Kryetari i Federatës së Futbollit të Kroacisë, Davor Shuker, në një intervistë për të përditshmen sportive boshnjake ”Sport Avaz”, ka paralajmëruar zhvillimin e një ndeshje miqësore ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë në kryeqytetin e Kosovës.
“Kroacia do të luajë me Kosovën”, ky është kryetitulli i kopertinës së gazetës ”Sport Avaz”, i cili i referohet një interviste ekskluzive me kreun e futbollit kroat, që do të publikohet nesër.
Kujtojmë se Përfaqësuesja e Kosovës pritet të marrë dritën e gjelbër nga FIFA më 5 dhjetor për zhvillimin e ndeshjeve miqësore ndërkombëtare.
Vendimi i Kroacisë me siguri që do të shkaktojë shumë zemërim tek Serbia, e cila është duke lobuar fuqishëm për të mos lejuar Kosovën të marrë pjesë në veprimtari ndërkombëtare.
Kroacia dhe Serbia kanë një armiqësi të madhe që prej luftës me njëra-tjetrën pas shkatërrimit të ish-Jugosllavisë dhe ndeshja e mundshme miqësore me Kosovën pritet që të shtojë edhe më shumë rivalitetin e tyre.
Ndërkohë, përveç Kroacisë, duket se edhe Gjermania është e gatshme që në një ardhme të afërt të ballafaqohet me Kosovën, gjë të cilën e ka paralajmëruar nënkryetari i DFB-së, Rainer Milkoreit, në një intervistë ekskluzive për Radio Kosovën.
asnje person ne bote nuk e kupton se cfare perfitimi ka Serbie “mesjetare” kur bllokon Kosoven te luaje futboll ne bote.
Ok nese ka kuptim bllokimi politik, bllokimi sportiv eshte gjykim e pune shpellaresh e mesjetaresh te drunjte – eshte si puna e Greqise me kishat dhe mosnjohjen e Kosoves – kaq shume ne do greku e serbi i kemi fqinj prandaj!!!
Ja me ne fund gjerat po ecin ne drejtimin e duhur edhe pse serbia investon me milona euro ne ke drejtim qe ta bllokon Kosoven ne te gjitha fushat por edhe pse shkrin me milona ero per bllokim vjen koha qe me as parat nuk te bejn pune.
I lumt Kroacis qe ben ni gje te till Kroacia gjithmone e ka ndimuar Kosoven ne te gjitha lamit pasi qe kemi ni provoj te perbashkt te hidhur.
Hvala Hrvastka, nga te paktet shtete ballkanike miqesor me shqiptaret! Nese edhe Turqia eshte siç deklaroi Erdogan, nje shtet vella, le te rrezoje bllokaden serbo-ruse duke u ndeshur me kombetaren e Kosoves!