Henri: Do të doja të luaj përkrah Ozilit

12 Dhjetor 2013, 15:23Sport TEMA

Legjenda e Arsenalit, Tierri Henri, ka pranuar se ai është një tifoz i madh i Mesut Ozil.

Henri aktualisht aktivizohet me Nju Jork Red Bulls, por është rikthyer në Londër për t’u stërvitur dhe ruajtur formën me ish-klubin e tij, për shkak të pushimit së sezonit në kampionatin amerikan të futbollit MLS, raporton “Telegraf”.

“Do të më kishte pëlqyer të luaja me të, ai më kujton Robert Pires. Ai e shpërndan topin, mund të gjejë lehtë një futbollist. Ai mund të luajë çfarëdo lloj futbolli.

Ozil ka gjërat që ju kërkoni te një mesfushor. Ai lë përshtypjen sikur luan në kopshtin e tij.

Ozil sjell atë qetësi me topin, për të cilën ju keni nevojë. Mendoj se ai ia ka sjellë këtë Arsenalit”, ka thënë Henri.

1 komente në “Henri: Do të doja të luaj përkrah Ozilit”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje