Femrat e organizatës “Femen” janë të njohura tashmë në mbarë botën për protestat e tyre në mbrojtje të të drejtave të femrave.
E nisën në Ukrainë dhe tani kanë degët e tyre në disa vende të Europës.
Protestojnë gjithmonë duke nxjerrë gjoksin jashtë.
Këtë herë duket se kanë shkuar larg.
Një prej aktivisteve të “Femen” nxori gjoksin dhe protestoi në katedralen e Këlnit në Gjermani, një nga më të famshmet në botë.
Në trupin e saj, Josephine Witt shkruante “Unë jam zoti”.
Protesta ka shokuar shumëkënd, sepse erdhi në ditën e Krishtlindjeve.
Witt, studente gjermane për filozofi, rrezikon procedim penal.
Protesta erdhi gjatë meshës së kardinalit Joachim Meisner dhe dukej se drejtohej edhe ndaj tij për qëndrimet patriarkale.
Studentja ankohet se në polici e kanë mbyllur në një dhomë dhe nuk e kanë lejuar të telefonojë.
Ajo thotë se e kanë kërcënuar dhe i kanë thënë mëkatare./ep
Bravo vajzat per kete veprim ndaj seksofobise fetare, jo rastesisht kjo ishte nje studente filozofie! FILOZOFI = anti-fe = ZOT!
Feja katolike te nderhyje per te liruar studenten qe protestoj, kristianizmi eshte nje fe qe beson edhe tek forgiveness.
“Rrezikon procedim penal”????!!!! Po atehere Putin na qenka nje engjell ndaj te “drejtave” te njeriut!!!
Femen eshte po aq e rezikeshme sa grupet islamike, pasi politika e tyre eshte ekstremizmi. Femen nuk kerekon te ndryshoje mentalitetet, rregullat, ligjet nepermjet metodave demokratike po perdor metoda ekstremiste dhe nuk i kercet shume se shkel ligjet, nuk respekton lirine e besimit te grupeve te ndryshme.
Te hedhesh nje bombe ne nje aeroport ku ka femije te pafajshem eshte krim, te dalesh me gjoks perjashta ne nje ceremoni fetare ku ka femije te pafajshem e nuk kane lidhje me problemet e femen eshte po ashtu nje krim.
Femen thote beni si ju them une, e mos beni si bej une.
Cili na qenka krimi ne daljen me gjoks jashte perpara nje femije, moj Argite? Se po te shihnim krimin edhe ne keto gjeste domethenese, atehere i bie qe mbare Europa Veriore e veçanerisht Skandinavia, te jete kriminele se duhet ta dish qe ne ate pjese te lire te kontinentit, prinder e femije rrine nudo perpara njeri-tjetrit pa me te voglin problem! Ne France prinderit i puthin femijet ne buze bile ne goje si ne moshe te njome ashtu edhe ne moshe te rritur. Ka ndonje gje te keqe sipas teje? Apo ti je nga ato te shenjtkat e mbushura me komplekse qe e bejne vetem nen rrogoz? “Femen” ka te drejte sepse megjithe emancipimin e gruas dhe njohjen e te drejtave te saj ne te njeten shkalle me ato te mashkullit, barazia mes dy gjinive eshte ende larg dhe po flas per Europen e civilizuar; se per ate te Jugut apo ate Lindore, faktet jane edhe me negative!
Pirro,
Me duket se e kam shpjeguar me siperse ku eshte krimi. Ne kodin penal francez meqe ti po e mer si shembull francen, artikulli 222-32 i kodit penal parashikon denimin per egzibition en publik dhe ne vende publike.
Eshte problei yt se nuk di te lexosh apo te kuptos nuancat dhe ngaterron nje plazh ku njerzit shkojne per te mare reze dielli dhe nje Kishe qe eshte vend i shenjte dhe besimtaret shkojne per tu falur.
Per sa u perket puthjes ne buze te femijeve nga prindit ne France mos pergjitheso nje rast te izoluar qe ndofta ke pare ne televizor apo ke qene i pranishem me pjesen me te madhe te popullsise.
Te siguroj qe ne France femijet nuk puthen ne buze nga prindit, ose me te vertete jane raste te rralla, e aq me pak kur femijet behen adulte.
Mos aprovimi apo denimi i fenomeneve qe per interesa te ngushta nuk ngurojne te thujne ligjet e te agresojne pjesen tjeter te shoqerise qe i respekton nuk ka lidhje me komplekse po ka lidhje me civilizim.
Po ti dali nje burre perpara motres, nenes tende ne rruge dhe ti regoje organet gjinitale kur jane duke shetitur me femijet ne nje ambjent publik cili do te ishte reagimi yt?
Burri ne fjale proteston per te mbrojtur te drejtat e baballareve te divorcuar qe u mohoen per femijet e tyre.
Thoshte Gandhi: NUK DUHEN RESPEKTUAR ATO LIGJE QE S’JANE TE DREJTA E QE BIEN NDESH ME NATYREN NJEREZORE! Ndaj nuk eshte problemi im por problemi francez, italian, gjerman etj. qe u sanksionoka vepra penale e ekzibicionit nudo ne publik! Siç eshte problemi gjerman, italian apo francez sanksionimi penal per krim opinioni kur opinioni eshte i tipit mohues(negacionist)per te ashtuquajturin holokaust apo genocid te armeneve(rasti i turpshem francez)! Me keto ligje, e ashtuquajtura demokraci perendimore, po shkon dita dites per lesh dhe bashke me te edhe liria e te menduarit & te te shprehurit! Ndersa per sa te thashe mbi prinderit franceze, eshte e vertete, e kam pare me syte e mi nga afer, duke qene se kam jetuar per plot kater vjet ne France(dy qytete te ndryshme).
Ndersa per ate supozimin tend ne fund… jo per t’u hequr modern dhe anti-konformist, por s’do te reagoja aspak, aq me teper ne menyre te dhunshme! Sidomos nese ai tipi do ta bente per proteste dhe jo per molestì seksuale.
Me kufizimet e te drejtave nuk shkohet shume larg, nuk krijohet nje shoqeri e mire, nuk zgjidhen problemet e kesaj shoqerie! Probleme qe ne te kundert zgjidhen me lirine e plote, pa paragjykime, pa ndeshkime; kur kjo liri nuk cenon natyrisht lirine e tjetrit! Se ne fund te fundit nuk eshte edhe aq larg gjykimi apo paragjykimi mbi homoseksualin nga ai mbi nudistin apo anti-konformistin. Gjykim qe shpesh here transformohet ne dhune ekstreme. Sipas teje me te drejte?
Vetem se, e dashur, Bota ecen perpara dhe e vjetra shkelet me kembe. Nje dite jo fort te larget vlerat dhe morali i tanishem niperve tane do t’u dukeshin dukeshin nje makabritet e nje shoqerie barbare antike, teresisht jo civile. Sipas teje do te ishin ata kafshe apo kafshet kishim qene ne, me gjithe keto komplekse e morale falso te shoqerise se tanishme?
largoni berishen e bash berishen se ala ne aleancen islamike jen haram allau u mallkofte, shqiperia esht e krishtere
Jam i sigurte qe ato nuk kane te bejne me feminilitetin, qe eshte pjese kulturore, sjellje, edukate dhe ndjesi. Ato duken vecse si travesti, ku gjokset dhe fytyrat, dhe kofshet duken gjysem mashkullore.
Kristianizmi ka tolerancen e vet dhe per kete duhet respektuar. Cdo dhune estetike, aq me teper ne nje vend kulti eshte nje ofendim ndaj mendimit te lire.
Une do ti kisha grisur fustanin ndonjeres prej tyre, duke shkuar ne supermarket, per ti pare gjoksin sepse isha vone ne kishe dhe nuk arrita dot per tu kuriozuar….. pse vetem kur te duan ato te ma tregojne!
fuck femmen and politicks
Argita-B -nuk qendron ashtu si thua ti,,bej si them un mos bej si beje un., keto jan predikimet qe ben Hoxh Irfani.dhe nuk mund te besh paralelizem me extremizmin Mutlimanotalibanostanez me grupin femen qe un nuk e admiroj menyren e protestes.
Paralelizmi qe une bej sigurisht qe ka nje sens provokues, po ajo qe doja te thoja eshte fakti se kalimi ne akte ekstreme eshte i demshem per te gjitha shoqerite.
Kam degjuar me vemendje intervista te presidentes Inna Shevchenko te grupit Femen dhe te siguroj qe ne fund te intervistes eshte shume e veshtire te kuptosh qellimin e ketij grupi. Nuditeti nuk mund te kete te njetin sens per kultura te ndryshme, per gupe apo individ te ndryshem dhe kjo duhet respektuar ashtu sikurse duhen respektuar te drejtat e grave kudo ne bote.
Ndersa une e kuptoj kete zonje, Argita. Keto zonja e zonjushe(me se shumti zonjushe)po ndryshojne Boten, shih shembullin e aktivistes tuniziane, Amina! Fale saj, shoqeria tuniziane po emancipohet, shume gradualisht, por po emancipohet. Dikur e donin te pjekur ne hell bijen e tyre kokeforte, sot mbase nuk e honepsin dot duke e quajtur buçe, por nuk kane edhe aq zell per ta pjekur ne hell. Ndersa ne te kundert, po ta provoje ate shembull nje Amina saudite, katariote, pakistaneze apo afgane, te nesermen do ta gjenin te therur ne ndonje kanal. Une preferoj lakuriqesine e sinqerte, mbase edhe naive por te sinqerte te ketyre vajzave te mrekullueshme; jo thiken dhe terrorin e talebaneve myslimane, çifute e te krishtere!