Ish-trajneri i Bajern Mynih, Feliks Magat, mendon se ekipi bavarez duhet të largohet nga Bundesliga. Sipas tij, Bajerni po e shkatërron kampionatin gjerman, duke qenë se fiton pothuajse gjithmonë dhe është e vështirë që të rivalizohet nga ndonjë ekip tjetër në Gjermani.
Magat thotë se duhet të krijohet një Ligë Europiane, ku Bajerni mund të luante në vend te kampionatit gjerman.
“Bajerni duhet të përjashtohet ata nga kompeticionet në Gjermani. Një Europa League do të ishte më e pranueshme.
Unë e shoh kampionatin gjerman si një kompeticion ku vendi i parë gjithmonë i rezervohet Bajern Mynih. Klubet të cilat luajnë vazhdimisht në Ligën e Kampionëve kanë avantazhe të mëdha”, ka thënë Magat.
Eshte ne rregull ky mo?!
KY KA PJERDHUR NGA MENDJA ….PO MIRE ORE DIL E LUAJ TI ME GRUAN TENDE ,,PO CFARE DO SHIKOJME NE PASTAJ APO DO SHIKOJM SURATIN TUAJ………
Ne NBA ka nje rregull “Salary cap” dhe Evropa duhet te frymezohet per te ruajtur ekuilibrat. Perveç kampionatit anglez, te gjithe kampionatet e tjera jane shnderuar ne duele ndermjet dy klubesh, Barca-Real,Bayern-Dortmund, PSG-Monaco,Porto-Benfica…Magat ka te drejte kur thote se Bayern qe ka nje buxhet vjetor prej 400 milion euro, nuk mund te luaje me nje kategori me ekipe si Mainz qe kane 40 milion euro ne vit buxhetin. Kjo pasi dhe pse Mainz arrin te formoje lojtare, ekip dhe te rivalizoje disa ndeshje ne kampionat, nje vit me pas Bayern i blen lojtaret dhe Mainz i duhen nja 10 vjet te rimari veten. Bayern ka bere thuaje nje monopol kampionatin gjerman, dhe monopolet jane gjithemone te demshme per shoqerine.
Bajerni blen cdo lojtar qe evidentohet si ne Gjermani ashtu edhe jashte saj. Keshtu veprojne edhe klubet e tjera te pasura te Europes. Te vjen per te qeshur kur shtypi sportiv shkruan se : Bajerni,Mancesteri,Barca,Reali etj kane nevoje per perforcime !!!!
Magati ka te drejte !
Ashtu si edhe ne shoqeri: Te pasurit me te pasurit,te varferit me te varferit.