Ibrahimoviç: Botërori pa mua nuk ja vlen të ndiqet

20 Nëntor 2013, 14:15Sport TEMA

Sulmuesi suedez, Zllatan Ibrahimoviç, mendon se Kampionati i ardhshëm Botëror nuk do të ketë shkëlqimin e duhur për shkak të mungesës së tij atje.

Futbollisti i PSG-së nuk mundi ta kualifikojë përfaqësuesen e tij në ‘Brazili 2014’ pavarësisht dy golave që shënoi në përballjen ndaj Portugalisë, sepse Kristiano Ronaldo shënoi katër herë (në të dy ndeshjet).

“Për mua ndoshta ishte përpjekja e fundit për t’u kualifikuar në një Kampionat Botëror me ekipin kombëtar.

Një gjë është e sigurt, Kampionati Botëror nuk ia vlen të shikohet pa mua, prandaj nuk ia vlen pritja për Kupën e Botës.

Urime Portugalisë, pot të dyja skuadrat e merituan pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror”, ka thënë 32-vjeçari.

10 komente në “Ibrahimoviç: Botërori pa mua nuk ja vlen të ndiqet”

  1. xhony says:

    Rrespekte Ibra! E tregove mbreme qe je nje super lojtar packa se ekipi te cilin perfaqson esht me i dobet se ekipi kundershtar.
    Gjithsesi per mua topi i arte esht = 0 perderisa nuk e kan fituar lojtar si Ibra, Del piero apo Iniesta!

  2. komunisti says:

    pa ty o ibre ska per tu ber kampionati a thua se je gjenia e ruzullit

    1. Argita_B says:

      Ibra eshte lojtar i madh, teper profesionist, me talent e puntor po qendron pak me poshte se dyshja Messi et Ronaldo.

  3. Alby says:

    nuk jam dakord qe nuk ja vlen te ndiqet boterori pa te sepse ka plot te tjere per t’u ndjekur por qe do kemi nje YLL me pak pa Ibren kjo eshte e vertete.

  4. The King says:

    I dashuruar me veten ,,,,,

    1. Ben Chicago says:

      thjesht nje pordhac

  5. br8s says:

    IbrahimoVIC! Jo vetem sja vlen por une mendoj qe kampionati mos behet fare,jo vetem tani por edhe pas 4 vjetes(per shkak se nuk do jesh ti mor gjel deti)

  6. robin says:

    ibra:si njeri eshte 0 me xhufke,por si futbollist eshte spetakolar.me golat e tij te shkelqyer meriton nje top te arte karriere.

  7. vlonjati nga vlora says:

    Ky eshte i vetmi lojtar qe nuk do kujtohet nga asnje tifozeri e ekipeve ku ka luajtur,ne cdo skuader qe ka luajtur,kur eshte larguar ska lene me gje pa thene,kot si thone LO ZINGARO (ARIXHIU)…

  8. elinor says:

    Nuk e di pse pata krijuar pershtypjen sikur Ronaldo ishte arrogant se ky shtaza ia merrka ne kthese?! Humbes i keq per te cilin nuk ka per t’i ra ndermend askujt. Futbolli eshte sport skuadre o qafelesh, nuk eshte sport individual. Hahaha, humbje e madhe pse ne Kupen e Botes nuk do marre pjese nje lojtar qe s’ka qene asnjehere ne te! Mos u shqeteso aspak o kokevic se ia dalim edhe pa ty!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje