Fabio Kapelo ka komentuar gjasat e Italisë dhe Rusisë për të fituar Kupën Botërore në Brazil.
Italiani, i cili është trajner i Rusisë, ka folur para shortit të sotëm që do të përcaktojë grupet e Botërorit 2014, raporton Telegraf.
Kapelo mendon se suksesi i Italisë do të varet nga forma e dy sulmuesve, Xhiusepe Rosi dhe Mario Baloteli.
“Fushata e Italisë në Botëror do të varet nga forma e Xhiusepe Rosit dhe Mario Balotelit. A do të doja të stërviti Balotelin? Mendimi është se as nuk e kam menduar këtë!.
Sa i takon Rusisë, ne do ta konsideronim sukses nëse arrijmë në çerekfinale, por shumëçka do të varet nga shorti”, ka thënë Kapelo.