Legjenda e Mançester Junaited, Pol Skolls, nuk mendon se ish-shoku i ekipit, Rajan Gigs, do të tërhiqet nga futbolli në një të ardhme të afërt.
Mesfushori uellsian të premten festoi ditëlindjen e 40-të, ndërsa ish-futbollisti anglez nuk beson se ai do ta mbyllë karrierën në fund të këtij sezoni.
“Ai gjithmonë thotë se do të luajë derisa mund të jetë kontribues dhe aktualisht nuk ka fakte se kontributi i tij po zbehet.
Jam i sigurt se ai mund të luajë deri kur të mbushë 41, 42, madje edhe 43 vjeç. Derisa dëshiron të luajë, ai do të jetë në gjendje ta bëjë këtë”, ka theksuar Skolls.
Gigs është lojtar i Junaited që nga viti 1990, ndërsa gjatë karrierës, mes të tjerash, ka fituar 13 tituj të Premier Ligës, katër Kupa FA dhe të Ligës, dy titujt të Ligës së Kampionëve dhe dy Kupa të Botës për Klube (duke e përfshirë këtu atë që më herët është quajtur Kupa Interkontinentale).