Ajaks, Milan, Liverpul e Totenhem, në garë për Berishën

27 Nëntor 2013, 17:16Sport TEMA

Ajaks, Milan, Liverpul, Totenhem, Sandërlend, Sëlltik. Këto janë ekipet që kanë shprehur interes për yllin e ri të futbollit sudez, Valmir Berisha.

Interesi i këtyre ekipeve për sulmuesin me origjinë shqiptare është konfirmuar nga vetë sulmuesi gjatë një interviste për Aftonbladet.

“Klubet që kanë shfaqur me shumë interes për muaj janë  Ajaks, Milan, Liverpul, Totenhem, Sandërlend dhe Sëlltik. Kam oferta ngado, nga Italia, Gjermania, Anglia, Spanja, Rusia dhe Holanda. Kam shumë opsione, por dua të shkoj në një klub që ka nevojë për një sulmues si unë, në mënyrë që të shpreh gjithë potencialin tim”, ka thënë Berisha.

Sulmuesi ka shkëlqyer në Kombëtaren U 17 të Suedisë, çka ka kthyer vëmendjen e gjithë klubeve të rëndësishme të Europës ndaj tij.

Berisha aktualisht luan për Suedinë, por e ka lënë të hapur edhe një mundësi për të luajtur për kombëtaren shqiptare.

Në Suedi ai konsiderohet si “Ibrahimoviç” i ri, duke parë karakteristikat e ngjashme fizike të tij me sulmuesin e PSG.

 

2 komente në “Ajaks, Milan, Liverpul e Totenhem, në garë për Berishën”

  1. bracja says:

    ore akoma me keta ju ,qe vetem emrin e kane shqiptar?????!!!!

  2. bruno says:

    OOOOOOOO FEDERATAAAAAAAA?PO çFAR PRISNI MER ZOT, NJE LOJTAR KLASI QE KA DESHIR TE LUAJ PER SHQIPRIN,VRAP DEBIAZI, MOS FLI GJUM,KTA QE E DUAN FANELLEN TON NA DUHEN,ç FAR PRISNI KONTAKTONI ME kte TALENT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje