Riberi, lojtari francez i vitit

10 Dhjetor 2013, 15:32Sport TEMA

Ylli i Bajern Mynih, Frenk Riberi, është votuar si Lojtari Francez i Vitit nga revista France Football, duke mposhtur kështu mesfushorin e Juventusit, Pol Pogba, dhe atë të Paris Saint-Germain, Blaise Matuidi.

30-vjeçari e ka fituar çmimin individual edhe dy herë të tjera, në vitin 2007 dhe 2008, dhe suksesi i tij me Bajernin sezonin e kaluar, kur fitoi tripletën, ia ka dhënë trofeun për të tretën herë, raporton Telegraf.

Por Riberi shpreson ta fitojë atë edhe dy herë të tjera, për të thyer kështu rekordin e Tieri Henri, i cili e ka fituar atë pesë herë.

“E di se Henri e ka fituar çmimin pesë herë dhe është një nder i madh të ndjek hapat e tij. Tieri është një prej më të mëdhenjve të të gjitha kohërave në Francë. Ai e di se unë po e ndjek rekordin e tij”, ka komentuar francezi.

Riberi po ashtu është në garë për çmimin më prestigjioz individual në botë, Topin e Artë, çmim për të cilin ka për konkurrentë dyshen më të mirë në botë, Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje