Armët kimike përfshijnë edhe sportin, Elbasani kërcënon me braktisjen e kampionatit

14 Nëntor 2013, 13:50Sport TEMA

Çështja e sjelljes së armëve kimike në Shqipëri është shndërruar prej disa ditësh në temën më të diskutuar në vendin tonë. Një çështje në të cilën janë përfshirë jo vetëm drejtuesit më të lartë të vendit, por thuajse të gjithë qytetarët. Përveç reagimit të ashpër në rrjetet sociale në internet dhe kërkesës që shprehin njerëzit për të ndaluar armët kimike të Sirisë që të vijnë në Shqipëri, gjatë këtyre ditëve ka pasur edhe protesta të shumta si në Tiranë, ashtu edhe në qytetet të tjera. Një prej atyre qyteteve ku është protestuar shumë është edhe Elbasani. Duke qenë se aty ndodhet Uzina e Mjekësit dhe është përfolur se do të jetë një prej bazave ku do të depozitohen dhe ndoshta edhe çmontohen armët kimike, reagimi ka qenë i ashpër.

Kërcënimi

Në një situatë të tillë ku kjo çështje është bërë më e diskutuara dhe e debatuara në çdo ambient, dje në të është përfshirë edhe futbolli. Duke qenë se Elbasani është një prej atyre qyteteve që rrezikon më shumë, reagimi i djeshëm i presidentit të skuadrës verdheblu, Arben Laze, ka qenë i ashpër, raporton “Panorama Sport”.

“Përshëndetje! Në emër të KF Elbasanit, në emër të stafit drejtues e të gjithëve dhe në emrin tim personal mund të them se jemi absolutisht kundër asgjësimit të armëve kimike në qytetin tonë. Ne do të protestojmë ashpër kundër këtij fenomeni me të gjitha mënyrat, deri edhe në bojkot të kampionatit”, shkruan në statusin e tij në Facebook presidenti i Elbasanit, Laze. Reagimi pas këtij statusi ka qenë i menjëhershëm dhe kreu i klubit është mbështetur në këtë iniciativë nga shumë njerëz dhe tifozë të skuadrës. Aktualisht, verdheblutë renditen në vendin e parë të Kategorisë së Parë dhe janë shumë pranë rikthimit në Superiore pas tri sezonesh mungesë, por në një situatë të tillë, drejtuesit e klubit janë shumë të shqetësuar dhe ecuria e ekipit kalon në plan të dytë. Ky është reagimi i parë nga komuniteti i futbollit në lidhje me çështjen më të diskutueshme gjatë ditëve të fundit në Shqipëri.

5 komente në “Armët kimike përfshijnë edhe sportin, Elbasani kërcënon me braktisjen e kampionatit”

    1. armand says:

      Kane te drejte.Ne ate zone eshte vetem e drejta e KURUM-it per te ndotur ambientin.

  1. Hajdari says:

    Po ku kane qene gjithe keto bythe qira,ka 20 vite qe Saliu ka prure lloj lloj toksikesh dhe pa kontrollin e shteteve te medha,cfare populli jemi ne xanem.

  2. Laze me duket po boshatiset xhepi tend dhe nuk ke siguri per trajtimin e ekipit ne te ardhmen dhe tani gjete sebep per te dale nga situata. Nuk eshte vendim i drejte, ti mund te besh cfaredo, por terheqjen nga kampionati nuk mund ta besh, sepse e paguan rende ti dhe gjithe sorollopi tend.

  3. tani says:

    o hajdar o koqe e ke te shkruajtur ne ball

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje