Uli Hënes: Bajerni nuk do ta fitojë dot tripletën edhe këtë vit

19 Dhjetor 2013, 14:49Sport TEMA

Presidenti i Bajern Mynih, Uli Hënes, beson se klubi nuk mund të përsërisë suksesin e vitit të kaluar, kur fitoi çdo trofe të mundshëm. Bavarezët, të cilët gjenden në Marok për Kupën e Botërorit të Klubeve, shkruan historinë, duke u bërë ekipi i parë gjerman që fiton Bundesligan, DFB-Pokal dhe Champions League.

Hënes, fitues i tre titujve të ligës dhe i një titulli të Kupës Evropiane, ka thënë se sukseset e sezonit 2012-13 përmbushën pritjet e klubit, por nuk beson se edhe sivjet do të përsëritet suksesi i njëjtë.

“Ne duhet të mësohemi se kemi pasur një vit të jashtëzakonshëm”, ka thënë ai për “B5 aktuell”. “2013-ta do të shënohet në histori, por nuk besoj se do të përsëritet”.

“Ne duhet të ulemi dhe të mendojmë për arritjet e vitit të kaluar, pastaj të përballemi me sfidat që po na presin”, tha presidenti bavarez.

1 komente në “Uli Hënes: Bajerni nuk do ta fitojë dot tripletën edhe këtë vit”

  1. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Per mua BAYERNI me i madh per te gjitha koherat ka qene BAYERNI 1972-1974 ,PAVARESISHT SE MORI VETEM 1 Kupe Kamponesh ,por mori sikunder edhe BARCA e sotme
    A-kampionatin Europian te futbollit ku nga BAYERNI ishin plot 6 lojtare si ;
    1- Sepp Maier
    2- Franz Beckenbauer
    3-Paul Breitner
    4-Uli Hoenes
    5-Gerd’ Muller
    6-Hans-Georg Schvarzenbeck

    B-Kampionatin Boteror ku edhe ketu ishin po 6 lojtar te Bayernit
    Maier ,beckenbauer,Breitner ,Hoenes ,Muller ,Schvarzenbeck.
    Edhe un emendoj se BAYERNI nuk e ka me ate Shpirt qe kishte me HEYNCKESIN ,pavarsesisht se eshte “BARCELONIZUAR” me shume .
    Sidoqofte eshte shume shpejt per te gjykuar .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje