Trajneri i kombëtares gjermane, Joakim Lëv, ka thënë se miqësorja e së premtes kundër Italisë, do të tregojë nivelin e Gjermanisë, në prag të Botërorit të Brazilit.
Ai ka thënë se Italia është pretendente bashkë me Gjermaninë për fitimin e këtij kompeticioni, pavarësisht se nuk konsiderohet si një prej pretendentëve kryesorë.
Lëv thotë se Italia është një kundërshtar që të gënjen në pamje të parë, por në fakt, sipas tij, është një ujk i veshur si qengj.
“Nuk ka rivalë më të mirë se Italia për miqësoren e nëntorit. Italia është si një ujk i veshur si qengj, pasi ju kurrë nuk e dini se çfarë mund të pritni nga kjo skuadër.
Ata mund ta përshtatin lojën e tyre si asnjë skuadër tjetër në botë, ata janë iluzionistë”, ka thënë Lëv.
Italia konsiderohet si një mace e zezë për Gjermaninë, duke qenë se arrin të fitojë gjithmonë kundër gjermanëve, edhe atëherë kur nuk është në formën e saj më të mirë.
KJO ESHTE E VERTETE ITALIA I KA DHENE GJITHMONE DRU KRUCIFIKSEVE
Kete radhe,sado te vishet,edhe si tiger,Ju jeni fitimtare,per kete jam gati te ve bast me kedo.
Ne Brazil ka vetem nje emer kampioni:
Deutschland
gjermania ska cfare i ben tradites, dhe po te fitoje kete miqesore prape po i ra me italine ne boteror ,,,do haje rroten e balotelit,,,
Do me behet qejfi qe ne Brazil te fitoje nje ekip evropian,por me duket nje mision i pamundur.Ai kampionat ka vetem nje fitues dhe ai eshte Brazili.Nuk jam tifoz brazilian por holandez.
Nje vleresim fantastik. Italianet jane gati te bejne 10 ndeshje te dobeta me te vetmin qellim, per te fshehur mundesite per ate per te cilen seriozisht jane te interesuar.