Sulmuesi argjentinas, Gonzalo Higuain, ka shpërthyer në lot pas eleminimit të Napolit nga Liga e Kampioneve.
Edhe pse arriti që të grumbullonte 12 pikë, po aq sa Arsenali dhe Borusia Dortmund, Napoli nuk ka arritur dot të vazhdojë më tej, për shkak të golavarazhit në përballjen direkt me Dortmundin.
“Ne nuk bëmë asgjë keq. Ne kishim 12 pikë, si Arsenali dhe Borusia Dortmund, por nuk u kualifikuam.
Është hera e parë që një ekip ia ka dalë aq mirë në fazën e grupeve dhe sërish nuk kualifikohet.
Është për të ardhur keq që ne jemi eliminuar me 12 pikë, kur disa ekipe mund të shkojnë më tej me vetëm një fitore”, ka thënë Higuain për Sky Sport Italia.
po pra gjynaf….
por dhe te tjeret gjynaf ishin ?
http://dielli.al/lajme.php?id=26280&k=15
Derisa u eleminuat e keni bere ndonje te keqe, se kot nuk te heqin. Jeni rrahur si gomari ne duhan dhe nuk ua kthyhet reston…:)