Edhe pse Basha i ngjiti shkallët e karrierës me biberon në gojë, kjo nuk është arsye për ta paragjykuar. Nuk është i vetmi. Çdo rrugë bëhet shkollë, nëse ecet në drejtimin e duhur. Politika është një hapësirë e pisët dhe liberale, në të cilën pësimet bëhen mësime sakaq dhe gabimet nuk falen. Harrohen! Por lidhur me Bashën, përkundrazi, ka diçka për t’u analizuar dhe kjo është statura e tij e përfaqësimit. A mundet? A është kryetari i ri i PD-së në gjendje të përfaqësojë? A ishte zgjedhja e tij në krye të PD gjëja e duhur në kohën e duhur? Pyetje të vështira. Edhe profeti Izakeil do ngrinte supet dhe do mblidhte buzët njëherësh. Basha është një lider që nuk e ka yllin e liderit në kokë, kjo dihet, por vështirë të profetosh të ardhmen e tij si të tillë, në kushtet kur gjendet në krye të një organizate komplekse, siç është Partia Demokratike.
Çështja është: A do mund ta sjellë ndonjëherë në pushtet ketë organizatë të vështirë kreu i saj?
Organizatë të vështirë Partinë Demokratike e bën miksimi dhe strategjia e saj e funksionimit. Në themel të kësaj strategjie qëndron përfaqësimi. Partia Demokratike mund të supozohet si një kolektiv “liderik”, sepse kish dhe ka një raport të veçantë me Berishën, udhëheqësin e saj të përhershëm. Muhamed edhe Krisht njëherësh i PD-së, ai ia doli për shumë vite rresht të përfaqësojë shkulmet e brendshme të turmës vullnetare. Ishte dhe është një produkt emocional dhe psikologjik i kësaj turme. Ishte fryma e saj, dhe turma ishte frymëzimi i tij. Një interferim i shkëlqyer, që shpjegon edhe arsyen pse masat u binden liderëve të tyre. PD dhe Berisha, më shumë se të betonuar, kanë mes tyre një lidhje magjike. Të tillë e bën pikërisht përfaqësimi i ndërsjellë. Të kujton poezinë e Majakovskit për Leninin, që nënkuptonte Partinë. Mozaiku i anëtarësisë së PD-së, ishte si një pasqyrë e karakterit të Berishës. Sa më shumë ngjyra të ndryshme patën njerëzit e bashkuar të PD-së, me njerëz të të gjitha kategorive, aq më kompleks shfaqej personaliteti i tij në përshtatjen shpirtërore ndaj këtij miksimi të përbindshëm, që s’mund të udhëhiqej veç nga një përbindësh. Në Partinë Demokratike kanë dominuar sa bastardët, aq edhe të ndershmit, sa ballistët, aq komunistët, sa të urtët, aq kriminelët, sa veriorët, aq me pak jugorët dhe këtë dominim e kish në kontroll një energji e shqetësuar njerëzore, që quhej Sali Berishë. Në PD, fryma përplasej me interesat, po aq shpesh sa në trurin e liderit përplaseshin ambiciet për pushtet me idetë. Sa më shumë kontradikta prodhonte vullneti i kësaj mase për të qenë bashkë, aq më shumë dilemat dhe lajthitjet dominonin trurin e tij për të qeverisur i vetëm.
Duke qenë se tani nuk është më kryetari i PD-së, por është realisht lideri i saj shpirtëror, Berisha ka lënë pas një boshllëk të dhimbshëm në PD. Nuk ka gjë më të trishtueshme se dhimbja kolektive e mungesës. Kjo u duk edhe në festën përvjetore të demokratëve. U përpoq vetë ai, me dhembshuri prej gjyshi, dhe u përpoqën shumë të tjerë ta mbushin këtë boshllëk sa një ortek me një objekt njerëzor, tjetër, të vogël, por të veshur me shumë kritere. Ky objekt është Lulzim Basha. Vështirë të gjesh një militant të PD-së që mos ndiejë një lloj krenarie të pafajshme për butësinë e qeshur të kryetarit të ri të PD-së. I qetë dhe i heshtur si plani i hershëm për të projektuar karrierën e tij; i qeshur si njerëzit shpirtthjeshtë, që i lumturon asgjëja, fëminor dhe femëror njëherësh, si aktorët që zgjidhen të luajnë role “gay” në filmat amerikanë. Por as këto, as gjithë çfarë ka dhe nuk ka kryetari i ri i PD-së, nuk mund të krijojnë një ortek. Rrjedhimisht, Basha e ka më të lehtë të zbulojë ilaçin e SIDA-s, sesa të mbushë boshllëkun që la pas Saliu. Edhe sikur të kish dalë drejt e nga hundët e tij, Basha do ta kishte të humbur këtë betejë. Edhe sikur të kishte egërsinë e tij qeverisëse, dhunën psikologjike (që prodhonte autoriteti komunist i diktatorit Hoxha projektuar me fanatizëm në shpirtin e Berishës), edhe sikur të ish i aftë të trazonte njëlloj ndërgjegjen e lodhur të shqiptarëve me ngjarje makabre, siç bëri Berisha jo pak herë, prapë Saliu do t’i mungonte PD-së. Boshllëku i mungesës së tij do ta gryejë PD-në për shumë kohë. Ndoshta përgjithmonë. Pse? Sepse asgjë nuk mund të zëvendësojë nostalgjinë e diktatit. Asgjë nuk mund të shkrijë kujtimet dhe iluzionet të një epoke sundimi, ku dominuan antivlerat dhe padrejtësitë. Saliun, më shumë se bëmat, lider e bëri mirënjohja dhe nostalgjia që prodhoi ai në mendjet e ndjekësve dhe mbështetësve të tij gjatë tranzicionit. Lider e bënë prapësitë dhe padrejtësitë e bëra në kurriz të disave në favor të të tjerëve. A mundet Luli të provokojë të tillë vëmendje dhe të tillë ndjeshmëri në një turmë të ashpër, që dashuri të parë, të vetme, të madhe ka vetëm një, Sali Berishën?
Jo! Është e pamundur të delegosh dashurinë e një turme nga një lider i fortë, përbindësh, në një lider qumështor.
Pasojat e kësaj pamundësie po japin krisjet e para. Klanet në PD po ushqejnë vetëshkatërrimin e tyre. Basha e synon, por bashkimi dhe uniteti i PD-së është një sfidë e vështirë. PD-ja ka filluar të çahet si kokrra e shegës së pjekur në pemë. Vonë, por shumë vonë, kundërshtari i ri i Edi Ramës, ka filluar të kuptojë se fuqia që dominon botën tonë është jo perceptimi, por vështirësia kozmike për ta ndryshuar atë në mendjet e njerëzve. Idetë vijnë më pas. Idetë janë pasoja të perceptimit, në përmbushjen e strategjive. Perceptimi njerëzor, në njëfarë mënyre, është vullneti i fatit. Dhe e ardhmja e liderëve, me ose pa yje në kokë, është paracaktuar nga fati. Fati është mbret mes njerëzve. Sado ide të prodhojë koka e re dhe e qeshur e kryetarit të Partisë Demokratike, perceptimi kolektiv i demokratëve shkon kundër këtyre ideve. Dhe ky perceptim ka pak gjasa të ndryshohet. Çfarëdo të mendojë, sado të përpiqet! Nuk është faji i tij që nuk e mbush dot boshllëkun e zi të paraardhësit të tij, dhe as faji i paraardhësit. Të zezë, por i pari bëri epokë. I dyti s’mund të bëjë, nëse do bëjë, veç histori.
Basha do të hyjë në histori vetëm duke e rilindur PD-në.
Por Basha është shumë i vogël, i butë dhe shumë ëndërrimtar përpara krisjeve të mëdha të PD-së. A do mund ta sjellë ndonjëherë PD-në në pushtet. Kjo është një dilemë. Sa më shpejt ta kuptojnë këtë në PD, aq më mirë. Nëse e kupton vetë ai, aq më shkëlqyeshëm. Duke qenë se klanet partiake i kanë marrë frymën kësaj partie, spontaniteti mund të jetë i dobishëm. Kupola e PD-së, shumica e infektuar dhe e përfolur nga aferat e qeverisjes së shkuar, nuk mund të frymëzojë prurje të reja të shëndetshme në PD, çka e ka sjellë këtë parti në një krizë të plotë identiteti. Ka një zgjidhje: Prurjet e reja. Basha do të bëjë vërtet histori nëse i hap dyert e kështjellës së elitës demokratike, plot me mëkatarë. Gjaku i ri në PD dhe demokracia e shëndetshme brenda saj, duke vërshuar, do sjellin zhvillime të reja të mira në PD. PD është një forcë politike që realisht nuk frymëzon. Rrjedhimisht ajo nuk është e tillë. Është një organizatë që drejtohet nga një grupim i makthtë që duhet të ikë nga skena, të dalë nga kështjella. Të fshihet nga kujtesa, si fshihen pisllëqet nga xhami, me sfungjer.
Një Parti Demokratike e rilindur, me njerëz të rinj e të pastër, të shkolluar dhe vizionarë, në skalionin e parë të luftës opozitare, do të rilindnin edhe shpresën e kësaj partie për të ardhur ndoshta vonë në pushtet.
Po ca udheheqesi o Tani,
i udhehequri thuaj;
Ky edhe pipin e ben me lejen e Sales.
http://goo.gl/pgcSVw
Bashes i a hipur ne koke bindja se jane “sokellimat ” ato qe e bejne Lider ! E keni vene re qe e nis gjithe dyshim fjalen dhe kercen hopa e ne sokellima, sapo i vjen ne mendje se e degjojne!
Fakiri Basha ! I vari salihu nje kumbore me peshe e gjynaheve sa dyfishi i peshes se lehte ” Basha” ! Ne vend qe te tunde kumboren, … tundet vete ne podiumet ! Tendet prej sokellimave.
Nuk do qe e pamemenduar pagezimi i Bashen ” kryetar prej verteti” SOKELLIMA !
Edi Rama nuk e ka fjalorin ma të mirë se Lulzim Basha por u bë Kryeminister i Shqiperis.Mjaft me kto llafe EU na tregoj para një dite rezultatin se kush dhe sa jemi të Aftë e të bashkuar mes veti kështu siqë jemi nuk na duan ne duhet vetë veten ta ndryshojm për ndryshe skemi shans për Integrimin në EU
ne fakt flitet shume dhe behet gallate me Bashen.Paraqitet sikur ai eshte me impotenti mes potenteve,por kujdes,se ai ka fituar dhe po fiton eksperience.Po e degjoja dje ne lajme ne nje mbledhje me biznesmenet.Po u shkoqiste ca gjera mbi ekonomine,ne mos gaboj Basha nuk ka formim akademik per ekonomine,me duket ka mbaruar per drejtesi apo gjuhe te huaja.Mbase i ka te qarta me pak se shume nga ne nocionet ekonomike,si thote plaku im:”nuk di se nga vjen buka”,por ka fituar eksperience te shumanshme.Eh,keshtu rriten delfinet,edhe Merkel ishte askush perpara Kohl,por Kohl e gatoi dhe ajo tani eshte tutorja e Gjermanise,me hir apo pahir.Do ia kaloje edhe Putinit ne vite qeverisjeje,a thua se Gjermania nuk ka person tjeter.Si te thuash,Basha ka firmosur ne bordero si minister nja 8 vjet dhe s’eshte pak.U be kryetar bashkie,qe sepse jam i fiksuar se ka pasur ndonje marreveshje”underground”,ngaqe ishte paradoksale qe Rama rikandidoi serish per te 5-en here,kur fare mire mund te kishin kandiduar per PS B.Baraj apo Shalesi dhe kjo zgjidhje do ishte fare logjike.Gati 100%prej nesh besojne se Bashes ia dhuruan postin e kryetarit te bashkise,madje kishte shume Arvizu aty brenda,dmth shume DASH.Njehere i bere kryetar i bashkise kryesore ne Shqiperi,normale qe kandidatura e Bashes per kryetar PD do ishte me logjikja,sepse edhe Rama kete rruge ndoqi,si duket tutoret e Bilderberg,TC e kompani nuk ditkan shtigje te tjera…Pra,ti presim drute shkurt,Basha nuk eshte vetem delfin i Saliut por edhe i qarqeve te huaja potente,ato qe vendosin kush do na sundoje.Si thote Brechti;”Ne çdo 10 vjet nga nje burre i madh;kush do ua paguaje kusuret”?Me Bashen pasues u sigurua nje renie e bute per berishen.Tanime Basha duket si aktor i ri,por po ia merr doren shpejt.Eshte llafollog,po nisi nuk mbaron.Nuk irritohet kollaj,nuk bie ne vulgaritete.Eshte i ri ne moshe,flet mire anglisht-kjo eshte kryesorja,dhe ka krijuar nje imazh djaloshi te edukuar.Tek e fundit nuk i bie rradha Liderit te merret me zgjidhje specifike situatash,ka keshilltare per ate pune.Keto jane aspekte pozitive,njerezit e PD do ta ndjekin,sepse Basha ka edhe postin e Bashkise,dmth ka nje pushtet real me shume se gjithe te tjeret.Kot nuk u terhoqen Topalli e Patozi ne zgjedhjet per kryetar,Sokoli i ndjere nuk ishte rival prej verteti;ta themi hapur!Pas humbjes se PD askush nuk gezon nje pushtet real si Basha.Nuk e di si e perytyron media Liderin,por ka shume konfuzion.Duan Lider luftarak,nga ata qe bejne mitingje pa leje,deklarata te forta,etj,por Basha realisht eshte me Lideri nga ata qe sot gjenden ne PD.Rreth vetes ka fushe te lire,Topaller e Patozer e karrociere si puna e ketyre.Por ku”çalon”logjikisht faktori Basha,pas gjithe ketyre faktoreve pozitive?Po,ai eshte akuzuar nga Kontrolli i Larte i shtetit per nje abuzim me fonde per 220 milione euro.Nese Meta e mbylli me gjyq qe videoja ishte manipuluar,Basha nuk doli i pafajshem,por as u denua.Kjo eshte nje supernjolle;ose KLSH ia futi kot dhe duhen proçeduar ata,ose Basha i shperdoroi ato fonde;kjo duhet pare prape,se nuk jane qindarka,por 220 milione euro;Italia s’do falte as Garibaldin e as Franca Napoleonin per nje shifer te tille.Kurse tjetra eshte masakra e 21 janarit.Ne gjyq theksohet qe viktimat jane te pafajshem.Automatikisht kush i vrau mban pergjegjesi.Automatikisht kush komandon keto forca rendi mban pergjegjesi.Basha per 21 janarin i vuri vetes nje njolle te zeze penaliteti.Kur te gjykohet dhe te dale i pafajshem atehere ai ka te drejten e ligjshme te synoje te behet nje dite kryeminister.Gjer me sot eshte nje shperdorues publik i padenuar dhe urdherues masakre i pagjykuar.Per keto dy pika ai nuk mund te jete as kryetar bashkie dhe asd kryetar opozite;mos shikoni aspektet e tjera,se me ato te merr ne qafe ai!
Seksioni i PD. se Durresit, jo per fajin e anetareve te saje, ka humbur vlerat demokratike. Mungesa e nje programi, c’thurja e seksioneve ne lagje, indiferentizmi i tepruar i kryesise se PD, Mos konsultimi me anetaret e vjeter, ose menjanimi i tyre ka veshtiresuar cdo prespektive te Pd. ne Durres, Eshte e pranueshme qe edhe interesat e individeve duhet te meren parasysh duke i ndihmuar ne te gjitha drejtimet. Cdo anetar i PD ka te drejte te diskutoje, te pyes, dhe te propozoj, ndryshe do te kemi nje AUTOGRACI te rezikeshme me pasoja te veshtira per ti ndrequr. E pergjitheshmja eshte se ne Shqiperi zbatohet sistemi propocional ne zgjedhje qe eshte ne kundershtim me interesat e popullit qe deshiron te votoje ne radhe te pare per deputetin, qe ka per detyre perkrahjen dhe dergimin e kerkesave te popullit ne parlamentin shqiptare. Zgjedhesi ndermjet njohjes dhe bashkebisedimeve te herembas hereshme me kandidatin per deputet krijon bindjen se cilin duhet te zgjedhe.simbas nevojave qe popullli, ndryshe do te ishte nje demokraci e cunguar..autoritare dhe e pa vlere.
luli i vocer eshte vetem sufler i SALES ne rast se nuk vdes sala luli nuk munt te ndryshoje PD te gjithe te tjeret jane te gjithe nen hyqmin e Sales sepse te gjitha pasurite qe kane vene i kane vene me urdher te sales e te femijeve te tij keshtu qe asnje ska guxim te kundershtoje por rrine te gjithe si mut e presin ndonje kocke,dhe nje sqarim per shume qe se kuptojne ; LULI U BE MINISTER I TRASPORTIT VODHI 230 MILIONET QE I NDAU ME SALEN,SA I DOLI ERA E COI SALA MINSTER TE JASHTEM,E BERI SHITJEN E DETIT ME SALEN NE BASHKEPUNIM,I DOLI ERA E VURI SALA M.TE BRENDSHEM QE LLIMISHT TE KISHTE SHTETIN NE DORE DHE ATJE BERI 21 JANARIN ,DUHEJ LARGUAR PROKURORISE DHE E VURI NE BASHKI, TASHTI E VURI KRYETAR TE PD, SE NE RAST SE DO VIHEJ TJETER DO DILNIN TE GJITHA KORRUPSIONET E SALES KESHTU QE LULI ESHTE BASHKEFAJTOR ME SALEN DHE NE RAST SE DO TE DENOHEN DO DENOHEN TE DY KESHTU QE NGJARJET DO KOMANDOHEN NGA JASHTE SI DO VEPROHET ME SHQIPERINE.