Etrit Berisha, super vlerësim pas debutimit. Së shpejti mund të jetë titullar tek Lacio

8 Nëntor 2013, 12:11Sport TEMA

Portieri i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, ka debutuar ditën e djeshme me Lacion, në ndeshjen e Kupës UEFA kundër Apollon Limasol.

Berisha, së bashku me sulmuesin Serxhio Flokari, që shënoi dy golat e fitores, është vlerësuar si lojtari më i mirë i ndeshjes.

Flokari ka marrë notën 7.5, ndërkohë që Berisha mori notën 7.

Pra, një vlerësim shumë i lartë për portierin tonë, që në minutën e ’69 të ndeshjes bëri një mrekulli, duke shpëtuar Lacion nga një gol i sigurtë, që do t’i hiqte fitoren dhe do të rrezikonte kualifikimin për më tej.

Sportmediaset shkruan se Berisha ka luajtur si një kampion i vërtetë.

Ai është vlerësuar edhe nga ana e trajnerit Vladimir Petkoviç.

Ndërkohë, për Berishën vijnë lajme të mira edhe nga merkato, duke qenë se portieri titullar i Lacios, Frederiko Marketi, është nën vëzhgim nga ekipet kryesore të Premier Ligës, duke përfshirë Mançester Sitin, Arsenalin, Totenhem, por edhe Barcelonën.

Me largimin e Marketit do të hapej rruga që Etrit Berisha të zinte vendin e titullarit.

Ndërkohë, paraqitja e shqiptarit tjetër të Lacios, kapitenit të kombëtares sonë, ka qenë e dobët.

Ai është përgjegjës për golin e vetëm të Apollon, pasi ua pasoi gabimisht topin kundërshtarëve.

 

4 komente në “Etrit Berisha, super vlerësim pas debutimit. Së shpejti mund të jetë titullar tek Lacio”

  1. Jorgo/Gjirokaster says:

    Berisha edhe me shume se kaq ka per te care.Eshte me te vertete portier I madh.
    Canen do ta duam perhere si patriot I vertet qe eshte ,por ka disa vite qe si sportist le per te deshiruar(mendimi im)

    1. ledi says:

      shume dakord. ka shume luhatje. ben nji ndeshje te mire, nji ndeshje me gafa.

  2. demokrat says:

    Per Berishen kam shkruajtur ketu e gjashte muaj me pare, ne kampionatin italian pas Bufonit, Berisha do te kete konkurrent vetem veten e tij, nese punon si profesionist dhe nuk kenaqet me ate qe ka arritur.Presim qe djali shqiptar Strakosha te behet edhe ai nje portier edhe me i mire se i ati.

  3. Opsioner says:

    Megjithate Lacio është gati të largoi trainerin dhe drejtorin Tare! Humbjet në kete kampionat kane paralajmëruar stuhinë ! Eshtë zgjedhja e fundit e Tare portieri Berisha të cilit i jepet mundesi të eci perpara dhe ja uroj suksesin !Por vështirë se Lacio ngjitet lart! Ka dobesi ne mbrojtje ku Cana ka renie të theksuar! Berisha një mundesi per të mos u rrezuar dhe Tare!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje