Uejn Runi, kapiteni i ardhshëm i Junaited

23 Dhjetor 2013, 15:16Sport TEMA

Uejn Runi prej muajsh është në një marrëdhënie jo fort miqësore me drejtuesit kryesorë të Mançester Junaited dhe jo më kot kërkoi gjatë verës që të largohej nga klubi.

Aktualisht, kontrata e tij skadon pas 18 muajsh dhe sulmuesi anglez është duke shmangur nisjen e bisedimeve me drejtuesit e klubit, për rinovimin e kontratës.

Por, trajneri Devid Mojes kërkon ta mbajë me çdo kusht Runin dhe për këtë arsye, në mënyrë që ta bëjë të ndihet i rëndësishëm, mund ta caktojë atë si kapitenin e ekipit.

Duke folur për faqen zyrtare të Junaited, Mojes ka thënë se Runi është një lider dhe mund të kthehet në një legjendë e këtij klubi.

“A e dini çfarë më pëlqen më së shumti te Uejn? Te ai shoh një lider. Shoh dikë që dëshiron të marrë përgjegjësi për klubin, një njeri që kujdeset se si luan ai dhe gjithë ekipi.

Ndoshta edhe nëse nuk është në formë, mua më duhet t`i jap kohë, sepse nuk e ka problem të bëjë çdo punë. Ai është duke hyrë në një moshë kur e kupton se është pjekur. Ai është në rrugë që të bëhet një legjendë e këtij klubi”, ka thënë Mojes për faqen zyrtare të klubit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje