Mesi vlen 400 milionë euro, pesë herë më shumë se Ronaldo

4 Janar 2014, 14:53Sport TEMA

Specialisti i tregut sportiv, Zherardo Molina, ka pohuar se ylli i Barcelonës, Lionel Mesi, ka një vlerë prej 400 milionë euro.

Molina, i cili punon për Euromericas Sport Marketing, ka shkruar një raport për vlerën e sulmuesit dhe ka zbulur se ekziston një klub i cili është në gjendje të paguajë shumën marramendëse për argjentinasin.

“Ekziston një klub që është praktikisht i sponsorizuar nga një qeveri dhe që do të ishte në gjendje të paguante 400 milionë euro për Mesin.

Janë tri klube europiane që na kanë kërkuar ta bëjmë këtë studim, në mënyrë që të shohin se sa vlerë ka Mesi.

Ne nuk mund të themi se cilat janë këto klube. Klubet kanë kërkuar që të analizojmë mundësinë e një transferimi të Mesit.

Mesi është pesë herë më i vlefshëm në treg se sa Kristiano Ronaldo. Sipas studimeve, Ronaldo nuk vlen më shumë se 100 milionë euro.

Klauzola e Mesit është 250 milionë euro, por ne besojmë se kjo vlerë nuk është e saktë. Tani për tani nuk ka lojtar në botën e sportit që ka vlerë më të madhe se Leo Mesi. Sipas studimeve të pesë viteve të fundit, Mesi vlen 400 milionë euro”, ka thënë Molina për Cadena Ser.

Klubi që mendohet se mund të paguajë këtë shumë dhe që u përmend edhe nga Molina, sipas të gjitha gjasave është PSG.

15 komente në “Mesi vlen 400 milionë euro, pesë herë më shumë se Ronaldo”

  1. 2014 says:

    nese Mesi 400 mil.E.
    aher Ronaldo 5oo mil.E.

    1. altini says:

      ore 2014
      na dole specialist me i mire se ky specialisti qe po flet artikulli…
      apo keshtu e kemi ne shqiptaret secili kujton se eshte me i zgjuar se te tjeret….

  2. 2014 says:

    ore altin- une e vleresova simbas kutit tim ,Ronaldo eshte gjeni futbolli. Tashi jepe edhe ti verdiktin ,pa te shofim ku jemi.
    .Te mira.

    1. dardajani says:

      2014 paske humbur not si specialist, po me mire keshtu.

  3. sfinks says:

    eh ku arriti futbolli 400 milion euro per nje lojtar

    1. Malua says:

      Po qe se nuk e blejne, atehere mos ma merrni per mburje te them qe une kushtoj 402 milion!Jam i sigurte qe nuk me blejne, por cmimin une aq e kam!

  4. Argita_B says:

    Çmimi eshte shuma qe pranon te ofroje bleresi dhe ajo qe pranon te shesi shitesi. Çdo gje eshte relative, nga pikpamja dhe analiza qe kane bere eshte ndofta 400 milion euro, po nese Messi blihet nga Ajax nuk ka te njeten rentabilitet si te blihej nga Manchester, pasi te pakten vetem per fanellat Ajax ka tifoze ne Hollande ndersa Manchester ne gjithe boten dhe nuk do shitet i njejti numer fanellash!
    Pa folur per vleren e ekipit, te drejtat televizive…. e keshtu me rralle.

    1. Tulipani says:

      Ju keni shume te drejte per sa i perket Mesit ne mese te Ajaksit e man u,por do te shtoja se po e bleu Ajaksi(qe pronari cifut ska lujt mensh)Do merrte me shume kupa se me ekipe te tjerra.

  5. Riva says:

    Kjo eshte te cjerresh bythen me thonj,imagjinoni sa duhet te ishte vlera e Maradones,Van Basten,Gulit,Platini etj.kur ne kohen kur luanin si ishte konkurrenca ne rangje klubesh dhe kombetaresh.

    1. Tulipani says:

      Xhixhi ja nje krahasim i vogel i emrave me te njohur ne furboll Dhe ne qe Ju thoni(per te qare apo qeshur),Skiafino te milan 72000pound,Suarez te inter 152000P,Anastasi te Juve 500000P,Krujf te Barca 922000P,Maradona te barca 300000P,maradona te napoli mas 4 vjetesh 5000000P,Gulit te milan 6000000P,Ronaldo te inter 19500000P,Platini e Van Basten jane BLERE me lire se keta lart LOLOLOLO.Dhe ne 2000 REALI prishi tregun “galaktiket”Figo te reali 37000000P,zizu te reali 46000000P,kaka56000000P,K ronaldo 80000000P e SUPER TALENTI BALE 85300000P.Dhe ne bejme tifo per futboll.

    2. Epic says:

      Ke te drejte, dhe mendo qe aso kohe ishte futboll dhe jo biznes skedinash. Dhe po e vleresojne Mesin me shume se cduhet gjate kohes qe nuk po luan futboll?!

  6. santiago says:

    keta specialist mundohen ti ngrene cmimin mesit sa me shume qe kur te shitet te marin pjesen qe u takon

  7. eno says:

    vlerat e nje lojtari varen gjithmon nga vera e marketingut .ne fund te gjith po e shohim qe futbolli po kethehet ne nje bisnes shum fitm prures .jo se kam ndonje gje kunder messit sepse jam nje tifoz i semure i tij jo vetem per futbollin qe te dhuron por edhe per cilesit e tij si person po ashtu edhe per kristjanon qe me ne fund tani nen drejtimin e karlos eshte bere tjeter njeri se si futbollist nuk ke cfare i thua por qe keto jan shifra te egzagjeruara jane.

  8. vlora A.J says:

    po gruaja eshte ne cmim

  9. miri says:

    Ngeli njehere nje njeripa leke dhe nuk kishte ku te gjente leke dhe mendoi te nxirte nene e vet ne shitje dhe i thote ,o nene,dote nxjerre ne shitje se nuk kam cbeje per leke,nena e habitur 90 vjece i thote se eshte veprim i gabuar,por djali i pergjigjet se me ate cmime qe do jap une per ty nuk te blen njeri…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje