Mbrojtësi i Bajern Mynih, Holger Badshtuber, beson se Pep Guardiola është trajneri i përkryer për të drejtuar kampionët e Evropës dhe është i bindur se ai mund t’i çojë ata në një nivel tjetër.
Gjermani ka qëndruar jashtë fushe në 12 muajt e fundit pasi iu nënshtrua katër operacioneve. Megjithatë thotë se trajneri është në kontakt të vazhdueshëm me të.
“Mendoj se ne mund të shkojmë në një nivel tjetër me mënyrën se si ai luan futboll. Ai është shumë skrupuloz në punën e tij dhe dëshiron një skuadër të përkryer.
Mendoj se ai është një plus i madh për Bajernin. Ne jemi në kontakt gjithë kohën. Ai gjithmonë qëndron i informuar se çfarë po bëj unë”, ka thënë Batshtuber.
Flm Badshtuber, jam shume i prekur