Barcelona kërkon të shuajë polemikat, Mesi do përfitojë më shumë se Ronaldo

24 Dhjetor 2013, 13:49Sport TEMA

Lionel Mesi mund të kalojë shumë shpejt rivalin e tij të madh, Kristiano Ronaldo, përsa i përket pagës.

Sipas mediave spanjolle, Barcelona ka ndërmend që të ulet në tavolinë me përfaqësuesit e argjentinasit gjatë janarit, për të rinovuar për herë të shtatë kontratën e tij, që prej vitit 2005.

Vetëm pak ditë më parë, presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, tha se Lionel Mesi nuk ka kërkuar rritje page.

Por, polemikat e fundit mes argjentinasit dhe zëvendëspresidentit Faus, duket se kanë bërë që Rosell të ndryshojë mendje.

Mediat spanjolle thonë se paga e Mesit do të kalojë 21 milion eurot që fiton aktualisht Kristiano Ronaldo.

Kjo, duke qenë se vetë Rosell pohoi që Mesi është futbollisti më i mirë në botë dhe për këtë arsye meriton që të paguhet më shumë nga të gjithë.

Me këtë hap duket se shuhen të gjitha polemikat dhe pakënaqësitë e ndryshme të krijuara gjatë javëve të fundit.

 

6 komente në “Barcelona kërkon të shuajë polemikat, Mesi do përfitojë më shumë se Ronaldo”

  1. berto says:

    ore keta jan ftohur ne tajare!messi per kete vit as gjysmen e rroges se meriton.

  2. vlora.aj says:

    Po ku kan turp kta legena .

  3. demokrat says:

    Lufta per page me te larte midis ketij distrofikut dhe kokes me xhel te Realit, eshte si gara e armatimit mid BS dhe SBA gjate luftes se Ftohte, njera falimentoi.

  4. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Po pse eurot mos dalin gje nga xhepat tuaj te cpuar !
    MESSI doni apo nuk doni ju eshte FUTBOLLISTI ME I MADH ,me gjenial ,me SPKTAKOLAR QE KA PARE NDONJEHERE PLANETI TOKE !

  5. Horri i i Bulevardit says:

    Kur nje boksier kerkon te sfidoje kampionin, dalin ne skene ata te paturpshmit, ata qe skane as moral dhe as dinjitet dhe fillojne me lloj lloj manovrash, te prekin ne seder kampionin, arrijne deri aty, sa nje gazete afer Real Madritit, hedh akuza ne drejtim te babait te Lionel Mesit, per ta detyruar magjikun Messi, te ike nga syte kembet nga Barcelona edhe nga Spanja, pse jo edhe nga Europa.
    Oferta e fundit, pervec kercenimit qe i behet babait, vjen nga britaniket, duke e prekur ne seder, me ane te parase, se K. Ronaldo fiton me shume.
    Strategjia eshte e qarte, ti bejme nje oferte te mire Messit, ta cojme ne Angli, ku dihet se me lojen qe Messi luan, do ta kete te pamundur, te jape magjine e tij, se dihet qe Messi eshte talent dhe magjik ne futboll, jo ne Regbi.

  6. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Koment i persosur “HORRI ” !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje