Disa thonë se basketbolli nuk është një sport i rrezikshëm.
Adhuruesit e këtij sporti mezi presin që idhujt e tyre të bëjnë zhytje duke u kapur tek koshi, ose ndryshe ‘slam dunk’.
Por kjo video tregon se diçka e tillë mund të jetë shumë e rrezikshme.
Basketbollisti i Harlem Globetrotter, William ‘Bull’ Bullard shpëtoi për pak kur e gjithë shtylla e koshit i ra sipër gjatë një ndeshje në Honduras.
Basketbollisti 29- vjeçar u godit në kokë, por për fat pa ndonjë dëmtim të rëndë.
Ekipi është në një turne në Amerikën Qendrore./ep