Trajneri i Borusia Dortmund, Jurgen Klop, thotë se stili i lojës i Arsenalit, kundërshtari i radhës në Champions League, nuk është për të, pasi atij nuk i pëlqejnë orkestrat me violina dhe në vend të tyre preferon heavy-metal.
“Arsen Venger është vërtet dikush. Më pëlqen. Ai është Sër Arsen Venger. Ai është ‘hello (bën gjest duke shkundur dorën)’. Unë jam ky që jam.
Atij i pëlqen të ketë një ekip që zotëron topin, të luajë futboll, të pasojë… është si një orkestër (duke bërë me shenjë violinën), por është një këngë e heshtur. Mua më shumë më pëlqen heavy metal. Mua më pëlqen zhurma”, thotë trajneri gjerman për Daily Mail.
“Më pëlqen filozofia e Arsenalit. Më pëlqen ajo, por nuk mund ta drejtoj atë, pasi jam një tip krejt tjetër. Nëse më shikoni mua gjatë ndeshjes, unë festoj kur ne godasim topin dhe ai shkon jashtë. Për t’u kënaqur, ju duhet ta bëni këtë.
Nëse Barcelona e katër viteve të fundit do të ishte ekipi që do të shikoja kur isha katër vjeç kur ata fitonin 5-0, 6-0, do të kisha zgjedhur të luaj tenis.
Nuk është sporti im. Nuk më pëlqen të fitoj me 80 për qind të zotërimit të topit. Më vjen keq, kjo nuk është për mua. Futbolli luftarak, jo futbolli i qetë, është ai që më pëlqen”, ka thënë Klop.
E sakte!njerzit jane te ndare ne kete teme,disa preferojne tik-taken(por ne gjuhen tone une i them cic-mic)ndersa disa te tjere pelqejne futbollin atletik dhe te forte,edhe une bej pjese tek ky futboll,sic e ka quajtur me te drejte Klop”heavy metal”.Futbolli ka nevoje per nerv te bertitura,per ulerima per ndjesi,jo fjala qe bie per ish trajnerin e Barces,qe edhe kur behej gol vetem perplaste duart,a thua se ishte ne ndonje opera.
–ky eshte tipik i shkolles gjermane , i futbollit racional atletik , ku synimi eshte porta dhe ajo te goditet ne cdo distance e pozicion —fatkeqesisht edhe gjermanet e anglezet po i largohen kesaj shkolle — KLOP duhet te jete trajneri kombetares , se nuk ka justifikim , sote gjermania ka nje brez te shkelqyer futbollistesh dhe nuk ka fituar asgje dhe arsyea eshte se ka hequr dore nga menyra gjermane e te luajturit futbool
me vjen keq per humbjen Dortmundit.se verte eshte nje ekip qe loz shum bukur.por jam i kenaqur me fitoren e Arsenalit.