Ylli i Real Madrid, Kristiano Ronaldo, ka fituar çmimin e futbollistit më të mirë në botë nga Globe Soccer.
Çmimi i cili zgjidhet nga votat e fansave në internet, i ka shkuar për të dytin vit radhazi Ronaldos, i cili ishte i pranishëm në ceremoninë e mbajtur në Dubai.
Ronaldo e mori çmimin nga gjyqtari legjendar italian, Pierluixhi Kolina dhe portugezi s’kishte si të mos shprehej i ngazëllyer.
“Gjithmonë dëshiroj të arrij më shumë, të shënoj më shumë gola se sa vitin e kaluar. Duhet të jem i fortë, i fokusuar. Më pëlqen ndonjëherë të jem nën presion”, ka thënë Ronaldo.
Ai bëri shaka me Kolinan, duke thënë se ai pëlqen të bisedojë me gjyqtarët, por ka të tillë si italiani që nuk të lejojnë të flasësh.
Titull i fituar me internet!! Dhe nje perdoruese pa shume njohuri ne informatike sot ka mundesine duke kerkuar rreth 20-30 min ne internet te dije si te manipuloje votimet me internet. E thene ndryshe, i njeti person mund te japi nga i njeti kompjuter pa u kupruar nga organizatori 4 apo 5 mije vota per nje afat kohor shume te shkurter.
Ky Ronaldo ben gola,por MAGJINE E MESSIT KURRE NUK DO TA ARRIJE!!!
MESSI ben gola dhe jep spektakel ne fushe!!!
Edhe si njerez ndryshojne shume:
RONALDO mistrec dhe hileqar,ndersa MESSI i thjeshte dhe virtuoz!!
Kurre nuk e kemi pare MESSIN te acarohet me kundershtaret apo gjyqtaret,ndonese e kane goditur shpesh here!!!
Pa dyshim qe dakordohem me perfundimet, Ronaldo per momentin eshte me i miri ne bote, sepse Lionel Messi nuk eshte tokesor dhe dimensioni i tij smund te krahasohet me asnje tjeter te vdekshem, perfshire dhe Ronaldon!
hera e pare qe me pelqen komenti yt Argita me ne fund po ben nje koment te drejt dhe real