Arsen Venger kundër Topit të Artë

2 Dhjetor 2013, 15:49Sport TEMA

Menaxheri i Arsenalit, Arsen Venger, ka kritikuar rëndësinë që po i jepet Topit të Artë dhe thotë se nuk do të dëshironte që këtë çmim ta fitonte asnjë futbollist.

Kristiano Ronaldo dhe Frenk Riberi rivalizojnë fituesin e katër viteve të fundit, Lionel Mesi, për çmimin prestigjioz individual për këtë vit, mirëpo francezi është kundër idesë së dhënies së çmimeve individuale në një sport ekipor siç është futbolli.

“Kush dua që ta fitojë këtë vit? Nuk dua që ta fitojë asnjëri. Unë jam kundër çmimeve individuale. Ky është një çmim ndaj një individi, që shkon kundër thelbit të sportit tonë.

Unë luftoj si një i çmendur kundër këtij çmimi që e dëmton futbollin”, ka deklaruar Venger për Telefoot.

 

7 komente në “Arsen Venger kundër Topit të Artë”

  1. D.T. says:

    Jam plotësisht dakord me mendimin e trajnerit. Në fund të fundit, në një ndeshje futbolli luajnë 22 vetë dhe gjithsecili ka rëndësinë e vet.

  2. jani uk says:

    Jam shume dakort me Venger, ekipi eshte me 11lojtare dhe ne qofte se duan te japin
    topin e arte duhet te zgjedhin nje ekip!

  3. alb_man says:

    po mor shoku Wenger , por nga ky cmim varen dhe shume kontrata marketingu ,eshte biznes mo shoku apo e ke harru se ku fle lepri ?

  4. laert says:

    parimisht jam dakort por, cristiano ronaldo vlen sa gjithë ekipi i real madrid, dhe meriton çmim individual, pa CR7 nuk do kishin fituar kamiponatin dhe kupat që kanë fituar,

    kurse bayern po, ka fituar ekipi jo ribery, kshu qe ose jepjani cristianos ose jepjani bayernit

    1. thanas says:

      Laert, me vjen keq, por Reali ne 4 vjet te CR7, ka fituar vetem nje kampionat dhe nje kupe. Dhe do ti kishte fituar gjithsesi, edhe pa Cristianon, sepse ka 11 nga 30 futbollistet me te mire ne bote. Nuk je dakort?

      1. Argita_B says:

        Mund ti kishte fituar, po dhe mund te mos i kishte fituar, kete asnje prej nesh nuk mund ta thote pasi jane vetem hipoteza.
        Nje gje eshte e sigurte, sa shenon Ronaldo prej 4-5 vitesh vetem Messi mund te shenoje. Eshte me te vertete diçka e rralle te shohesh futbollist me statistikat e tij.
        Ka patur plot te tjere qe e kane bere kete ne nje apo dy sezone, Ronaldo qe kur luante te Manchester, jo vetem qe ka ruajtur te njetin ritem efikasiteti, po eshte permirsuar çdo vit.
        Te reali ka shenuar me teper se nje gol ne ndeshje qe prej 4 vjetesh qe luan, as vete Messi nuk e ka kete mesatare qe kur luan te Barca (dhe pse Messi ka me shume sezone qe luan te Barca dhe ka filluar me i ri).
        Po nje gje ka te drejte Wenger, futbolli eshte loje kolektive, dhe te kerkosh me çdo kusht te zgjedhesh me te mirin individualisht zbeh ne te njeten kohe punen e lojtareve te tjere qe sakkrifikohen per ekipin.

  5. argenti says:

    O argita o populli punetor portugez GJENIU MESSI NUK LA REKORD BOTEROR PA THYER PER SA U TAKON GOLAVE TI THUA VETEM MESSI MUND TE SHENOJ SA ronaldua pfff ndryshim I madh te thyesh rekordet boterore me ato te real madrit apo jo keshtu qe mos keput lloqe pa kuptim ik e futi nje pace se te ngroh stomakun jo per gje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje