Roben: Nuk kam thënë se Ronaldo e meriton Topin e Artë, shpresoj ta fitoj Riberi

20 Dhjetor 2013, 14:55Sport TEMA

Mesfushori holandez i Bajern Mynih, Arjen Roben ka hedhur poshtë një deklaratë të publikuar në Voetbal International, sipas së cilës ai kishte thënë se Kristiano Ronaldo e meriton Topin e Artë.

Roben është shprehur se nuk e ka thënë kurrë këtë gjë dhe se dëshiron me gjithë zemër që Topin e Artë ta fitojë shoku i tij i skuadrës, Frenk Riberi.

“Unë kurrë nuk kam thënë se Kristiano Ronaldo e meriton Topin e Artë. Unë shpresoj me gjithë zemër që Riberi ta fitojë atë. Kjo është e qartë. Ai e meriton këtë.

Unë kam thënë se është çmenduri se si Reali është kaq i varur prej Ronaldos dhe se si ai shënon kaq shumë gola. Ata janë dy futbollistë të mrekullueshëm dhe shpresoj se Riberi do ta fitojë Topin e Artë”, ka deklaruar Roben për Bild.

Roben dhe Riberi nuk njihen për një miqësi të fortë mes tyre, pasi disa herë kanë pasur përplasje, madje edhe duke u gjuajtur me njëri-tjeterin. Për këtë arsye, deklarata e tij në favor të Ronaldos u mor si e mirëqënë.

1 komente në “Roben: Nuk kam thënë se Ronaldo e meriton Topin e Artë, shpresoj ta fitoj Riberi”

  1. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Atehere kjo tregon se une moj ARGITA ,kam te drejte ,se edhe ARJEN ROBEN ,mendon si mua .
    Natyrisht qe ARJEN ben modestin ne kete rast dhe Modestia e tij nuk le vend per as me te voglin Ekuivok !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje