Luis van Gal thotë se është krenar për rolin e tij në suksesin e fundit të Barcelonës dhe Bajern Mynih, pasi ndihmoi daljen në pah të yjeve që aktualisht shkëlqejnë me këto skuadra.
Andres Iniesta dhe Ksavi i bënë debutimet e plota nën drejtimin e Van Gal, ndërsa holandezi po ashtu promovoi të rinjtë Tomas Myler dhe David Alaba në ekipin e parë kur drejtoi Bajernin.
“Kur e shoh Barcelonën duke luajtur me katër lojtarë të mi, dhe Bajern Mynih po ashtu, kjo më bën të lumtur dhe krenar. Por, Ksavi, Iniesta, Mota, Myler ose Alaba, përshtateshin në profilin e pozicionit.
Për shembull, bisedova me Alaban për pozicionin e mbrojtësit të majtë. Ai nuk dëshironte të luante atje. Ai ishte edukuar si mesfushor, por unë kisha një pozicion të zbrazët për të, pasi kisha dëmtime dhe mendova se ai mund ta bëjë detyrën.
Pas shumë bisedave, në fund, ai luajti aty pasi dëshiroi ta ndihmojë ekipin. Ku luan tani ai? Në pozicionin e mbrojtësit të majtë!”, ka thënë Van Gal.
Van Gal fitoi dy tituj të La Ligës dhe Kupën e Mbretit me Barcën, por dështoi te Bajerni, skaudër të cilën e drejtoi gjatë sezonit problematik 2009-2010.