Tevez: Topin e Artë e meriton Riberi

21 Dhjetor 2013, 15:04Sport TEMA

Sulmuesi i Juventusit, Karlos Tevez, beson se Topi i Artë duhet t’i jepet francezit Frenk Riberi dhe jo Kristiano Ronaldos apo Lionel Mesit.

29 vjeçari thotë se anësori francez ka dhënë kontribut vendimtar në tripletën e Bajernit, e kjo e bën Riberi, sipas Tevezit, favorit absolut.

“Mesi dhe Kristiano janë pretendentë për trofeun çdo vit, por ajo që ka bërë Riberi sezonin e kaluar me Bajernin dhe mënyra si ka luajtur, mendoj se e meriton ta fitoj1% Topin e Artë. Ai e meriton më shumë se të gjithë”, theksoi Tevez.

Ai shtoi se për Botërorin e vitit të ardhshëm nuk ka menduar, përveç faktit se si t’i kalojë pushimet në plazh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje