Besart Berisha është përsëri në qendër të vëmendjes jo vetëm për golat që po shënon, por edhe mundësinë që ekzistojnë në merkato për një rikthim në Europë. Nuk ka ditë që mediat të mos merren me Besartin. Kjo ka sjellë edhe spekulimet se ai mund të lëvizë duke braktisur Australinë.
Prishtina është qyteti të cilin Besarti nuk e harron kurrë. Besarti shfaqet nostalgjik…
“Të shkosh ku të shkosh, si vendlindja nuk ka. Atje kam shumë familjar dhe shokë dhe shpesh i kujtoj ata. Ditët e kaluara në këtë qytet nuk mund të harrohen. Gjëja e parë që mendoj pas përfundimit të sezonit është se si të kthehem sa më parë në Prishtinë”, thotë Berisha.
Na ka marre malli per ato driblimet e tua virtuoze. Ne te presim ne kombetare. Ti i duhesh asaj. Sulmuesit e tjere jane ne krize. Luajne pak me skuadrat e tyre.