Tirana është kjo që të gjithë njohim.
Tejet e ngjeshur, dhe që plani i ashtuquajtur rregullues, parashikon ta ngjeshë edhe më shumë.
Ritmet e larta të shtimit të makinave private, edhe për efekt të favorizimit doganor të importimit të makinave të vjetra, po e çojnë qytetin drejt një qyteti të pabanueshëm, si rrjedhojë e ndotjes së shtuar të ajrit në qytet prej trafikut urban, i cili është shkaktari kryesor i ndotjes së ajrit, e si pasojë e sëmundshmërisë në rritje të frikshme.
Shteti nuk ka dhe nuk do të ketë mundësi edhe për shumë vite të ndërtojë infrastrukturë nëntokësore për të lehtësuar transportin urban.
Në këtë situatë zgjidhja është kombinimi i 3 ndërhyrjeve: E para, shtimi i ndjeshëm i transportit publik nëpërmjet dekurajimit të transportit të autoveturave.
Kjo realizohet vetëm me politika fiskale. Një masë thelbësore është ulja e çmimit të urbanit nga 30 lek, në 20 lek.
Dhe në anën tjetër rritja e akcizës së naftës.
Kombinimi i këtyre 2 masave do të orientonte ndjeshëm qytetarët drejt transportit publik, duke lehtësuar shumë trafikun në qytet dhe duke siguruar norma të ndotjes brenda standardeve të BE-së, si dhe duke rritur eficencën e transportit publik si rrjedhojë e një lëvizje me shpejtësi optimale për reduktimin e përdorimit të karburantit.
Ndërhyrja e dytë është reduktimi i emetimit të gazrave prej çdo makine, që gjithashtu sigurohet me kombinim politikash shtrënguese dhe fiskale.
Dhe ndërhyrja e tretë, po kaq, në mos më shumë e vlefshme për Tiranën, është inkurajimi i përdorimit të qarkullimit me biçiklete.
Çdo ndërhyrje e suksesshme në secilin prej 3 drejtimeve të mësipërme ndihmon në suksesin e 2 drejtimeve të tjera, dhe të tre ndërhyrjet së bashku zgjidhin problemin më kardinal të Tiranës, atë që të mos lejojnë kthimin e Tiranës në një qytet të pabanueshëm.
Le të fillohet me uljen e çmimit të biletës së transportit urban.
dakord teresisht, madje transport publik falas do ishte ide edhe me e mire. ama paralelisht me kete duhet kerkuar urgjent permiresimi i sherbimit te transportit, qe perfshin rritje te numrit te autobusave, pastertise dhe shpejtesise me te cilen udhetohet. situata e transportit publik eshte qesharake ne acaruese me fatorino qe vine era djerse qe te bie te fiket kur kalon fatorino.
Sa per eren e celbet qe mbajne fatorinet gjendet zgjidhja….kundragaz….po si i behet cmimit te biletes.
Po shume mire,te ulet cmimi i biletes,te ulet cmimi i naftes vetem per transportin urban,transportit urban ti krijohen kushte lehtesuese ne sherbim te qytetareve dhe nje kontroll i rrepte gjate sherbimit.
E nderuar sara, nuk mund te ket transport publik falas,ndersa per te tjerat qe thua jam plotesisht dakort,nderime. Dhe ne keto vende qe jetojme,edhe pse jane perfekt linjat e transportit urban,perseri kane kontroll te perditshem.
Kam respekt per ZLavdosh Deruni si ambientalist por ne kete shkrim ia ke futur KOT jo me kembe ne toke.Nuk mund te kete ulje te cmimit dhe me kupto nuk jam per ate ngritje qe kompanit kerkojne, por ndoshta duhet rikthyer monopoli i shtetit mbi to.
Unë Zigmundi shpall kundërshtimin tim ndaj Frojdit.Lavdosh Ferruni nuk ia ka fut kot hiç. Kur i do menderja shtetit bçn çudira, domethënë bën çdo gjë që është në të mirë të shtetasve të vetë, sepse taksat nga ata i merr e nga ata mbahet më këmbë. Pastaj, mos u trembni nga propozimet e Lavdoshit, sepse nuk thotë që mendimet e tij të zbatohen njëherë e të mos ndryshohen më.