Pele ndryshon mendje: Neimar, pesë vite prapa Mesit

5 Nëntor 2013, 15:21Sport TEMA

Legjenda e Brazilit, Pele, thotë se Neimarit i mungon përvoja për të qenë në të njëjtin klas me Lionel Mesin, por thotë se ai tashmë është “një prej lojtarëve më të kompletuar në botë”.

“Ka disa lojtarë të mirë, por zgjedhja për Topin e Artë duhet të bëhet në mes të Mesit dhe Kristiano Ronaldos.

Mendoj se Neimar mund të jetë lojtari më i mirë në botë, por ka lojtarë të cilët janë katër-pesë vite përpara, siç është Mesi.

Nëse Neimar do të bëhet ose jo idhull te Barcelona, është një pyetje që ende nuk mund të ketë përgjigje, por tashmë kam thënë se besoj se Neimar është një prej lojtarëve më të kompletuar në botë

Ai nuk e ka përvojën e Mesit ose Kristiano Ronaldos, por është një prej më të mirëve në Brazil. Megjithatë, tetë muaj në Evropë dhe në Barcelona do të jenë mirë për Brazilin, pasi ai do të ketë më shumë përvojë para Kupës Botërore”, ka deklaruar Pele.

5 komente në “Pele ndryshon mendje: Neimar, pesë vite prapa Mesit”

  1. Banija-01 says:

    Neymar eshte vertet nje lojtar i kompletuar ,dribues i shkelqyer, megjithese krahu i tij eshte i majti,mund te luaj edhe ne qender e ne te djathte ,Sprintier dhe qe starton qe nga metri i pare si Sefedin Braho i “Luftetarit”
    Ka nje gjuajtje te forte nga vendi pa mare force.

    E vetmja ndeshje qe e kame pare te dale ofsajt qe ndeshja me Realin se kerkoi top dhe nuk ju dha.
    Eshte nga lojtaret me inteligjent ne loje.

    Per vitin tjeter ve bast se do mare “Topin e Arte”

  2. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    “BANIJA -01 ” !
    Te vlersoj ne komentin tend dhe krahasimi qe ben me JEVGUN e GJIROKASTRES per mua eshte i denje .
    BRAHO ishte lojtar me inteligjence shume me te larte se te tjeret ne vitet 1971-1984.
    NEYMAR ne shume gjera me kujton RUI COSTEN . GIANCARLO ANTONIONIN ,BRUNO CONTIN ,por NEYMAR ESHTE TEJ MASE VIZIONAR .
    Por epersia e NEYMARIT eshte se megjithese eshte i ri ai eshte KOKE-ULUR ,BUZAGAS dhe i BINDUR .
    Ketu ai do fitoje shume pike sepse ka ardhur me MISION nga BRAZILI qe ti jap BRAZILIT KAMPIONATIN BOTEROR.
    PELE me ne fund u “KTHYE nga KORCA ” dhe po qendron me kembe ne toke .
    Te njejten gje duhet te beje edhe CROIFFY se edhe ai disa here flet percart .

  3. Banija-01 says:

    TOTILA NUMERO UNO (e ke shume te gjate )

    Ke shume te drejte qe vure ne dukje edhe cilesite njerezore te Neymar.
    E shihja edhe ne kampionatin E Brazilit dhe ajo qe thua eshte e vertet se e markonin shume me rende se ne Spanje dhe asnjehere nuk e pash ti kthehej kundershtarit ose ti akerrohej siç bejne shume lojtar.
    E kam shume per zemer. Rastesisht pash nje video ne You Tube ku tregonte sekuenca me driblime dhe me mahniten.
    Gjeta ne Internet programe qe jep direk ndeshje futbolli. sportp2p.com dhe e ndiqja çdo jave.

  4. Alby says:

    Barcelona duhet te tregohet shume e kujdesshme me Neymarin sepse shikoj qe Messi gjuan cdo goditje denimi,Messi nuk zevendesohet edhe kur nuk duket ne fushe Messi cdo gje.Vertet Messi eshte fantastik, por nuk eshte e thene qe cdo gje duhet te vij rotull tij.Neymari tregoi qe eshte ylli i te ardhmes dhe jam i bindur se do behet lojtari me i mire ne bote.Inteligjenca e tij duket qarte kur shikon se eshte i vetmi “Big Name” i cili u akomodua direkt me stilin e Barces.Vlen per te permendur dhe ecuria e tij me Brazilin gje qe nuk e them dot per Messin.E njejta situate ndodh edhe me Realin (rasti Bale),ku Cristiano eshte po aq diktator sa dhe Messi.Tek shikoja Juve-Real, me habiti kur nje goditje denimi ne diagonale per futbollista mengjerash si Bale u ekzekutua nga Cristiano dhe rezultati si 70-80 % e gjuajtjeve te tij te deshtuara….Duhet lene me teper hapsire te tjereve sic ben dhe te tjeret me Messin dhe Cristianon

  5. TOTILA .NUMERO UNO ,,NUMBER ONE !!-i vertete DIREKT PRENOST .- says:

    Po alby , ate po ben edhe TATA qe megjithese nuk e ka per mua pervojen si te GUARDIOLES ,MURINJOS ,ANCELOTIT apo lere per korifejte e tjere italiane apo DEL BOSQUEN ,boll qe TATA po ben CIRKUITIN ( SHPLODHJEN e LOJTAREVE me grafik ne funksion te rendesise se ndeshjeve ),themi qe ai po ben nj epune te mire si fillim .
    Fundi do na tregoje kush eshte TATA apo VILANOVA apo EDHE GUARDIOLA ,per te cilin qysh heret un ekam patur REZERVAT e mia te cilat do ti beje te ditura ne nje kohe ME OPORTUNE ,sepse te njejten semundje qe GUARDIOLA i shfaqte BARCES po te njejtat SIPTOMA po ja injekton dhe GJIGANDIT GJERMAN .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje