Shqipëri-Bjellorusi do të luhet më 15 nëntor, ora 18:00 (ora jonë lokale) në stadiumin “Akdeniz University Stadium” në Antalia. Lajmi është konfirmuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, e cila ka arritur që ta prenotojë këtë impiant për këtë miqësore. Stadiumi është shtëpia e skuadrës Antaliaspor, e cila militon në ligën e parë turke. Ai është ndër më të rinjtë në Turqi, pasi është hapur vetëm një vit e gjysmë më parë, pra në 2012-ën, dhe ka një kapacitet prej 7.100 vendesh të ulura, ndërsa është projektuar si një stadium multifunksional. Në të zhvillohen edhe gara të atletikës, pasi ka një pistë vrapimi të licencuar edhe nga Federata Ndërkombëtare e Atletikës. Impianti është shumë pranë detit dhe afër me resortin ku do akomodohet skuadra jonë përfaqësuese në Belek. Sipas informacioneve nga Federata Shqiptare e Futbollit, pagesa për zhvillimin e kësaj miqësoreje në këtë impiant do të ndahet përgjysmë mes bjellorusëve dhe federatës sonë, paçka se si skuadër pritëse rezulton të jetë Shqipëria, raporton “Panorama Sport”.
Ndërkohë, ende në dilemë mbetet transmetimi i këtij takimi. Duke qenë se është një miqësore, pra nuk bën pjesë në paketën e të drejtës televizive që ka shitur federata më parë, do duhet që kanale të ndryshme televizive të jenë të interesuara, përkundrejt pagesës që ta japin këtë ndeshje. Në rastin konkret pritet që kjo ndeshje të transmetohet nga paketa me pagesë “Supersport”. Sakaq kujtojmë se, gjatë kohës që në drejtim të Kombëtares ka qenë Xhani De Biazi, nuk janë transmetuar për tifozët shqiptarë vetëm miqësoret e majit 2012: Katar- Shqipëri (1-2), luajtur në Spanjë dhe Shqipëri-Iran (1-0), luajtur në Turqi.
Universitet me stadium si qemal stafa
Moderatori,
Nuk di se cfare ka faqja;
Nuk klikoj dot mbi kategorine (jane inaktive).
Nuk bej dot like,
nuk bej dot tweet.
THX.
po pse nuk luajne ndonje ndeshje ne kosove, por ikin ne turqi.
edhe nji ndeshje miqesore te mos e shofin tifozat e shkret,hajde organizim hajde
Turp skemi stadium ,nje stadium mund te behet vetem me gjysmat e lekeve te qeveritareve apo ato qe e mbajten pushtetin dhe e degjenerun vendin turp te ju vije qe krenohen qe kane bere per shqiperine kur ne nuk kemi nje stadium.
o RAMA po rregullo stadiumin se po lejme nam si komb,mire turqit si miq qe po na ndihmojne,po armiqte qe po tallin bythen me kombin tone,TURP!
Epo a nuk po shkojm drejt europs a?!
Ta harrojmè stadiumin. Berisha katandisi vendin ne njè gjendje ekstremisht tè rèndè. Kemi prioritet shèndetèsinè e shumè gjèra tè tjera… ,ndertimi i stadiumit èshtè nje luks i madh! Kèshtu qè edhe nja 4 vjet kemi pèr tè luajtur nèpèr luadhe…!
Cfare fyerje! Skemi as stadium per kombetaren. Kjo eshte fyerje kombetare. Mos ndertojne parlament te ri sepse per ate qe kemi kane hedhur gjithe ato lek nga xhepat tone. Te bejne nje stadium te ri, pastaj e kane rradhen shkollat e spitalet. Ngelen duke paguar per llukset e parlamentit qe per shperblim na sjell arm kimike.
Se kuptoj, per ca e doni Stadiumin e ri!!! Luni me mire FIFA 14 ne PS3. Besoj se Do ngelemi te gjithe te kenaqur.