Katër trajnerët e ekipet kombëtare (U- 17, U-19, U-21 dhe Kombëtarja A) do duhet të stacionohen më së shumti në të ardhmen e afërt nga të rinjtë që dalin nga Shqipëria, përfshi këtu edhe ata të lindur në Perëndim nga prindër shqiptarë, duke lënë disi mënjanë Kosovën. Kjo është pak a shumë ajo çka është diskutuar mes temave të ndryshme në mbledhjen e zhvilluar ditën e martë në Federatën Shqiptare të Futbollit, e organizuar kjo nga drejtori i zyrës së talenteve, Redi Jupi. Siç dihet, në këtë takim të parë, i cili do të pasojë tryeza të tjera, morën pjesë menaxheri i Kombëtares Alban Bushi, trajneri dhe zëvendëstrajneri i Kombëtares, Xhani de Biazi dhe Paolo Tramexani, trajner i ekipit të Shpresave Skënder Gega, ai i Kombëtares U19 Foto Strakosha dhe i U-17, Xhemal Mustedanagiç.
Sugjerimi
Nga sa bëhet e ditur, një nga problemet ka qenë edhe aktivizimi i lojtarëve kosovarë që luajnë aktualisht në ekipet tona përfaqësuese, ku numrin më të madh e ka skuadra e parë. Nisur nga fakti se Kosova së shpejti do të pranohet nga FIFA dhe UEFA dhe natyrisht do të ketë kombëtaren e vet, teknikut kuqezi, por jo vetëm, i është sugjeruar që të shikojë më shumë “brumë” vendës, kjo me qëllim që në të ardhmen Shqipëria të mos ketë problematikë me një “eksod” të mundshëm të lojtarëve me origjinë kosovare. Edhe pse duhet thënë se një pjesë e mirë e lojtarëve kosovarë, të cilët kanë tashmë pasaporta shqiptare dhe kanë luajtur e luajnë me Shqipërinë, e kanë thënë qartazi në deklaratat e tyre se nuk do të ndryshojnë kombëtare edhe kur Kosova të njihet nga FIFA dhe UEFA, përsëri në federatë duan t’i paraprijnë çdo të papriture të pakëndshme.
Rregulli
Të gjithë lojtarët kosovarë që luajnë aktualisht me kombëtare të tjera (Zvicër, Suedi, Austri, Shqipëri etj.) do kenë mundësi që të zgjedhin, nëse do duan të luajnë për Kosovën, edhe pse kanë luajtur ose luajnë për një kombëtare tjetër. Ky është një rregull i FIFA-s, i cili është aplikuar në të gjitha rastet kur është anëtarësuar një shtet i ri. E njëjta gjë ka ndodhur më parë me të gjitha ish-shtetet nën Bashkimin Sovjetik, apo edhe nën ish-Jugosllavi. Duke qenë se lojtarët kosovarë nuk kanë pasur mundësi që ta zgjedhin ekipin e tyre përfaqësues, pra të origjinës, në momentin kur janë grumbulluar për herë të parë nga një kombëtare tjetër (rasti i të gjithë lojtarëve kosovarë që luajnë për Shqipërinë apo edhe për Zvicrën), pasi shteti i tyre i origjinës nuk njihej nga FIFA, atëherë, direkt pas njohjes ndërkombëtare, ligjërisht atyre u lind e drejta që të ndryshojnë ekip përfaqësues, nëse do dëshirojnë ta bëjnë një gjë të tillë. Natyrisht, FIFA dhe UEFA do lënë një afat të caktuar, ku të gjithë lojtarët me origjinë nga Kosova do kenë mundësi të shprehen ose zgjedhin nëse do qëndrojnë te skuadrat kombëtare ku janë apo do kalojnë te Kosova.
Kosova
Në këtë këndvështrim, teorikisht, edhe kosovarët që luajnë për ekipet përfaqësuese të Shqipërisë do ta kenë këtë mundësi, të cilën natyrisht nuk mundet që t’ua privojë Federata shqiptare. Një fakt të tillë e konfirmoi muajin e shkuar edhe sekretari i Përgjithshëm i Federatës Kosovare të Futbollit, Eroll Salihu, në një intervistë për “Panorama Sport”. “Synimi i Kosovës nuk është dobësimi i Kombëtares shqiptare. Çdo veprim për çdo lojtar do të bëhet në diskutim dhe miratim edhe nga FSHF-ja. Sigurisht, ne do kemi përfaqësuesen tonë dhe do duam që ajo të jetë sa më e fortë. Kështu që nga momenti kur Kosova do hyjë zyrtarisht në FIFA, ne si federatë kemi si detyrim moral, e theksoj, moral, që t’u bëjmë ftesa të gjithë lojtarëve kosovarë kudo në botë, përfshi edhe Shqipërinë, pastaj do jetë në dorën e tyre që të zgjedhin se ku duan të luajnë”, pat thënë ai. Kështu, drejtuesit e Federatës shqiptare, në takimin me trajnerët kuqezinj, i kanë mëshuar më shumë idesë së afrimit të lojtarëve nga Shqipëria, për të evituar ndonjë problematikë në të ardhmen. Këtë ia kanë sugjeruar më së shumti De Biazit, duke qenë se italiani ka afruar më shumë se 10 lojtarë me origjinë kosovare gjatë dy viteve të fundit.
Kosovarë që luajnë në kombëtaret shqiptare
KOMBËTARJA A
Lorik Cana
Armend Dallku
Debatik Curri
Samir Ujkani
Ahmed Januzi
Mërgim Mavraj
Etrit Berisha
Besart Berisha
Burim Kukeli
Alban Meha
Amir Abrashi
Migjen Basha
Vullnet Basha
Azdren Llullaku
Ilir Berisha
Loret Sadiku
Shkëlzen Gashi
Ermir Lenjani
Valdet Rama
Agon Mehmeti
SHPRESAT (U-21)
Valentin Gjokaj
Herolind Shala
Leonit Abazi
Valon Ahmedi
Enis Gavazaj
Imran Bunjaku
Arbnor Fejzullahu
Agonit Sallaj
Mërgim Bajraktari
Leotrim Gashi
Gjelbrim Taipi
Shpend Matoshi
Haxhi Neziraj
Amir Rrahmani
KOMBËTARJA U19
Lorik Aliu
Faton Ademi
Almedin Murati
Berat Beqiri
Fabian Lokaj
Fatlum Ramadani
KOMBËTARJA U-17
Dren Feka
Herolind Gjoshi
Ardit Humolli
David Domgjoni
Endrit Grainçan
Visar Bekaj
Agim Zeka
FSHF dhe FSHK duhet te bisedojne “nen rrogoz” per tu bashkuar.
Ligjerisht kjo eshte gjeja me e lehte.Sapo te lejohet Kosova,behen ligje ne dy parlamentet qe I japing te fuqi vendosese federative perkatese dhe federatat perkatese me vote vendosin bashkimin e dy federative.
Ligjerisht ,pas njohjes nga FIFA nuk ka pengesa ligjore nga nderkombetaret per bashkim.
Pse duhet te eci ne rrugen e “prioriteteve ” te lojtareve nga shqiperia FSHF???
Rruga e bashkimit te federative ,natyrisht, qe ca hunj qe vijne verdalle dhe vjedhin, I le jashte dere.Por shqiptaret e kosoves e kane te tyren flamurin kuq e zi po aq sa ce kemi dhe ne,nuk e kane as te imponuar dhe as te importuar.
Cfare “brumi vendas” duhet mbledhur?? A nuk eshte po i njejti “brum” edhe ai i shqiptareve nga Kosova?? Nese ata kane vendosur te luajne per vendin ame, atehere nuk ka vend ketu, trajtimi i “brumit”.
Nese flasim per vendime administrative qe prekin pranimin e Federates Kosovare te Futbollit ne FIFA, atehere le te trajtohet kjo teme por jo gjuha vulgare e “brumit” qe jep pershtypjen se ata qe luajne sot per Shqiperine dhe jane me origjine nga Kosova, jane te nje “brumi” tjeter.
I vetmi brum i prishur ne kete histori, eshte ai i Armando Dukes dhe “specialisteve” qe ka perreth. Eshte brumi i llumit te shoqerise sone.
Te dyja komentet te sakta
Fati final i Kosoves eshte bashkimi i saj me Shqiperine,ne Bashkimin Europian.
Futbollistet kosovare mund te sherbejne per nje periudhe jo te gjate,ne ekipin perfaqsues te Kosoves.
Strategjia e FSHF,per ngritjen cilesore te lojes se futbollit,me futbollist shqiptare,eshte per tu pershendetur,por nuk eshte gjithçka.
Te realizosh kete ide,do te duhet te pakten nje periudhe 10 vjeçare,ku Jupi dhe te tjere,do kene dorzuar stafeten,per te punuar te tjeret.
Kjo ide nuk mund te behet pa mbeshtetje e shtetit shqiptar,pa investimet e tij.
Ne kete pik jam skeptik,tek ne nuk eshte kuptuar se investimet ne futboll,mund te sjellin shume here me shume fitime, se deget e industrise minerare,ku mashtruesit kane zhvatur dhe kane mashtruar.
Duhet te kemi nje kombetare per te qene me te forte,ashtu sic kemi nje flamur KUQ E ZI !Eshte nje realitet i pa mohushem nga askush !Por c’far po behet per Stadiumin se lame kokrren e nomit ore !
armando duka i trembet nje konkurimi per kreun e federates nga shqiptar te kosoves prandaj i ben keto “lodra”kombetarja eshte FLAMUR dhe ai i perket te gjitheve qe flasin shqip kudo ne bote.ne te bashkuar dhe jemi ne vend te fundit , po te ndahemi….?
A Duka nuk I trembet askujt se I ka mbeshtetur dhe I ka ne thes te gjithe votuesit per kreun e FSHF,fatkeqesisht
IDIOTËSIRA, IDIOTIZMA, GOMARLLËQE
NJÊ KOMB – NJË KOMBËTARE
Sa idiotë, bëjmë lojën e armiqve.
Shqipëria dhe shqiptarët janë të zotit.
Kombi kosovar është fabrikat.