Murinjo: Para çdo ndeshje lexoj Biblën

16 Nëntor 2013, 15:29Sport TEMA

Hoze Murinjo është ndoshta trajneri më unik në historinë e futbollit. Dhe, këtë gjë e pohon edhe vetë portugezi gjatë një interviste të dhënë për revistën japoneze “Sports Graphic Number”.

“Ka vetëm një Murinjo në faqen e kësaj Toke, por problemi është se të gjithë duan të flasin për mua, edhe ata që nuk më njohin”, ka thënë portugezi.

Në rrëfimin e tij interesant, Murinjo ka thënë se para çdo ndeshje lexon Biblën.

“Para ndeshjes, në dhomën time hap Biblën dhe lexoj një kapitull për disa minuta. Më jep gjithmonë një ndjenjë pozitive”, shprehet Murinjo.

Duke folur për marrëdhëniet me lojtarët, ai shprehet se gjithmonë ka qenë i drejtë me ta.

“Një trajner dhe një futbollist mund të jenë miq. Kur u riktheva tek Çelsi fola me Frenk Lampar dhe i thashë se tashmë je 35 vjeç dhe do të luash vetëm nëse je në formë, ndryshe do të ulesh në stol. Lampard më tha se më njihte prej 9 vitesh dhe e dinte se do ja thosha këtë gjë”, thotë portugezi në intervistën e tij.

11 komente në “Murinjo: Para çdo ndeshje lexoj Biblën”

  1. naimi says:

    Cilen Bibel more, kur je çifut, pse genjen njerezit. Ndoshta e lexon Toren apo Talmudin, por jo Biblen.

  2. Zigur Qarri says:

    Thjesht genjen per te mbrojtur veten.
    Nese do te ishe fetar nuk do te kishe aq sukses.Ne Milano erdhe si trajner ne 2008,kurse futbollisti Adriano luante aty qe me 2001.Me ardhjen tende,nga rregullat tuaja te pameshirshme filloi renia Adrianos dhe degradimi i tij si njeri.Ku jan fjalet e shejta “meshire” dhe “falje” qe te ka inspiruar Bibla ty?
    Mashtruesit antike hiqeshin ndermjetes te Zotit per te qene sa me te besueshem per ti dhene te drejte vetes.Kjo faze kaloi dhe nuk pranohet sot ku ka arritur kulmin egoizmi,kur sescili ndjehet profet ne vetvete.
    Mashtruesit moderne te bejn paraprite dhe fshihen mbas librave fetare.Kjo esht forma me e rrafinuar e mashtrimit,dopjo hipokrizi.
    Edhe kjo esht nje faze,nje cikel dale boje.

    1. Argita_B says:

      Ah, pse doli qe e ka fajin Murinjo pse Adriano dilte per nate diskotekave me femra, pinte alkool dhe nuk stervitej!!!

      1. Zigur Qarri says:

        Si trajner(biznesmen)jo,si besimtar,dashamir,lexues i Bibles po.

      2. Argita_B says:

        Nga mbi 150 lojtare qe ka drejtuar Murinjo, mnd te kete 4-5 qe kane ngelur te pa kenaqur me te. Nese Murinjo do te sillej ne menyre jo te drejte me lojtaret qe ka drejtuar nuk mendoj se sot do te kishte kaq ak lojtare qe te kritikonin e aq shume qe flasin me admirim e respekt.

        1. Zigur Qarri says:

          Jam dakord qe Maurinjo esht nje nga me te suksesshmit,por ajo qe mua me ben pershtypje esht shperdorimi,fshehja mbas librave fetare.Ai qe beson nuk ka nevoje ta tregoje vend e pa vend,ndryshe ben militantin ose esht i pasigurt ne ate qe beson.Bie pak ere kjo,sikur kerkon te laje veten per ndonje “mekat”.
          Kjo ndodh kur nuk bind me moralin qe ke,nuk je i besueshem,ose diku dikur ndihesh fajtor,por nuk ke kurajon qe ta pranosh.
          Ke vene re gangsterat,mbasi i kan mbushur xhepat plot ndryshojn sjellje,biles japin shuma te medha edhe per komunitetet fetare!
          Personalite te artit dhe sporteve nuk duhet ti deklarojn publikisht
          preferencat fetare dhe politike.

    2. tani says:

      Sa llafazan qeke no. Do can kernacka she ndonje pe korce she nuk do pushoni we llafosuri bre

  3. england says:

    E kam thene perhere se ky njeri di te bej lajm!ngaqe ka shume kundershtare por njekohesisht dhe perkrahes,ne lajmin e rradhes kur Mou te shkoje ne hale,ndonjeri ketu mund te komentoje se si e beri te holle apo te trashe.

  4. Cerriku says:

    Ter jeten karagjoz do ngelesh ti o legen nuk behesh njeri sa do i pasur te jesh

  5. jordanka says:

    Lexon bileben,qenka trap fare….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje