Ibra: Topin e Artë duhet ta fitojë Babagjyshi i Vitit të Ri

31 Dhjetor 2013, 10:11Sport TEMA

Sulmuesi i Paris Saint Germainit, Zlatan Ibrahimovic, shpreson që Topin e Artë ta fitojë Babagjyshi i Vitit të Ri dhe jo tre finalistët për këtë çmim.

Suedezi ishte njëri nga konkurrentët në listën prej 23 futbollistëve, mirëpo në listën finale mbetën Kristiano Ronaldo, Lionel Mesi dhe Frenk Riberi, ndërsa njëri nga ata do ta fitojë trofeun prestigjioz më 13 janar.

“Topi i Artë? Sipas meje, të tre meritojnë ta fitojnë, ndërsa ai që duhet ta fitojë me çdo kusht është Babadimri”, ka thënë Ibra në një konferencë me gazetarë, shkruan Telegraf.

32-vjeçari ka folur edhe për të ardhmen e tij duke deklaruar se ekziston mundësia që ta përfundojë karrierën në Paris.

“Po, është një opsion që ta mbyll në Paris dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, ka shtuar Ibrahimovic.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje