Një 14-vjeçare nga fshati Vrinë i Sarandës i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar.
Ngjarja është shënuar rreth orës 10:00 të së premtes, në banesën e familjes Shabani.
Ka qenë një konflikt mes nënës dhe së bijës, që ka çuar adoleshenten në aktin e vetëflijimit.
Sipas policisë, nënë e bijë janë konfliktuar pasi nëna i ka marrë celularin 14-vjeçares, e cila ndiqte mësimet në klasën e tetë.
Menjëherë pas kësaj, adoleshentja K.SH është mbyllur në dhomën e saj dhe ka konsumuar një përzierje ilaçesh.
Familjarët kanë vënë re gjendjen e rënduar të fëmijës brenda pak minutash dhe menjëherë e kanë transportuar drejt urgjencës, por vajza nuk ka mundur të mbijetojë.
duhet te kemi e menyre se si te sillemi me mosha te ndryshme ,dhe jo me agresivitet !
Ngushëllime familjes dhe të afërmve. Më vjen shumë keq për të dyja, njëra fëmijë dhe e vdekur, tjetra e gjallë por me shpirt të vdekur.
Fatkeqesi per familjen e saj dhe per te gjithe ne shqiptaret e tjere. Ngushellime nanes se shkrete qe tere jetn do rrij duke mallkuar vehten (pa te drejte). Gjynah o zot!
O ALLAH meshiroji te dyja pajise me durimin tend nenen e mjer ,keto femij jan si qelqi sdin ti perballojn merzijat…