Kupa Pavarësia shkon për Prishtinën

28 Nëntor 2013, 17:33Sport TEMA

Prishtina është fituesja e edicionit të pestë të “Kupës Pavarësia”. Klubi i kryeqytetit të Kosovës arriti të mundë në finalen e Vlorës ekipin e Flamurtarit, me rezultatin 8-7 nga pika e bardhë. Skuadra kosovare, që vjet ishte mundur në finale nga Shkëndija e Tetovës po nga pika e bardhë, këtë herë arriti të ngrejë lart trofeun për herë të parë, pas sukseseve të mëparshme të Flamurtarit, Renovës, Hysit dhe Shkëndijës. Gjithsesi, kompeticioni u zhvillua jo pa probleme, si pasojë e mungesës së organizimit, pasi tapeti i ri i stadiumit Flamurtari ishte i mbuluar nga uji nga mungesa e sistemit të kullimit të fushës, dhe dy takimet gjysmëfinale u luajtën në qendrën stërvitore të kuqezinjve, në Pyllin e Sodës.

Skuadra vlonjate fitoi 2-0 ndaj ekipit nga Ulqini të Otrantos, ndërsa Prishtina mundi pas goditjes nga pika e bardhë Shkëndijën e Tetovës me rezultatin 4-2. Në finale ndërkohë të dyja skuadrat u prezantuan duke kënduar dhe himnin kombëtar përpara fillimit të sfidës. Përsa i përket ndeshjes, të dyja ekipet u përpoqën të arrinin te goli, sidomos Flamurtari, që pati më shumë iniciativën, por nuk ja doli dot mbanë të gjente rrjetën. Për pasojë, ashtu si vitin e kaluar gjithcka u vendos nga pika e bardhë, ku fitoi me rezultatin 8-7 Prishtina, ku spikati gabimi i dyfishtë i Bishës për Prishtinën, pasi në rastin e parë priti Hysi por gjyqtari e ktheu për lëvizje të portierit, ndërsa herën e dytë, goditi jashtë, ndërsa për Flamurtarin Bregu provoi një lugë, por goditja e tij u prit nga Mushica. Gjithsesi, pas ekzekutimit të 18 penalltive, ishte Thaci që shënoi për Prishtinën duke i dhënë trofeun klubit kosovar, për herë të parë.

2 komente në “Kupa Pavarësia shkon për Prishtinën”

  1. lungo mare says:

    e pse perfaqesoi flamurtari shqiperine dhe jo laci si fitues ne fuqi I kupes se shqiperise?

  2. Vigani says:

    Kosovare,jeni shpirti i kombit.Ju larguat serbin dhe tani meritoni edhe kupen e pavaresise,e cla i dedikohet me te merituarit,luftetarit te devotshem per lirine e trojeve etnike. etnike,Isa Boletinit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje