Sulmuesi suedez, Zllatan Ibrahimoviç, shprehet i revoltuar me mediat e vendit të tij, të cilat e krahësojnë me një sulmuese femër në Suedi.
32-vjeçari thotë se në Europë e krahësojnë me Mesin dhe Ronaldon, ndërkohë që në vendin e tij, e krahësojnë me një femër.
“Unë kur udhëtoj për në Europë më vënë përballë Mesit dhe Ronaldos, ndërsa kur vi në shtëpi në Suedi ndodh e kundërta. Më krahësojnë me një futbolliste femër. Me gjithë respektin që kam për femrat, kjo duhet të marrë fund, pasi nuk është zbavitëse”, ka thënë sulmuesi suedez.
“iKëtë verë mu bë një pyetje nga gazetarët suedezë, se kush ishtë më i mirë, unë apo Lotta Schelin(sulmuese e kombëtares së Suedisë, e cila luan për Olimpikun e Lionit). Janë duke bërë shaka me mua, apo jo? Kur unë theva rekrdet e golave të shënuar me kombëtaren, me kë duhet të më krahësojnë? Me atë që mbante këtë record, apo me femrat?”, vijon më tej sulmuesi suedez.
Ai ndërkohë është shpallur sportisti më popullor në Suedi për të pestin vit radhazi. 32-vjeçari është shprehur i lumtur për këtë vlerësim, duke thënë se e bën të ndihet gjallë.
hahhah o hunderr