Vajushi e Gjasula çmendin Bullgarinë, i dhurojnë Liteksit fitore “Made in Albania”

9 Nëntor 2013, 16:03Sport TEMA

Armando Vajushi e Jurgen Gjasula kane qenë sërish protagonist të fitores së thellë të Liteksit. Dyshja shqiptare e ka udhëhequr Liteksin drejt triumfit 6-2 në fushën e Pirinit.

Më pas “skena’ ju la mesfushorit tiranas, Jurgen Gjasula, i cili shënoi në minutën e 36-të të takimit për rezultatin 3:0, duke i dërguar skuadrat në pushim me epërsi të thellë.

Me fillimin e pjesës së dytë, një krosim nga ana e Gjasulës dhe më së miri gjendet Slavchev që realizon golin e katër për Liteksin në minutën e 49-të.

Luhej minuta e 62-të kur mysafirët arritën të shënojne golin e nderit, por kur pritej që mysafiret “të zbusnin” humbjen,   sërish skena është për Gjasulen, i cili realizon nga penalltia në minutën e 74-të, që shënon golin e pestë për Liteksin dhe të dytin personal në ndeshje.

Pavarësisht lojerave te mira, dhe golave te shenuara, trajneriitalian Xhani De Biazi nuk e ka parë të udhës ta grumbulloj dyshen shqiptare të Liteksit në ndeshjen miqësore që Shqipëria e zhvillon më 15 nëntor kundër Bjellorusisë.

Vajushi me këto dy gola arrinë në kuotën e shtatë golave të shënuara, ndërsa Gjasula 6 sosh.

1 komente në “Vajushi e Gjasula çmendin Bullgarinë, i dhurojnë Liteksit fitore “Made in Albania””

  1. aldo says:

    goli i pare i Vajushit me i bukur se i Del Pieros dhe i Pogbase ne ndeshjen me napolin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje