë sikur gjërat ishin paracaktuar nga fati dhe njeriu, i cili mbarte padrejtësitë e merrte këtë gjë si fatale, si diçka të cilën nuk mund ta ndryshonte, por edhe në mund të përpiqej ta ndryshonte me dhunë, shpesh degjeneronte në një përpjekje të dëshpëruar, sepse ideja ishte e tradhtuar që në hapin e parë….

Kështu një i RI fillonte dalëngadalë të mësohej me gjendjen e tij, të kuptonte se reagimi nuk i sillte ndonjë zgjidhje , përkundrazi, prandaj ai mësonte të mbyllej në guaskën e tij protektive duke ushqyer shpresa se kjo periudhë do të ishte tranzitore dhe ndoshta një ditë këto të drejta do të njiheshin nga ligjet e shtetit autokratik. Dhe në fakt një pjesë e këtyre të rinjve, ata më të vendosurit arrinin t’i mbushnin mendjen partisë- shtet se këtë të drejtë e meritonin.

Kuptohet se flitet kryesisht për të drejtën e studimit në përgjithësi, dhe në përfundim të studimeve këta individë ishin më shembullorët në vlerësimet, se për hir të së vërtetës pjesa ku padrejtësia ishte pothuajse zero, ishte vlerësimi nga pedagogët.

Në një kuptim kjo padrejtësi ishte një shtysë e mirë për t’i vënë këta të rinj në një garë me padrejtësinë, dhe nga kjo garë ata dilnin më të fortë e me më shumë besim në vete. Dhembja që njeriu në këtë rast përjeton, duke qenë emocioni më i lartë, që njeriu është më i aftë të përjetojë. Është njëkohësisht tipi dhe modeli i artit të madh.

Prandaj ashtu si artistët, të cilët pas një vuajtje të madhe arrijnë të fitojnë një shije të mirë, megjithëse pak e hidhët edhe njeriu që i nënshtrohet padrejtësisë në fund fare arrin të shijojë diçka nga gjithë kjo…

Po nuk di të them ai njeri që ushtron padrejtësinë si ndihet në fund të “VEPRËS” së tij???!!!

*Sokrati

9 komente në ““Është mirë të pësosh padrejtësinë se ta ushtrosh atë””

  1. majakovski says:

    Shkrim I shkurter por shume kuptimplote dhe real.Kam njohur edhe une shume njerez te tille, qe jane perplasur me padrejtesine, qe nuk jane dekurajuar por kane luftuar deri ne fund edhe pse rezultati ne fund ishte I pamerituar per te tjere.

    1. hiena says:

      Majakovsi te pershendes!

      Po ti varet per cfare ke luftuar dhe me cfare mjetesh…
      Majakovski me kujton vargjet: “se njeriu eshte njeri dhe nje dite do t’i vije fundi”….

      Majakovsk njeriu i forte eshte ai qe lufton per nje aresye madhore e jo per te shtypur njerez te pafajshem madje edhe duke derdhur gjakun e tyre krejt te panevojshem. Ju jane errur syte, po lerini njerezit te jetojne te qete se kjo jete eshte e pabese…

  2. ali says:

    Zonja Ramohito, per te ilustruar idene tende , po perifrazoj nje thenje te Dante ne ”Divina Comedia,, .
    Ai shkruan : nuk ka deshperim me te madh ne bote se sa ne ditet e veshtira kujton jeten e lumtur ….
    Ne laberi ka nje kenge : ”n’ato maja rripa,rripa ….” Keshtu e paskish kjo bote !
    Te pershendes per artikullin e shkurter, por kuptimplote ! Ka ide filosofike qe pushtetaret e kane te veshtire
    t’i asimilojne ! Pushteti te errka syte !!! Te verbon , te deliron , te ekstazon , te ben ”superman,, ! Prototipin
    e ke ne mes te bulevardit te Tiranes te binjaket …….

  3. elona says:

    Te pershendes Znj. Ramohito dhe komplimente!!! Shkruajtesi i mesiperm i ka thene te gjitha, u eshte erresuar mendja kujtojne se jane te perjetshem dhe sigurisht ata qe vuajne padrejtesine jane ata te fortet si MURI ku ju jeni mbeshtetur.

    Te falenderoj

  4. pelivan says:

    I mjafte do te ishte dhe titulli i ketije shkrimi… Magdalena kompozon melodi te bukura mbi realitet te trisht!…

  5. Lushe says:

    Ata qe ushtrojne pa drejtesi,duhe t ta provojne ate,per te kuptuar vepren e tyre te shemtuar dhe per ta mos perseritur me.

  6. sali berisha(lexoni e me dy pika siper) says:

    BESOJ SE JU NUK JENI FAJTORE PER C’KA KA NDODHUR DIKUR,POR PO TE THOTE XHAXHI SE DIKUR KESHTU JEMI NDJERE EDHE NE TE TJERET KUR GJYSHI JUAJ ISHTE OFICER MADHOR E TE SHTYPTE ME XHIPSIN E VET.THA MIRE ALI-U SE NE LABERI ESHTE AJO SHPREHJA E FAMESHME:”NE ATO MAJA RRIPA RRIPA….”EDHE UNE E PERDOR KETE SEPSE JAM NGA ZONA E LABERISE,POR EDHE TI BESOJ SE ASAJ ZONE I PERKET.

    1. arjan says:

      Sa popull paragjykues jemi. Po kjo zonja ka lindur e persekutuar ne familjen Havari dhe Ramohito i ndjeri eshte babai i bashkshortit te saj, qe gjetheshtu mbi te eshte ushtruar nje padrejtesi e madhe,e per kete mund drejtohesh google duke kerkuar luften dhe jeten e ketij akademeku e si gjithe familja iu nenshtrua kalvarit te vuajtjeve, “per te shlyer” fajet e sajuara nga siggurimi i shtetit i shitur tek UDB-ja.

      Deri ne fund do “vrasim” njeri tjetrin pa e gjykuar, ndersa gjarperinjte nen gure tundin bishtin e tallen me ne.

  7. Tani says:

    “Veprat” e persekutuesve kane filluar ne 1945 dhe akoma sot nuk kane mbaruar. Popull komunist.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje