Zubizareta: Barça-Siti, një sfidë sulmuesish

16 Dhjetor 2013, 14:35Sport TEMA

Drejtori sportiv i Barcelonës, Andoni Zubizareta, mendon se sfida e Barcelonës përballë Mançester Sitit do të jetë një sfidë tërheqëse, për shkak të futbollit sulmues që preferojnë të dy ekipet.

Shorti i hedhur i rezervoi Barcelonës ndoshta rivalin më të fuqishëm të mundshëm (të pozicionuar në vendin e dytë). Por Zubizareta sheh anën pozitive të sfidës, futbollin tërheqës.

“Do të jetë një sfidë e mrekullueshme kundër disa prej lojtarëve të cilët ne i njohim mirë.

Janë dy skuadra të cilat sulmojnë shumë mirë dhe të cilat kanë shumë talent në radhët e veta, që nga pozicionet e portierëve deri, te sulmuesit.

Ndaj, kjo është ajo që do t’i bëjë këto dy ndeshje edhe më shumë tërheqëse”, ka thënë Zubizareta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje