Mesut Ozil: Premier Liga, kampionati më i mirë në botë

9 Dhjetor 2013, 15:39Sport TEMA

Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil, mendon se Premier Liga është kampionati më i mirë në botë.

Ozil u transferua në verë nga Reali tek Arsenal për 50 milion euro dhe është duke shkëlqyer me londinezët.

Ai është kthyer në lojtarin kryesor të Arsenalit, duke e ndihmuar ekipin që të jetë në krye të Premier Ligë, pesë pikë para ndjekësve më të afërt, Çelsi dhe Liverpul.

“Unë kam luajtur në tre kampionatet më të forta në botë: Gjermani, Spanjë dhe Angli. Dhe, mund të them me plot bindje se Premier Liga është kampionati më i mirë në botë. Këtu ka shumë konkurrencë”, ka thënë mesfushori turko-gjerman.

Aktualisht, kampionati anglez renditet i dyti, pasi atil spanjoll, për cilësinë. Por, shumë njerëz mendojnë se Premier Liga është shumë më e fortë se La Liga në Spanjë, ku gjithmonë Barcelona dhe Real Madrid kanë shumë diferenca me ekipet e tjera ndjekëse.

2 komente në “Mesut Ozil: Premier Liga, kampionati më i mirë në botë”

  1. vlora 1912 says:

    shume e sakte.kampionati anglez ka 8 ekipe rivale per te fituar trofeun dhe nga te cilat 5 shume te forta.MUTD,chelsea,arsenal,liverpul dhe Manchester cyti.ndersa everton totenham jane ekipe me nivel te larte dhe shume here me te forta se spanjollet e sevillas apo viarealit.la liga ka pas dy ekipe dhe vetem sivjet jan ber 3 te forte duke shtuar A madridin.la liga eshte nje kampionat qe fituesi e mbyll kampionatin me vetem 2 humbjedhe vendi i dyte me 3 dhe diferenca ne pik shkon deri ne 40 nga vendi i pare te ei 3-ti.kamponat leshi.

  2. Madrileni says:

    Ik ore. Kam respect per tu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje