Gjuajti penalltinë pa leje, gjermanët pezullojnë Kapllanin

26 Nëntor 2013, 14:39Sport TEMA

Edmond Kapllani pezullohet nga klubi i FSV Frankfurtit deri në fundin e këtij viti. Goditja pa leje e penalltisë dhe debatet me kapitenin e skuadrës Bjorn Shlike në ndeshjen e fundit i kanë prishur punë sulmuesit shqiptar. Sipas asaj që raportojnë mediat gjermane, Kapllani nuk ka pranuar sugjerimin e kapitenit Shlike në minutën e 90-të, kur ky i fundit i kërkoi që ta godiste penalltinë mesfushori Epshtein. Kapllani e fitoi vetë 11- metërshin dhe më pas mori topin për ta goditur, por hasi në kundërshtimin e kapitenit, raporton “Panorama Sport”. Gjithsesi, sulmuesi durrsak e ktheu në gol goditjen nga pika e bardhë, duke vulosur fitoren 4-1 të Frankfurtit në transfertë dhe u rikonfirmuar si shënuesi më i mirë i skuadrës së tij në 15 ndeshjet e deritanishme.

Masa Vendimin për pezullimin e Kapllanit e ka konfirmuar dje për mediat gjermane drejtori sportiv i Frankfurtit, Uve Stover. “Ishte një gjest i pafalshëm dhe i panevojshëm në atë situatë. Ai moment nuk kishte pse të ndodhte. Kjo është shqetësuese për ne. Kapllani është pezulluar për thyerje të disiplinës deri në ndeshjet e mbetura për këtë vit. Lojtari ka përgjegjësi për situatën që ndodhi dhe ndaj tij kemi marrë edhe sanksione, në bazë të rregullores së brendshme të klubit”, – ka thënë Stover.

Ecuria Kapllani nuk është aktivizuar si titullar në tri ndeshjet e fundit dhe ndoshta kjo situatë ka nervozuar disi durrsakun. Sulmuesi konsiderohet si një nga lojtarët më të rëndësishëm për FSV Frankfurtit dhe gjatë këtij kampionati ka bërë mirë punën e tij deri më tani, duke shënuar 7 gola në 15 ndeshje. Ai e startoi kampionatin në mënyrën më të mirë, duke realizuar një tripletë ndaj Dinamo Dresdenit në transfertë. Më pas shënoi një dopietë kundër Ezgebirge Aue dhe gjithashtu në përballjet ndaj Paderbornit e së fundmi Energie Kotbusit nga një herë. Tashmë pas pezullimit të klubit, gjasat janë që në janar Kapllani të ndryshojë skuadër. 31-vjeçarit i skadon kontrata me Frankfurtin në fundin e këtij sezoni dhe “divorci” duket i pashmangshëm. Në një skuadër me sulmuesin aktivizohet edhe mesfushori Odise Roshi, i cili gjithashtu në ndeshjet e fundit nuk ka qenë titullar.

2 komente në “Gjuajti penalltinë pa leje, gjermanët pezullojnë Kapllanin”

  1. Genti says:

    Hahahahaha e pamundur por e vertete… Po tha heqin Balotelit ska mban Duma Alegrit.

  2. Kumarxhiu says:

    Topi eshte i imi! Penalltine do ta gjuaj vete!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje