E ardhmja e teknikut të kombëtares italiane, Çezare Prandeli, është ende mister. Ai nuk ka vendosur ende që të rinovojë kontratën e tij me drejtuesit e Federatës Italiane të Futbollit dhe pas Botërorit të Brazilit, Prandeli pritet të largohet nga drejtimi i Italisë.
Prej muajsh Prandeli shihet si pasuesi i Antonio Kontes, në rast se ky i fundit vendos që të largohet nga drejtimi i Juventusit në fund të sezonit.
Por, e ardhmja e Prandelit është lidhur edhe me Milanin, trajneri i të cilit, Masimiliano Alegri, me të gjitha gjasat nuk do ta vazhdojë aventurën e tij tek kuqezinjtë.
Por, vetë Prandeli i ka mohuar këto zëra, duke thënë se nuk do të drejtojë as Juventusin dhe as Milanin.
“Unë tek Juventusi pas Kontes? Absolutisht jo. Të njëjtën gjë mund të them edhe për Milanin”, ka thënë tekniku i kombëtares italiane.
I madhi Prandeli kurre mos thuaj kurre