Fati i zi i një miliarderi/ Vdes sapo blen kështjellën

21 Dhjetor 2013, 19:05Lifestyle TEMA

Një miliarder kinez mendohet se ka vdekur kur helikopteri me të cilin udhëtonte u rrëzua, ndërsa ai po vëzhgonte një vreshtë në jugperëndim të Francës.

Sipas BBC, helikopteri, ku ishte Lam Kok, djali i tij 12- vjeçar, ish- pronari i kështjellës, James Gregoire, dhe një përkthyes, u rrëzua në lumin Dordogne.

Shitja e kësaj vreshte në Bordeaux ka pushtuar lajmet e mediave lokale.

Mendohet se ky është investimi më i madh që bën një biznesmen kinez në këtë rajon të njohur për verërat.

Kështjella e shekullit të 16-të është shitur për një shumë të pakonfirmuar.

46- vjeçari nga Hong Kongu e ka bërë pasurinë duke shitur çaj të cilësisë së lartë.

Pas konferencës për shtyp që pasoi shitjen e vilës, Gregoire tha se i ofron pronarit të ri një shëtitje me helikopter.

Gruaja e Kok nuk pranoi të hipte pasi tha se i kishte shumë frikë helikopterët.

Kina është bërë së fundmi eksportuesja më e madhe e verës së rajonit të Bordeaux.

Dhjetëra chateaux franceze janë blerë katër vitet e fundit nga kinezët./ep

19 komente në “Fati i zi i një miliarderi/ Vdes sapo blen kështjellën”

  1. Zigur Qarri says:

    Dmth,trashgimtaret meshkuj te dy familjeve kan vdekur,kan mbetur vetem grate.

    1. nd-ih-ma says:

      harrove Kreshnikun.

      1. raimondi Vlonjati says:

        Mos ju ka bere ndonje loje gruaja me dashnorin e saj…

  2. doni says:

    I kane vrare. Francezet nuk mund te pranojne qe krenaria e tyre, simbolet e tyre te merret nga te tjeret sidomos kinezet. Cdo gje ka nje limit. Nuk mund te lehohet qe i gjithe bota te shndrohet ne Made in China.

    1. raimondi Vlonjati says:

      Po sidoqofte ajo pasuri i ngelet gruas se kinezit qe vdiq._Keshtu qe perseri nuk e ka francezi me ate pasuri

  3. Genti35 says:

    Fati i Gramoz Pashkos. Edhe ky viktima tjeter e Berishes.

  4. plaku dhe deti says:

    Do i kthehen leket, apo jo? ….Pastaj per perkthyesin,qysh eksporton Kina verera franceze(!!!!)

    1. Wendy-B says:

      Hahaha ..po do t’ja kthejne, edhe me interes biles.
      Ti thuj c’do beje vejusha me gjithe ato miliona , po keshtjellen kush do ta gezoje???
      Drejto njehere timonin e varkes andej nga ujrat franceze, se si dihet mos peshkon ndonje keshtjelle e disa shishe me vere..

      1. plaku dhe deti says:

        hahhahaha. Wendy,une te nisem kembadoras arrij me shpejt ne France se me anije,hahahhahahaaaa.Eshte sikur nje kuksian te shkoje ne Kosove nga Lezha me varke ne Mal te Zi e qe andej ne Prishtine,hhahahaa.Per vererat franceze s’flasim dot keq,por eksportuesi i pare ne bote eshte Italia.Pepinot jane te te njeqindtave por nese francezet kane klas,italianet kane stil.

        1. Wendy-B says:

          Epo me mire qe te pelqejne italianet.Na ka ftu beso me kalu pushimet aty. Ai pagon per ndenjjen,ne do cojme veren -;)

          1. plaku dhe deti says:

            e pashe qe na kane ftuar,po une jam plak zevzek.Me ka mesuar gjyshi qe pas veres te pi raki.Njehere solla ne breg skeletin e nje peshku,here tjeter do nxjerr ne breg Sali Berishe

        2. raimondi Vlonjati says:

          Italianet na qenkan me te mire se francezet per vere ..?

          Kush ta ka thene kete gomarllek ty mor dreq ?

          Po vereat franceze i ka bere number 1 ne bote mikrobiologu Lui Paster, qe eshte nobelist ne zanatin e tij

          Italiani veren e ben njelloj sic e bejne fshataret tane….

          Ndersa Franca ka teknologine me te mire ne bote per prodhim vererash, ashtu sic kane edhe gjermanet per birren

  5. amant says:

    Me thote nje miku im qe jeton ne Bordo te Frances se ngjarja ka ndodhur ne nje zone krejt tjeter mbi 150 kilometer ne Perigy qe i bie te jete zona e Dordones ku ka edhe emrin lumi qe rrjedh aty. Nuk eshte nga vreshtat e famshme te Bordose keshtjella qe ka blere manjati kinez prej Hong Kongut.

    1. Al says:

      E crendesi ka Jo qe thua o amant.

  6. shqiponja says:

    Ka nje aresye qe ai nuk duhej ta gezonte keshtjellen.Ku i dihet si i ka bere parate??? Kinezet jane duke blere gjithe boten avash avash.Por keta milioneret e tyre nuk besoj ti kene parate me rruge te ndershme. Populli kinez eshte shume i varfer ndersa qeveria e tyre mjaft e pasur te korruptuar.keta pasaniket er inj jane teper te rrezikshem. Nuk thote kot populli jone ruaju zengjinit te ri.hajt mor kinez shife me dylbi tani keshtjellen ku doje te jetoje nga bota tjeter.

  7. LI says:

    Fati i zi per ate qe sapo e bleu, po per ate qe e shiti si u tregua Fati?

  8. kalciani says:

    Jo exportuesja,por import-uesja me e madhe,nga Franca-Kina!Me sa duket,nuk ua var me njeri ketyre gjerave,dukesh i ditur edhe po e the seprapthi!

  9. Eri says:

    Importuesja…jo eksportuesja

  10. titi says:

    vedekja eshte ralitet nuk te pyet meleku i vekjes se sa pasuri ke

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje